Gafat me tekstet nuk kanë të sosur: Kosova fshihet nga harta, Australia ngatërrohet me Austrinë

anazapta

Nuk kanë të sosur gafat në tekstet mësimore. Skandali i radhës raportohet në tekstet Gjuhës-shqipe, për klasat e dyta, botimi i vitit 2011-2013, ku në një hartë që u paraqitet fëmijëve, nuk ekziston fare shteti i Kosovës, ndërsa në vend të Austrisë shënohet Australia. Konkretisht bëhet fjalë për tekstin “Gjuha shqipe 2”, të shtëpisë botuese “Morava”, në të cilën konstatohet problematike përmbajtja e një faqeje që ka për ilustrim një hartë pjesore të Evropës (Ballkani dhe pjesa rrethuese e tij), ku në hartë nuk figuron shteti i Kosovës dhe emri i shtetit të Austrisë është shkruar Australi.

Situatë kjo e papranueshme. Autoritetet e arsimit kanë sqaruar gjatë ditës së djeshme se për tirazhin e librave të shtypur për këtë vit është korrigjuar kjo gafë, e cila është prezente në tekstet e shtypura në tre vitet e mëparshme, duke filluar prej vitit të miratimit si tekst në 2011. Sipas burimeve zyrtare në dikasterin e arsimit, tirazhi i shtypur në vitin 2014-të, është i korrigjuar. “Kjo pasqyrohet në faqen 83-të të ekzemplarëve.

Harta e përdorur është me shkallë zvogëlimi më të vogël dhe duket qartë, me kufij dhe me shkrim, shteti i Kosovës. Njëkohësisht, në këtë hartë nuk figuron shteti i Austrisë. Këto dëshmi librash e tekstesh të miratuara nga “Komisioni për Miratimin e Teksteve Shkollore” pranë Ministrisë së arsimit në vitin 2011-të, si dhe gjetjet e deritanishme nga MAS, përforcojnë dhe më shumë pozicionin se alterteksti ishte një dështim. Në këtë kuadër po zbatohet e gjithë reforma e nevojshme për tekstet shkollore.

Megjithatë, probleme të shumta sa i takon përmbajtjes janë vërejtur edhe në tekstet e tjera mësimore të përdorura gjatë vitit shkollor. Përballë kësaj problematike, krahas tërheqjes së një sërë teksteve mësimore nga qarkullimi, një komision ekspertësh do të rishikojë nga e para përmbajtjen e librave shkollorë, përdorimi i të cilëve do të vihet në funksion, duke nisur nga viti i ardhshëm shkollor.

Gjuha Shqipe 2 (krahasime) (2)3Pjesa dërrmuese e teksteve që janë të lidhur thelbësisht me Shqipërinë, do hartohen nga autorë shqiptarë, siç është gjuha, letërsia, historia e Shqipërisë, apo gjeografia. Ndërkohë që për pjesën tjetër të lëndëve, po shihet mundësia që të përshtatet me tekstet tona, korniza kurrikulare e teksteve ndërkombëtare, të cilat janë hartuar nga nga shtëpitë më të mira në Evropë dhe që kanë rezultuar që japin dijen në mënyrë më të mirë të mundshme.

Pra për tekste të tjera do të shihet mundësia e përkthimit të tyre dhe përshtatja në shqip për nxënësit shqiptarë. “Që prej shtatorit të vitit 2013-të, MAS ndërmori një proces të gjerë konsultimesh me përfaqësues të shoqërisë civile, Avokatin e Popullit, mësues, Akademinë e Shkencave, median dhe aktorë të tjerë të fushës për të diskutuar rreth problematikave të teksteve shkollore.

Reflektimet e mbledhura nga ky proces ju përcollën nga MAS të gjitha shtëpive botuese, të cilat pasi bënë korrigjimet finale të teksteve konstatuan 120 tekste shkollor me probleme të cilat u hoqën nga katalogu. Pjesë e korrigjimeve për katalogun ishte edhe ky tekst, ku nga Ministria e Arsimit dhe Sportit iu kërkua shtëpisë botuese “Morava”, korrigjimi dhe zëvendësimi i tekstit me probleme pa pagesë nga ana e nxënësit. Kjo edhe për rastet kur libri është i ripërdorur”, bëjnë me dije burimet zyrtare në Ministrinë e Arsimit.

Denoncimi i gabimeve

Ndërkohë,autoritetet e arsimit theksojnë se kanë krijuar edhe një adresë të posaçme elektronike: [email protected] ku ftohen të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit të dërgojnë foto të teksteve me probleme në përmbajtje të së cilës të jenë të shënuara dhe titulli i tekstit, emri i autorit dhe numri i faqes së tekstit ku konstatohen këto probleme. Secili prej këtyre rasteve do të ndiqet nga komisioni i ekspertëve në MAS.

                       

 

Share This Article
15 Comments
  • për shkak të një arsimi të pafokusuar në prioritete, janë cenuar akoma dhe më tepër ekuilibrat socialë, etj.
    Por është rasti të kujtohen dhe dy prej bëmave të PD-së në Arsim: përfshirja e emrit të Jozefina Topallit në tekstet shkollore, si dhe transferimi i gjuhës egërshane politike në oborre shkollash. Sikur gjithçka të kishte shkuar vaj në Arsim në 8 vitet e (ç)qeverisjes së PD-së, do mjaftonte ky fakt që opozita e sotme ta ndjente njëfarë droje për të folur mbi këtë lëmë të bërë lëmsh, si kudo e në çdo aspekt tjetër të jetës sociale.

    U bë mëse e zakonshme që përballë nxënësve të shkollave, qytet apo fshat, të këtij apo të atij niveli, të linçohej opozita e kreu i saj, fenomen i krahasueshëm vetëm më epshin hoxhist nën komunizëm për të demaskuar armiqtë e kllasës. Ishte një pedofilizëm politik që ia hoqi atë aureolë krenarie e fisnikërie Arsimit, Shkollës si institucion edukimi e Arsimtarit si personalitet.
    Ja pra, kjo ishte reforma e famshme!

    • Ore dikur kam lexuar qe ne librat shkollor mesohej sa e mire ishte Jozewfina Topalli.
      a eshte akoma?
      se edhe keshtu nuk vazhdohet, me keq se koha e Enverit: Hiq partizanet e ve Jozefinen

  • Dakord po aty ke shkolla e Enverit kujdes një çikë,lali. Arsimi i asaj kohe ka qenë shumë serioz, dhe dihet fort mirë se shkollat e lindjes ishin më të mira se ato të perëndimit, ndoshta i vetmi prioritet i vendeve të lindjes.Ndaj matu mirë kur të flasësh për shkollën e para viteve 90,lol!

  • shifni se ka edhe pedofili neper tekste.
    po na shkaterrojne femijet per nje grusht paresh qe marrin nga lloj lloj qelbesirash

    • po e shkaterrojne arsimin publik njesoj sic shkaterruan spitalet publike qe te fitojne shkollat dhe spitalet private.
      me sakte qe te rrjepin popullin
      degradimi i teksteve eshte i qellimte

  • Shiheni kur te dale Saliu dhe te thote qe pse nuk rregullojne tekstet keta te Rilindjes 🙂
    Ky qe e beri arsmin sude piramide (bashke me salat e tjere)

    • Tekstet jane akoma ato te kohes se Pollos e Saliut

      Me sa di une, I Ndjeri Stefanaq Pollo ka nderruar jete kur i erdhi Ora, jo prej dores se te birit! Pra jo vetem kuqsit vrasin, Te Kuqte po, komunistet nuk falin as baben…

      Por komentues te tille, qe vetem urrejne joshen prej autorit te tekstit qe kerkon te shitet si shkrim gazete.

      “…ish-ministri Arsimit Genc Pollo, tha me gojën plot por kokën bosh, se qeveria e tij…”, keshte lexuam prej EH.

      Po te ishte shoku Enver Hoxha ne ndonje plenium se fundi, do ta besonim dhe , c’te benim, do t’ja benim kabull, por EH i DITA-s eshte i sotem.

      Per Genc Pollon politikan apo ish minister, apo kandidat per Kryetar PD-se, mund te thuash cfardo, dhe ne te vertete ka aq shume per t’ja thene,
      Por EH duhet ta mase fjalen, duhet te gjej fjalen per ta ndeshkuar objektin me fakte e logjike, jo me anatema te tilla naive, qe cenojne edhe paraqitjen zyrtare te kesaj gazete qe perpiqet te ofroj beteje te drejte per realitetet qe ekzistojne.

  • për herë të parë në 23 vite tranzicion, u fol për një përqindje të lartë të analfabetizmin funksional, një gjë e padëgjuar me pare.

    duhen akoma shume hapa ne arsim perfshire gafat ne tekste qe te stabilizohen gjerat

  • Arsimi nuk ka të bëjë thjesht me rrogën e një arsimtari; ky është vetëm njëri detaj, i rëndësishëm por jo i vetmi. Mund të jetë plotësisht e vërtetë rritja e rrogës, por efektet e diçkaje shihen në finale, që ka të bëjë me rithemelimin e personalitetit të arsimtarit, jo thjesht në shoqëri, por brenda ambienteve të shkollës në rradhë të parë, ku dihet se në ç`derexhe është katandisur raporti mësues-nxënës

  • Zaten te tille njerez si Saliu duheshin per te shkateruar ne themel arsimin ne ngritur me kaq sakrifica.Ashtu si kunder u shkateruanfabrikat,uzunat,ushtria dhe i gjithe aktiviteti ekonomik,nuk kishte si te mos shkaterohet arsimi dhe me KAZME ne dore ja hyne punes .Si skan turp keta njerez.

  • Si ato qe ishin me Bardh Musain ne krye, qe kishte mbledhur kokrrat e hajduteve e te paafteve, si keto qe jane i pershtaten fjales se urte: nga ky stan kete bylmet ke.
    Do ta rregulloje Mirela kultures dhe Lindita e Rilindjes politiken e teksteve… te paafta dhe me asnje merite reale per ate qe kane marre persiper… vetem kultura e arsimi nuk behen me klane e militante politike.

  • Kur vendoset drejtori shkolles nga deputeti,ku dihet se kush jane keta e si jane bere deputete,kjo gjendje do jete ne arsim.Do vendose parukjeren drejtoreshe edhe se nuk ka punuar kurre ne arsim,do vendoset drejtoreshe si ajo e Lushnjes,e si ato ne qarkun e Lezhes,ku hiqi piket te mirit e shtoi injorantit me dekumenta koti dhe ja ky eshte arsimi yne.
    Dhe poshtersia nuk eshte se nuk zbatohet asnje kriter,por dhe kur njoftohet ministrja e arsimit dhe keshilltaret e saj ke nje pergjigje”Vendosi deputeti,ose dua une” JA “RILINDJA” E DEMAGOGJISE,E “MERITOKRACISE”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *