Të mirat dhe të këqijat janë të ndërthurura në jetën e gjithkujt. Për ata të lindurit mes datave 22 qershorit dhe 22 korrikut duket se kjo është edhe më e vërtetë. Dashuri, karrierë, synime të arritura, por dhe shumë stres. Ku duhet të tregoni kujdes? Më poshtë lexoni parashikimin për vitin 2013 për shenjën e Gaforres
E përgjithshme
Përpjekjet dhe mundi juaj i viteve të fundit do t’i japë rezultetate e veta të mira në këtë vit që po vjen. Do të ketë një rritje të përgjithshme në të gjitha fushat e jetës suaj. Suksesi do të vijë si një pako dhurate për kënaqësinë tuaj. Vendosmëria juaj tashmë do të shpërblehet. Do të jenë të mëdha mundësitë që ju t’u tregoni të gjithëve aftësitë dhe inteligjencën tuaj. Shumë prej projekteve tuaja, qofshin ato personale apo profesionale, do të kenë një përfundim të bukur këtë vit. Mos jini nostalgjik për të shkuarën. Në vend të kësaj, jetoni me të tashmen dhe planifikojeni të ardhmen, e cila është e shndritshme si vetë dielli.
Karriera
Do të ketë shumë bisedime gjithashtu. Duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur lidhjet në jetën profesionale këtë vit. Vendosja planetare do të jetë e tillë që do të mund t’u tregoni të gjithëve inteligjencën dhe kreativitetin tuaj.
Frymëzimi do të vijë nga ata që janë rrotull, sidomos prej më të vjetërve në shoqëri. Mos vajtoni për mundësitë e humbura. Në vend të kësaj ecni para me jetën tuaj ashtu siç vjen. Nëse bëhet fjalë për biznes, 2013-a është ideale për të hyrë në çdo lloj marrëveshje bashkëpunuese. Negociatat pritet të përfundojnë me nota pozitive. Kurseni ca kohë për t’u marrë edhe me aktivitete jashtë punës. Këtë vit nuk duhet të bëni kompromise me objektivat tuaj të karrierës.
Dashuria
Ky vit do t’ju ndihmojë që të realizoni ëndrrat tuaja në fushën e ndjenjave. Jini të duruar mjaftueshëm për të pritur kohën e duhur për të filluar. Sigurohuni që t’i jepni lirinë e duhur partnerit/es suaj për të shprehur ndjenjat e veta kundrejt jush. Duket se në këtë periudhë do të jeni një magnet për të tërhequr gjininë e kundërt drejt jush. Një dashuri e vjetër do të vijë krejt papritur në jetën tuaj. Duhet ta ndani mirë mendjen nëse doni të qëndroni me të apo nuk doni të riktheheni. Jini besnikë ndaj partnerit/es suaj. Për ata që janë të vetëm, duket se këtë vit kanë një mundësi të madhe për të takuar partnerë të mirë dhe për ta ndarë mendjen në këtë drejtim.
Financat
Këtë vit financat do të jenë në një nivel mesatar për ju pa pasur shumë për të shpenzuar, por jo dhe aq pak sa për t’u shqetësuar për paratë. Mundohuni të bëni një vlerësim lidhur me sasinë e parave që ju duhen për të pasur një jetë normale, pa shumë shtrëngime dhe pjesën tjetër mund ta kurseni ose mund ta përdorni me punë bamirësie, nëse e ndani mendjen për një gjë të tillë. Shmangni çdo lloj sentimentalizmi që mund t’ju shkaktojë probleme në fushën financiare. Bëni mirë t’i shtrini këmbët sa keni jorganin dhe të kini kujdes nga kurthet gjatë rrugës. Gjithsesi, duket se disa shpenzime të panevojshme nuk do të mund t’i shmangni. Punoni shumë për të arritur financat që doni, por mos bëni shpenzime të panevojshme.
Shëndeti
Stresi i akumuluar përgjatë këtij viti duket se do t’ju lërë të sfilitur në fund. Mbrojeni veten nga kjo gjë duke përdorur sende ose aktivitete antistres. Jini të qetë dhe lëreni paqen që të mbrojë anën tuaj shëndetësore. Një komunikim i padëshiruar mund të bllokojë lidhjet tuaja. Megjithatë, bëni mirë që herë pas here ta shkëpusni veten nga bota e internetit. Ndajeni mendjen për të ulur ca sasinë e të ngrënit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që të hiqni dorë nga ushqimet e nevojshme apo përbërësit e shëndetshëm që ju duhen. Ky vit është viti i duhur që ju të regjistroheni në palestër ose sporte të tjera ku mund të keni aktivitet të mjaftueshëm fizik.
(Nesër shenja e Luanit)
Përgatiti: Arlinda Gjypi