Gaiani: Duam të shikojmë zyrtarë të dënuar për korrupsion

redaktor

Shqipëria duhet të analizojë dhe trajtojë me kujdes të veçantë çështjen e kërkesave të larta për azil në vendet Shengen, kryesisht Gjermaninë, pasi një vend me statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian, nuk mund t’i lejojë vetes të jetë në një pozicion të tillë. Apeli vjen nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, Masimo Gaiani, në një intervistë për Vizion Plus. Diplomati thekson se megjithatë, nuk mendon se Shqipëria rrezikon një rikthim të regjimit të vizave.

“Nuk besoj se per momentin ekziston një rrezik konkret, por sigurisht është një çështje e cila duhet trajtuar me kujdes të veçantë. Shqipërisë i është njohur statusi i vendit kandidat, çka do të thotë respektim i një minimumi rregullash, i një bashkëjetese qytetare, i demokracisë, i të drejtave të njeriut, përndryshe nuk do të ishte njohur ky status. Statusi i vendit kandidat bie ndesh, pra nuk përputhet me kërkesat për azil në masë, sikundër ka ndodhur kohë më parë.”

Gaiani foli edhe për reformën në drejtësi, duke e cilësuar atë si ndërhyrjen më të rëndësishme dhe të domosdoshme që duhet të realizojë qeveria, edhe në bashkëpunim me opozitën, ndërsa duke përmendur shembullin italian ai theksoi se në një sistem gjyqësor funksional dhe të pavarur një klasë e tërë politike mund të asgjësohej. Ai thekson se ende në Shqipëri, nuk kemi zyrtarë të lartë apo funksionarë që dënohen për korrupsion.

Reforma në drejtësi mbetet kryefjalë dhe sfidë kryesore për qeverinë. Së fundmi, edhe ambasadorë të tjerë kanë dërguar një apel për të larguar nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Cila është rruga që duhet të ndjekë Shqipëria për të zbatuar këtë reforme? A mund të merret Italia si shembull?

Massimo Gaiani: Funksionimi i drejtë i sektorit të drejtësisë përbën një prej elementëve thelbësorë në mënyrë që shtetasit të ndiejnë një shtet të barabartë e të afërt me ta, por edhe për funksionimin e klimës së biznesit, pra të aftësisë për të përthithur sa më shumë investime, qofshin këto të huaja apo të investitorëve privatë, e për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi.

Funksionimi i drejtë i sektorit të drejtësisë bazohet në një sërë elementesh, sikurse efikasiteti i drejtësisë, funksionimi i aparatit hetimor, por kemi dhe aspekte të rëndësishme si ajo e bindjes. Pra, nëse dikush ndjen rrezikun e ndalimit apo të përndjekjes, atëherë është e qartë se do të priret të njehsojë veprimtarinë e tij në përputhje me normat dhe ligjet.

Ndoshta ky aspekt ka munguar disi këto vitet e fundit në Shqipëri. Nuk janë regjistruar raste të gjyqtarëve apo të funksionarëve të lartë të shtetit që të kenë përfunduar nën hetim, fakt ky që është vënë në dukje. Sigurisht, dihet se jo të gjithë kanë qenë të përsosur në ushtrimin e veprimtarisë së tyre, padyshim që ka diçka që nuk ka funksionuar mirë. Italia ka një sistem institucional shumë të ngjashëm me atë shqiptar e sigurisht mund të merret si shembull, megjithë kufizimet që ai mbart pasi nuk është imun ndaj mangësive, sikurse kohëzgjatja e proceseve, çka përbën pikën e dobët të sistemit tonë.

Gjithsesi kemi një sektor gjyqësor, një aparat të drejtësisë që ia ka dalë në arritjen e synimeve të tij, pra të japë sinjalet se cilido që gabon nuk mund t’ia hedhë paq, pasi herët a vonë do të kapet, kushdoqoftë ai. Në këtë aspekt, sistemi ynë ka funksionuar duke mos parë në sy askënd. Jo rastësisht, tek ne, në një periudhë të caktuar historike, një klasë e tërë politike u asgjësua, jo thjesht si pasojë e vendimeve politike, por si rezultat i hetimeve gjyqësore.

Pra, tek ne kjo qe e mundur, ndaj dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë, të punojmë bashkë me shqiptarët. Reforma e drejtësisë ka nisur tashmë dhe besoj se është e rëndësishme të vijohet puna paralelisht në dy shina, nga njëra anë të arrihet funksionimi sa më i mirë i sistemit ekzistues dhe nga ana tjetër të rishikohen ato norma, ato struktura që e bëjnë sistemin sa më efikas.

Cili është vlerësimi juaj për zgjedhjet vendore, që u shoqëruan nga debati për dekriminalizimin e munguar dhe mungesën e transparencës për paratë e shpenzuara gjatë fushatës?

Massimo Gaiani: Sigurisht ka qenë një hap në drejtimin e duhur, veçanërisht klima e përgjithshme ka qenë shumë më e mirë se në të shkuarën. Ka patur raste kur kandidatët kanë qenë të hapur, duke pranuar e trajtuar me respektin e duhur kundërshtarin. Në tërësi sistemi funksionoi mirë, megjithatë, sikurse nënvizohet dhe në raportin e OSBE/ODIHR, ka ende një sërë aspektesh që duhen përmirësuar. Besojmë se kemi patur zgjedhje pozitive në tërësi, por me disa aspekte që duhen përmirësuar. Shqipëria duhet të vijojë në këtë rrugëtim të saj të përafrimit me standardet europiane, duke bërë përpjekjet e duhura dhe përsa i përket zgjedhjeve vendore.

Por në fakt edhe këto zgjedhje u zhvilluan pa procesin e dekriminalizimit.

Massimo Gaiani: Nuk ishin as mjetet për ta kryer, pasi legjislacioni nuk e parashikonte këtë lloj qasjeje. Po vijohet puna, kemi dhe vëmendjen e lartë të qeverisë, nga ana jonë, pra nga Italia do të sjellim shembullin e ligjit Severino, i cili imponon një sërë kushtesh përsa i përket mos kandidueshmërisë, ne përdorim termin mos kandidueshmëri e jo dekriminalizim, të cilin e konsideroj disi të shëmtuar. Koncepti i mos kandidueshmërisë qëndron në faktin se duhen përmbushur një sërë parametrash, në mungesë të të cilave një person nuk mund të paraqesë kandidaturën në zgjedhje. Funksioni i nëpunësit publik është një funksion tejet delikat dhe ligji, sikundër ai italian, mund të vendosë disa parametra të caktuara për kryerjen e këtij funksioni e që shkojnë përtej atyre që parashikohen për shtetasit e tjerë. Këto elemente mungonin në legjislacionin shqiptar ndaj dhe po punohet për përfshirjen e tyre në të.

Zgjedhjet kanë shtuar polarizimin politik dhe akuzat mes mazhorancës dhe opozitës. A mund të ecet përpara me reformat thelbësore në këtë klimë?

Massimo Gaiani: Sigurisht ka disa reforma strukturore të cilat duhet të kenë jetëgjatësi ndaj dhe duhet të miratohen në bashkëpunim me opozitën, kjo për një arsye të thjeshtë, pasi me ndërrimin e mazhorancës në pushtet ekziston rreziku që ajo çka është bërë më parë të zhbëhet. E gjitha kjo mbart dhe kosto shumë të larta për të gjithë vendin. Ne e mirëpritëm dhe e vlerësuam mjaft vendimin e fundit të PD për të marrë pjesë në reformën në drejtësi e shpresojmë që të gjenden rregullat e normat e nevojshme në mënyrë që kjo pjesëmarrje të jetë e frytshme. Ne e konsiderojmë si një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur. E kam theksuar dhe herë të tjera, qeveria duhet të qeverisë, opozita duhet të kryeje funksionin e saj, në respekt të ndërsjelltë, por në kuadër të reformave të rëndësishme do të jetë në dobi të vendit nëse arrihet të ketë mirëkuptim e bashkëpunim mes këtyre forcave.

Një shqetësim për disa vende të BE-së, më së shumti Gjermaninë, mbeten kërkesat e larta për azil që vijnë edhe nga Shqipëria. Ne kemi një historik emigracioni masiv, siç ishte ai drejt Italisë me anije në vitet ’90. Cilat mendoni se janë shkaqet e këtyre largimeve dhe a rrezikon Shqipëria një rikthim të regjimit të vizave?

Massimo Gaiani: Nuk besoj se per momentin ekziston një rrezik konkret, por sigurisht është një çështje e cila duhet trajtuar me kujdes të veçantë. Shqipërisë i është njohur statusi i vendit kandidat, çka do të thotë respektim i një minimumi rregullash, i një bashkëjetese qytetare, i demokracisë, i të drejtave të njeriut, përndryshe nuk do të ishte njohur ky status. Statusi i vendit kandidat bie ndesh, pra nuk përputhet me kërkesat për azil në masë, sikundër ka ndodhur kohë më parë. Besoj se shtetasit shqiptarë duhet ta kuptojnë se është një çështje shumë e rëndësishme, pasi e drejta për azil është një e drejtë e shenjtë, e cila i njihet atyre që vërtet kanë nevojë, atyre që përpiqen të largohen, sikurse për fat të keq po ndodh në disa vende, si në Siri apo në vende të tjera ku ka rreziqe konkrete për jetën e njerëzve, përfshi këtu fëmijët, e nuk besoj se kjo ndodh në Shqipëri ku ekzistojnë kushtet e një bashkëjetese qytetare mëse të përshtatshme e në përputhje me standardet europiane, ndaj nuk duhet qe dikush të nxjerrë përfitime personale nga legjislacioni i hartuar për rrethana e kushte të caktuara e për dikë që ka me të vërtetë nevojë, pasi e gjithë kjo është në dëm të të gjithëve. Bindja ime personale, por sigurisht që bëhet fjalë për një fenomen kompleks për të cilin duhen përftuar dhe një sërë të dhënash, është se ka një lloj zinxhiri, se është dikush që shtyn njerëz të caktuar të kërkojnë në çdo sistem shoqëror të vendeve të tjera europiane një trajtim më të favorshëm. E kemi eksperimentuar dhe ne, kur ekzistojnë kushtet më të favorshme dikush përpiqet të përfitojë. Nuk besoj se ekzistojnë nevoja konkrete e reale që të plotësojnë parametrat e parashikuara për të kërkuar azil. Sigurisht ka njerëz që janë goditur nga kriza ekonomike, që kanë vështirësi të jetojnë të përditshmen, por kjo është një çështje tjetër që nuk zgjidhet me kërkesën për azil. Bëhet fjalë për njerëz që kanë nevojë të punojnë dhe është e drejtë që të merren në konsideratë duke krijuar kushtet për zhvillim, vendet e punës që do të zgjidhnin problemin e këtyre njerëzve.

Situata në Greqi po mban në ankth gjithë Eurozonën, por edhe Shqipërinë. Si pritet të ndikojnë këto zhvillime rajonale në investimet italiane në vendin tonë?

Massimo Gaiani: Nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë. Është e dukshme se klima e përgjithshme e situatës ekonomike mbetet gjithnjë një faktor i rëndësishëm. Por, me të vërtetë nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me krizën greke. Ndër të tjera shpresojmë që njoftimet pozitive që kemi marrë të konfirmohen e të mund të arrihet në një stabilizim të borxhit grek; të shohim përpara drejt një Europe më të fortë në gjirin e së cilës rajoni i Ballkanit dhe Shqipëria në veçanti të mund të gjejë në kohë të arsyeshme vendin e saj.

Italia është vendi me numrin më të madh të bizneseve të përfaqësuar në Shqipëri. A janë të kënaqur investitorët italianë me kushtet që kanë gjetur këtu?

Massimo Gaiani: Në tërësi do të thoja që po. Mund të rendisim disa faktorë mjaft konkurrues, sikurse krahu i lirë i punës, afërsia me Italinë, njohja e gjuhës italiane, lidhjet e forta, një komunitet shqiptar në Itali i integruar mjaft mirë. Por krahas këtyre shpresojmë të kenë, përsa i përket procedurave burokratike apo kushteve lidhur me ushtrimin e veprimtarisë së tyre ekonomike, një situatë më të favorshme. Besoj se klima e biznesit, dhe kryesisht rregullat transparente, të barabarta për të gjithë e të qëndrueshme në kohë, përbëjnë një faktor absolutisht kyç për përthithjen e investimeve. E ndaj këtyre kushteve, sipërmarrësit tanë janë tejet të ndjeshëm.

Shkëmbimet tregtare me Italinë janë në nivele shumë të larta. A ka vend për përmirësime të mëtejshme nga ana e qeverisë shqiptare?

Massimo Gaiani: Kuota jonë e përgjithshme e tregtisë me Shqipërinë është shumë e lartë dhe është fryt jo vetëm i preferencave të Shqipërisë për të konsumuar mallra italiane si dhe i palës italiane për të importuar mallra drejt Shqipërisë, por dhe i gjithçkaje ndodh e kryhet si në Itali ashtu dhe në Shqipëri. Ndaj, edhe lëvizjet mes dy vendeve rezultojnë në zërat doganorë dhe në qarkullimin e mallrave. Besoj se ka ende hapësirë për përmirësime. Kemi vërejtur me kënaqësi të madhe se dhe gjatë krizës më të thellë, niveli ynë i shkëmbimeve është rritur, dhe kjo është një e dhënë që shkon kundër rrymës. Besoj se një ndër arsyet ka qënë qarkullimi i lirë i personave, në fuqi prej disa vitesh, që ka vënë në lëvizje një sërë energjish jetësore, duke u mbështetur nga njëra anë në praninë e shqiptarëve në Itali, ndër të tjera me një frymë të lartë sipërmarrjeje. Janë rreth 30 mijë sipërmarrjet e krijuara në Itali nga shqiptarët, ndërkohë që janë të shumta sipërmarrjet italiane në Shqipëri. Një gërshetim ky që gjeneron një sërë shkëmbimesh tregtare e nismash të reja të cilat kanë patur efekte pozitive dhe përsa i përket punësimit në Shqipëri. Mund të them se Italia është absolutisht punëdhënësi më i madh në Shqipëri, përsa i përket krijimit të vendeve të reja të punës, një pjesë e mirë e të cilave janë krijuar këto vitet e fundit.

A është bërë mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?

Massimo Gaiani: Është bërë diçka, po shkohet në drejtimin e duhur, por ka ende shumë për të bërë. Sigurisht dhe këtu vlen parimi i një veprimi të trefishtë parandalimi. Pra, krijimi i strukturave, ku informatizimi është një mjet shumë efikas. Së fundi kemi përuruar një projekt të financuar nga Italia e të vënë në zbatim së bashku me PNUD-in, pra Kombet e Bashkuara, dhe Ministrinë e Inovacionit për të krijuar një qëndër për realizimin e një sërë shërbimesh që shteti i ofron shtetasve, duke ndarë Back office nga Front office. E gjitha kjo na çon drejt rregullave automatike, duke shmangur rrezikun e korrupsionit. Pra kemi aspektin e një funksionimi më të mirë të aparatit burokratik, por dhe aspektin e bindjes, pra duhet të krijohet vetëdija se cilido që nuk respekton ligjet ndalohet e më pas dënohet. Por kemi dhe një aspekt të tretë e pikërisht atë të formimit. Pasi njohja e çështjeve, e mënyrave përmes të cilave realizohen tenderat apo blerjet nga administrata shtetërore, është një tjetër faktor i rëndësishëm. Mendoj se kjo veprimtari e gërshetuar duhet të vihet në zbatim, sikurse një veprimtari më komplekse në luftën ndaj krimit të organizuar që përbën një rrezik për zhvillimin e ekonomisë.

Mungon ajo që cilësohet si një “track rekord” përsa i përket zyrtarëve të lartë të dënuar këtu në Shqipëri.

Massimo Gaiani: Padyshim nuk ka patur shumë shembuj. Besoj se duhet të vijohet në këtë drejtim, duke e vënë sektorin e drejtësisë në kushtet e duhura për t’u përmirësuar më tej, sikurse dhe institucionet e mbikëqyrjes në kushte të tilla që të jenë të afta të ushtrojnë presione e të kryejnë kontrollet e duhura kur hasen shmangie nga udha e drejtë.

Share This Article
16 Comments
  • zoti Masimo Gaiani, ka ardhur dita te tallni lesht ju me donald lute dhe ate hofman helmutin e gjermanise..perderisa toleroni perbindeshin berishoviq

    Pse faktori nderkombetar (aleatet e leshit) po tolerojne dy kriminelet me te medhenj te kombit shqiptar te pandehurit sal berishoviq dhe lul bashic

    Epopeja 25 vjecare e pabesueshme e krimeve te perbindeshit Berishovic & sons

    1-puci shtetit 1991
    2-lufta veri-jug 1997
    3-kater mije te vrare ne 1997
    4-urdheri per sulm kimik 1997
    5-remzi hoxha
    6-fshehja e kumbaros
    7-kosta trebicka
    8-fatmir xhindi
    9-oficeri shikut
    10 gjyqtari konomi
    11-viktimat e gerdecit
    12-protestuesit e 21 janarit
    13-akuzoi PS per vrasje nga mbrapa
    14-manipuloi mjeket e spitalit ushtarak
    15-ktheu k/m ne spital fushor
    16-refuzoi dorzimin e gardisteve
    17-terrorizoi presidentin si horr bulevardi
    18-perdhosi k/prokuroren di lavire
    19-ofendoi k/shikasin si pucist
    20-kercenoi ramen me egzekutim
    21-akuzoi dhe kercenoi 4 gazetare
    23-u fshine filmimet
    24-u ndrruan tytat e armeve
    25-u dekorua burri shtetit
    26-u dekorua ylli ne ngjitje
    27-u menderosen ekpertizat e FBI
    28-u zevendesua presidenti
    29-u zevendesua k/prokurri
    30-u zevendesua k/bashkiaku
    31-u zevendesua k/shiku
    32-u terrorizuan gazetare
    33-u tha se do ja u bej prape si ne 21 janar
    34-liroi vrasesit nga burgu ne shkurt 2012
    35-genocid fisit haklajve
    36-tritol te varezat e haklajve
    37-bulldozer te shtepia e haklajve
    38-vrasja mafjoze e Mirush Matit
    39-thika pas shpine Bujar Kaloshit
    40-vrasja e Aleks Kekes
    41-masakrimi Edi Rames
    42-masakrimi Zamir Dules
    43-masakrimi Bardhok Lales
    44-vrasja Florian Viles
    45-egzekutimi Anton Gjergjit
    46-egzekutimi Vaid.Lames
    47-perndjekja e Zef Brozit
    48-perndjekja e gjen.Luan hoxha
    49-perndjekja e Shinasi Rames
    50-terrorizimi Eduart Sallamit
    51-terrorizimi Arben Dukes
    52-rrahja e Paskal Milos ne Bruksel
    53-burgosjae e A.Frangajt
    54-burgosja e A.Ristanit
    55-vdekja misterioze P.Arbnorit
    56-vdekja misterioze Safet zhulalit
    57-vdekja misterioze Ali Spahia
    58-vdekja misterioze Besnik jacellit
    60-vdekja misterioze Gezim Dibra
    61-egzekutimi ahmet krasniqit
    62-egzekutimi ilir koloshevcit
    63-vdekja misterioze xhavit hana (prokurori gerdecit)
    64-eleminimi misterioz i L.Ihsanit (sekretarja berishes 13 vjet)
    65-vdekja misterioze Bashkim Gazidede
    66-vdekja misterioze Ferit R.Hoti
    67-vdekja misterioze Tani Topit
    68-vdekja misterioze Gramoz Pashkos
    68-Eleminimi Gani Malushit
    69-nxjerrja ne prite e azemhajdarit
    70-vrasja e 10 komisareve te policise
    71-vrasja e mbi 500 policeve ne detyre
    72-ngujimi i 3110 familjeve ose jane gjak
    73-…1800 te vrare me kanun
    74-prishjen e qeverise stabilitetit 91′
    75-fronezimi i janullatusit
    76-aderimi ne konferencen islamike pa referedum
    77-sabotimi i levizjeve per pamvaresi ne kosove
    78-furnizimi me nafte i milloshevicit
    79-vjedhjen e votimeve 96′
    80-rrahja masive e demonstrueve ne sheshin Skenderbej
    81-rrezimin e shtetit dhe vellavrasja ne 97′
    82-grushti i shtetit shtator 98′
    83-impikimi familjarisht i tij ne holokaustin e gerdecit
    84-miratimi i varrezave te ushtareve greke
    85-injorimi total i ceshtjes came
    86-shitja e detit jon
    87-implikimi me ligjin e plehrave
    88-vjedhje e votimeve ne 2009
    89-prishja klasave sportive
    90-prishja e rrjeteve kulluese
    91-tallja me shkollene plepave
    92-masakra e 21 janarit
    93-vjedhja e votimeve 2011
    94-perdhosja e luftes N.CL
    95-glorifikimi i satrapit zog
    96-deklarata qe kemi gjak turku.
    97-Shitja e resurseve strategjike
    98-lidhja me mafiozet e podestes
    99-parlameti i ri
    100-stadiumi i ri
    101-xhamia e re
    102-rruga e Arberit
    103-rrethrrotullimi ne unaze
    104-h/c skavices
    105-h/c devollit
    106-mullinjte e eres ne karaburun
    107-centrale atomike per tu bere superfuqi
    108-hekurudha tirane-pekin
    109-superfuqi arroresh
    110-mbjellja e 10 miljon rrenje ullinj
    111-kalimi borxhit jashtem 66% (falimentim)
    112-mos pagimi 500 miljon investitoreve
    113-demi me “Cez-in” rreth i miljard dollare
    114-Krimi me TEC Vlore mbi 200 miljon dollare
    115-qindra miljone me pronaret e tokave (strasburgu)
    116- mashtrimi i te perndjekurve politike ne pagesa
    117-mashtrimi kriminal me legalizimet
    118-deshtimi i censusit
    119-vjedhja e 300 miljon dolarev te rruga kombit
    120-shitja e hidrocentraleve
    121-shitja mafjoze e armatimeve
    122-shitja e reparteve ushtarake + shqup-in
    123-deshtimi i shitjes albetrolit dhe armos
    124-linja e tramvajit Lulit ne tirane
    125-shqiperia 1-euro
    126-denoncimi i Hysen Shoshorit
    127-enoncimi i Margarira Kostaqit
    128-tjetersimi mafjoz i Shqup-it
    129-tjetersimi mafjoz i ambasades kineze
    130-tjetersimi mafjoz i sh.o. Fier
    131-ri-aprovim i ardhjes milionave ton plehrave
    132-tejkalimi borxhit public mbi 65%
    133-borxhi ndaj biznesit 1 miljard dollare
    134-borxhi stratosphere me Cezin
    135-cmenduria me emrin e bjeshkeve te nemuna.
    136-perdhosja e eshtrave te A.Hajdarit dhe VK.
    137-lejimi i rajersonit ne fushate elektorale 1992
    138-mos hapja e dosjes se sigurimit shtetit
    140-poshtrimi i Jon Withersit
    141-poshtrimi i Arvizuse
    142-loja me LHL
    143-komplloti Sokol Olldashit
    144-loja me lazaratin
    145-helmimi Ferdinant Ponit
    146-pagesa e vrasjes se Santos
    147-teatri qe po luan me Fullanin
    148-uzurpimi bsh
    149-uzurpimi i bankes Santos
    150-“Dasma” per kapjen e nipit enverit
    151-‘Nxjerrja” e kalibruar e videos Metes
    152-Nxjerrja” e kalibruar e kamikazit Doshi
    153-Perdorimi i Dritan Priftit si Video Master Spy
    154-Neni naziskin 24/1 i 1992 (shpartallimi shtetit)
    156-komisjoni varrim –zhvarrimeve
    157-kanibalizmi ne varrezate kombit 3 maj 1992
    158-shkarkimi illegal i maks haxhise 1998
    159-mos kallzimi I krimit te doshit 3 muaj
    160-paisja e familjes & fisit me pashaporta dipllomatike
    161-paisja e 10 terroristev islamike me pashaporte shqiptare 93’
    162-enigma e goditjes dhe vdekjes Agim Shukes
    163-ultimatumi drejtuar Qazim Gjonajt per gjyqin e 2 prillit
    164-presioni mbi Prele martinin per gjyqin e 2 prillit
    165-enigma e arit londres (1993 me rajersonin)
    166-enigma e kaparit te albetrolit 2012 (mbi 85 milon $)
    167-enigma e pallateve nga malajzi a ne laprake
    168-emrimi I gazidedes ne shik (master spy)
    169-takimi sekret me milloshevin (1995)
    170- takimi sekret me gjeneralin Boban te vila nr 4
    171-takim I fshehte me Ivanovicin ne Kras Montana
    172-reabilitimi I kriminelit Gazidede 2005
    173-reabilitimi I kriminelit Agim Shehu 2005
    174-shkaterrimi dhe demtimi I hekurudhave
    175-prishja e hekurudhes milot rreshen klos
    176-zhdukja e stacionit trenit Tirane
    177-ofendimi I NY TIMES leter higjenike
    178-shkon ne USA 1992 me ndihmen e nje big-shefi te Cia-s
    179-skandali Levan-Fier( fari balliu-alpine)
    180-Debimi I Mustafajt para vizites Bushit
    180-ngritja e permendores bushit si bythlepires I tij
    181-skandali nipi berishes ne hotel dajti (koburja e dritanit)
    182-250.000 euro Jean Paul Carteron ilegalisht ne 2006
    183-urdherohet qe kontrata me JPC te mbahet teper secret
    184-skandali kombetar me shkollen greke Omiros ne korce
    185-denimi Top Channel me 13 milion euro
    186-Trafik I madh armesh me Armenine
    187-Skandal dipllomatik me azerbajxhanin per keto arme
    188-digjet policia gjirokastres nga lazaratasit-shtator 2007
    189-i falen Tom Ridges 500.000 $ per 2 seminare (9/2007)
    190-Damir Fazllic ne kasafortat e sigurise kombetare me T.Ridge
    191-shkarkohet prokurori Sallaku per aresye banale si ndonje fshesaxhi
    192-Argita B. fshin biznesin e saj nga regjistri kombetar (shkurt 08’)
    193-pagesa ilegale Vatres-usa per 100 vjetorin (sa fukarenj ne usa)
    194-Spoti turistik n CNN-300 000 $ kater here me shtrejt se normalja
    195-Kapet 1 kg heroine te makina ambasdorit ne Itali , Lesh Kola
    196- Prangoset shoferi A.Selmanllari si drog-diller-mik personal i Xenit Sales
    197-Autobote te qeverise kapen duke ujitur drogen e Lazaratit
    198-Debohet ne shtator 2008 nga shqiperia FMN
    199-Debohet k/hetuesi Shtylla (kishte gerdecin dhe rrugen e kombit ne process)
    200-Skandali plazhi gjeneralit- mbrapa qendron dyshja malltezi-patozi
    201-Super Skandali Jales -del kollovari J.malltezi si mafje e tokave
    202-Skandali ne Porto Romano-Argita –Fazllic
    203-Gold-Argita” i lyp “Zafar Ansarit 3 miljon dollare rushfet
    204-Jamgjarper Malltezi gllabron ish klubin Partizani
    205-Karaosmania e Nishanit gllaberon ish seline e PD
    206-Urdherohet pergjimi ambasadave dhe opozites nga SH.I.U
    207-Transferohen nga zyrtare vendas 1.3 miljard dollare raporton G.F.I.
    208-Shkarkimi I disa gjeneraleve rebele dhe zevendesohen me beadle
    209-Nuk hapen kutite per 2009,dhe digjen fletet e votimit para afatit
    210-Hapen kutite per 2011 dhe ndryshohet rezultati (po mengeperveshuri ?)
    211-Ortakja e Argita B. Flutra Kola blen Croën te Fazllicit 2 miljon $
    212-Gazidede takon Arkanin ne Durres 6/94 me miratim te Berishes per naften
    213-Themelohet kompania Shqiponja me “boss” Tritan Preshin.
    214-Berisha posedon disa zyra perandorake private te pa raportuara..
    215-Argita zoteron vila multi milioneshe te pa justifikuara-lalez etj..
    216-Shkelzeni zoteron vila sheikesh ne garden,farke,mullet .L.A.etj.
    217-Akuza ndaj Hajdarit si spiun i SS dhe organizator i 2 prillit 1992
    218-Ngritja e lapidarit per “spiunin dhe vrasesin “e Shkodres
    219-Dekorata dhe honorari 1,6 miljon dollare per Nicola Arsidin
    220-Trafikimi naftes ‘Virxhin-Kulicaj” fitimi 75 miljon dollare
    221-Blerja e nje super benzi BUNKER-700 miljon leke.
    222- Porosit helikopter superlluksoz VIP ne France (eurocopter)
    223-Porosit nje veprim terrorist me helicopter mbi shtepine e Bamir Topit
    224- Mban gjithmene rrotull nje “polici secrete civilesh ” 50- 100 vetash
    225-Fimohet vila Rames ne 13 shkurt 2013 me helicopter me urdher te SB
    227-Urdherohet ne 97’ nga SB sulmi mbi amb. amerikane ( Izet Haxhia)
    228-Sulmohet me urdher te tij kontigjenti gjerman (ka filmime)
    229-Kurdiset nga SB truku I bombes te Vefa ne 96’ me Anton Gjergjin
    230-Bomba u “kurdis” per te akuzuar “Hakmarrjen per drejtesi”
    231-Largohet FMN se sinjalizoi rrezikun per fajdet 96’
    232-Kercenohet Kristaq Luniku per mos mbylljen e firmave
    233-SB deklaron se VEFA+ Gjalica = dallendyshet e kapitalizmit
    234-SB deklaron ;Parate e shqiptareve ne firma me te pastrat ne bote
    235-kercenohet me jete Izet Haxhia pas intervistave nga Gestapo SB
    236-Akuzohet Xeni Lirijes si drog diller nga Izet haxhia
    237-Miratimi I devijimi I rruges Egnatia nga Durrsi ne Igumenice
    238-Investime serioze ne Tropoje nga qeveria Pedere-afer zeros
    239-Abandonon shtepine ne Vicidol-kthehet haur lopesh e gomeresh
    240-I fal oborrtareve mbi 100 licensa h/centralesh ,miniera e hidrokarburesh
    241-Trafik me Libine –Lul Basha takon Kadafin personalisht “tet a tet”
    242-Lirohen te burgosur vrases per votimet e 2009 me urdher te SB-LB
    243-Menaxhohet direkt nga SB kolumbianizimi-prodhimi droges- 5 miljard $
    244-permbytja e pare e shkodres ndodh 1 here ne 100 vjet (tallje )
    245- permbytja e dyte e shkodres ndodh 1 here ne 1000 vjet (tallje funebre)
    245-Gerdeci I dyte ne Dhemblan Tepelene-maskohen vrasjet dhe krimi qeveritar
    246-Burgosja e Nanos si terrorist per kavanoza receli t ndihmave
    247-KURSE Lul Berisha vjedh gjysem miliardi ne RR.K dhe mbete yll ne ngjitje
    249-SB deponon ilegalisht ne amb.amerikane per 14 shtatorin 1998
    250-Ve mafjozin Hajdin Sejdia keshilltar te pare ekonomik ne qeverine e 1992
    251-Largon Leka Zogun si qen ne 20 nendor 1993
    252-prag skandali armatosur ne hotel dajti me LZ
    253-Nga trajtimi LZ si qen I ngre permendore si karadyzen
    254-SB me keto krime eshte diskretituesi me I madh I USA-s
    255- SB me keto krime eshte djalli I Lugut te zit e tropojes qe po
    ri-ngre Enver Hoxhes lavdine sin je nga Kolloset me te medhenj qe ka nxjerre njerzimi
    kur shikon sot kete popull qe eshte shpefyteruar,kete klase politike antishqiptare,keta ish te perndjekur politike akoma me gaveta neper duar,keta intelektuale te sklerozizuar,keto medium dhe gazetare tevet-censuruar,ate vend qe eshte kthyer ne nje kombinat gjigand prodhimi dhe tranziti droge me vlera kozmike,ku krimi ,droga,prostitucjoni,tradhetia , kurvelliku politik dhe hipokrizia unlimited e nderkombetare automatikisht “pa deshiren” tone e vene Enver Hoxhen Burrin me te madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne nivel me gjergj kastriotin

    • Oh sa kam qesh me piken 239…. Per te tjerat eshte per te vene kujen cfare ky perbindesh mostet I ka bere shqiperise…..

  • Ambasador koti Gaiani, jeni shume te vonuar, per t’i vene ne shina drejtesine qe ben padrejtesi dhe per tr denuar pilitikane dhe zyrtare te larte per korrupsion. Cfare kooruosioni perse nuk flisniqe jane te lire krkriminel si Saliu, Basha vrases I qytetareve ne bukevard, hajdut I kombit be rrugen e kombit, matrapazi i faljes se detit Greqise, kontrobandist armesh si Mediu, Imami e plot bajga te tjere, i prisni e i percillni keta kriminele ne konferenca, ne takime te ndryshme, sic u be me 4 korrik ne ambadaden Amerikane per diten e pamvarsise se USA. QYTETARET Shqiptare i debuan me vote ne 1997, por ju i perkwedhelet keta kriminelet duke i sjelle ne pushtet ne 2005. Sot qe ju flisni keta kriminel dhe grabitqare jane te lire nen mbrojtjen tua, se qytetaret i debuan perseri dy here me nga 1 milion vota, be 2013 dhe tani raze me 21 qershor. Jeni 25 vjet te vonuar mafia ka pushtet ne Sistemin e Drejtesise., komandon ligjevenesit qe bejne ligje ne favor te tyre dhe gjithe qeveria eshte nen komanden e drejtimin e saj, JENI SHUME VONE.

    • KY E KA HALLIN TE MBULOJE PUNET E PISTA TE QEVERRISE SE TIJ ME SHQIPERINE,

      PER NE AS QE NUK I RRUHET FARE.

  • DO TI OR MIK DO, POR KUR TE VJEN INTERESI NUK NGURRON TA TRAJTOSH SHQIPERINE NJESOJ SI RUANDA DHE BURUNDI.

    AJO QE KENI BERE ME KRYEMINISTRIN DHE PROKURORINE E DEGJENERUAR SHQIPETARE PER BECHETTIN ESHTE KRIM QE DENOHET ME BURG.

  • Ah ah ah!
    Sa po i doni,se kemi me bollek!
    Vetem tregohu sa qe te shohim a doni peshq te vegjel a peshq te medhenj! Kemi dyjat!

  • Hajde pra,hapeni dosjet qe keni ju ambasadoret nga pergjimet e juaja,qe te vendosemi kush e meriton ma shume denimin!

  • Jam shumè dakord me ju z.”AI”.çfare mund tè shkruash me teper?Vetèm ju kujtoj juve se me referendum popullor mund te largojmè kriminelin nga kuvendi dhe ta dergojmè ate para gjyqit tè popullit.Ndryshe nga sa vazhdohet edhe nga nderkombetarèt jane broçkulla ne sytè e popullit.Nga nderkombetaret kèrkojmè me kèmbengulje dènimin e krimineleve dhe te tjerat vijne pas.

  • Ikja e njerezeve eshte e inskenuar nga nderkombtaret vete se e perdorin kete si valvule kunder zemerimit te popullates edhe e japin cdo here qe idherimi i popullit mund te çoje vendin ne nje destabilizim…pratique qe e kemi pervuar disa here qofte ne kosove apo ne makedoni a ne shqiperi! Edhe cdo here me nje deshtim se problème e akumuluar prape prodhojne te njetin efekt,o Zoti!
    Mos béni sikur nuk e din kush eshte i korruptuar edhe kur vidéot dallim haptas ne fushe!

  • Nuk pame ndonje reagim te tille nga nderkombetaret ,edhe pse korrupsioni arriti zenithin,ne vitet e qeverisjes se PD-se!Tani qe Saliu i bunkerizoi te tijte,duke kapur dhe mbajtur peng shtetin,amb.italian kerkon te behen mrekullira ! Une e pyes zotin ambasador,pse heshtni,juve dhe krejt komuniteti nderkombetar,kur opozita i ben karshillek,jo vetem qeverise ketu,por krejt BE-se,kur thote se nuk do te beje opozite evropiane dhe nuk do te beje opozite konstruktive.Atehere,si argumetohet thirrja juaj per bashkepunim me opoziten ?! Pse nuk kini guximin te prononcohi per deklarata kaq skandaloze,nga nje opozite ,(ne forme e permbajtje) thellesisht fashiste ?! A kerkoni vertet te ruhet stabiliteti ne vend dhe rajon ?! A nuk eshte ky nje qendrim i hapur hipokrit , qe iu ngjyros ne gri ?! A nuk u kenaqet me ato qe PD-ja beri deri me 1997…? Po ne shtator 1998 ? Po me 21 janar 2011 ? Po me marreveshjen idjote per detin me 2009 ? eee,,,qe s`kane te mbaruar…???

  • @ai….sa kam qesh me piken 239…per pikat e tjerat eshte per te qare me kuje per cfare perbindeshi mostra e vic dollit I ka bere ketij vendi. Sa per kombetaret dava kurvash te ndershme si dhe vete europa kurve plake….

  • Fatkeqesi eshte te ngelesh pa politkane.Ky don peshqit e medhenj.Po CEO bejme be pa spin e Saliut,Metes dhe mister batutes?

  • Mos humbni kohen kot me pallavrat e nderkombetareve. Keta, duke filluar nga Amerikanet, po te duan i vene Sales nje shkop cirku perpara e i thone kerce tashti. Meseleja eshte se “miqve” tane nderkombetar u intereson Shqiperia kshu kashte e koqe sic eshte. S’kan thene kot, me doren e huj mos vrafsh as gjarperin.

  • SENTI DA CHE PULPITO VIENE LA PREDICA

    Che la giustizia albanese è stata sommersa dalle bigiotterie della impura giustizia italiana, lo vediamo ogni giorno ..da anni a questa parte. Si vede in tutte le sentenze emesse dai giudici pioppo-formati, nei tutti gradi di giudizio. Ci mancava la legge “Severino”, zoppa come per l’ironia delle cose, da….

    Lei, caro AdisAbebiano, spero, ha sentito parlare della “Mafia Capitale”, e senza meno del “Porto delle Nebbie” ? Come fa ad essere un predicatore intransigente del trionfo della giustizia spartana nel mio paese, quando nel Vostro, solo per rimanere in tema, il capo della anticorruzione, Raffaele Cantone, un tempo P.M. antimafia a Napoli, dichiarava all’Espresso, la sua visione “i mezzi e le proprietà sequestrate alla mafia, vanno lasciati nella loro gestione, perche lo stato non è in grado di gestirle”.. (consulti L’Espresso di pocchi anni fa). Per non parlare dell’obbrobio della legge Merloni rivisitata dal Cantone….

    Questa volta non voglio parlare metendo i puntini sopra le “i” della “Mafia nel Tribunale di Roma” quella vera, mi riservo solo riportare un articolo scritto da Nicola Tranfaglia, i giudice ! Se Lo ricorda la conversazione con il fascista Gianfranco Fini… Ecco che cosa dice Tranfaglia:

    “Un nuovo fenomeno criminale cresce nei palazzi di giustizia e vi partecipano avvocati e magistrati. Non meno di 1500 euro, costa a un imputato se vuole acquistare il rinvio dell’udienza che lo riguarda. Per ritardare la trasmissione di atti importanti,i cancellieri e gli avvocati loro complici ne chiedevano alme no quindicimila.La procura della repubblica a Napoli sta lavorando,attraverso intercettazioni telefoniche,sul “mercato delle prescrizioni” che,a quanto pare,si traduce in soldi,mazzette e t trattative più o meno estenuanti. Questo è quello che succede a Napoli ma non si tratta di un caso isolato.
    Al tribunale fallimentare di Roma un gruppo di giudici formato da magistrati e commercialisti si è arricchito svolgendo una funzione parassitaria con aziende che versano in una condizione difficile. Gli imprenditori disposti a pagare tangenti pur di scampare al falli mento sono molti e non soffrono se altri imprenditori fallisco no.Centinaia di casi si verificano anche nei Tribunali ammini strativi regionali sono si decidono spesso controversie di milioni di euro e persino tra i giudici di pace. Le accuse che hanno sollevato maggior rumore riguardano due pubblici ministeri di punta dei tribunali di Napoli e di Ro ma.La forte diffusione della corruzione nell’amministrazione pubblica è ormai presente anche nelle aule di giustizia dove si diffondono a macchia d’olio business illegali legati ad abusi dei magistrati. Donato Ceglie,per anni in servizio nella procura campana di Santa Maria Capua Vetere e famoso per le istruttorie svolte contro le mafie specializzate nel traffico dei rifiuti (le cosiddette ecomafie ) è stato accusato e portato al processo perchè avrebbe indagato di aver convinto la moglie di un imprenditore arrestato ad aver rapporti sessuali con lui.
    Anche il pubblico ministero Dario Staffa,ex magistrato della Direzione Antimafia nella capitale,nel 1997 presidente della Corte di Assi se che condannò a 19 anni di galera il boss del Brenta Felice Maniero,è indagato oggi per corruzione,concussione e rivelazione del segreto di ufficio. “Schiavo delle proprie pulsioni-ha scritto il giudice delle indagini preliminari nell’ordinanza di ar resto del gennaio 2013-avrebbe fatto sesso in ufficio con alcu ni transessuali e in cambio avrebbe promesso protezioni e permessi di soggiorno. Inoltre avrebbe avuto rapporti con una donna in cambio di favori per un detenuto. Numeri ufficiali sul fenomeno corruttivo sempre più esteso non esistono ancora ma le statistiche della sezione disciplinare del Consiglio Superiore della Magistratura danno dati soltanto sull’ampia sfera degli illeciti disciplinari ma non sui procedi menti penali.Certo è che se nel 2004 le assoluzioni erano qua si doppie rispetto alle condanne(46 a 24),il trend ora è cambia to e i giudici condannati sono stati ben 36 rispetto a 27 assolti.
    Inoltre di fronte a una media statistica europea di 0,4 con danne di giudici condannati ogni cento,il dato italiano è superiore,di 0,6 ogni cento. La Procura di Roma ha fatto arrestare un gruppo,capeggiato da due avvocati,che ha realizzato una frode all’INPS da 22 milioni di euro:usando nomi di centinaia di ignari pensionati (qualcuno era addirittura morto da tempo!)hanno mitragliato di cause l’Inps per ottenere l’adeguamento delle pensioni. Dopo aver preso i soldi,la frode continuava agli sportelli del Ministero della Giustizia dove gli avvocati chiedevano il rimborso causato da “lungaggini” dei finti processi. Secondo Raffaele Cantone,nominato da poco presidente dell’Autorità nazionale anticorruzione, “nel settore giudiziario,e in particolare nei TAR e nella Fallimentare,si determinano vicende che dal punto di vista economico sono rilevantissime:che ci siano fenomeni di corruzione, davanti a una massa così ingente di denaro,è quasi fisiologico.”
    Ma resta il fatto,viene spontaneo rispondere,che se la magistratura specializzata si fa corrompere e non persegue il reato allora la difesa della corruzione,proprio in queste vicende,non esiste più.E proprio perchè si tratta di grandi somme e di un valore economico,e quindi sociale,di grande rilievo,il danno non è qualcosa che riguarda i singoli interessi disattesi ma l’intera società italiana. E se le cose stanno così,non dovrebbe intervenire il ministro degli Interni o forse il governo nel suo insieme e al massimo livello per fermare questa ulteriore e pericolosa deriva? Questo a me un interrogativo, a cui è necessario dare al più presto una risposta.
    29 aprile 2014”

    Alla prossima caro ambasciatore…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *