Dy viktimat e radhës në miniera, arrestohen pronari dhe drejtuesi teknik

redaktor

Policia e Burrelit ka arrestuar administratorin dhe drejtuesin teknik të minierës së Martaneshit, lidhur me ngjarjen e ndodhur paraditen e të martës, ku humbën jetën dy minatorë si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor.

Policia e Burrelit ka arrestuar rreth orës 21:00 të mbrëmjes pronarin e minierës së kromit, Shemsi Ballabani.

Në prangat e bluve ka rënë edhe drejtuesi teknik i minierës.

Të dy shtetasit akuzohen për shkelje të rregullave të sigurimit teknik në punë.

Mëngjesin e të martës, në zonën e Fushë- Lopës në Martanesh, humbën jetën dy minatorë nga Komsia e Matit: 30- vjeçari Donald Barçi, baba i një fëmije, dhe 53- vjeçari Xhemal Sela, baba i pesë fëmijëve.

Humbja e jetëve për dy minatorët në galerinë private të Fushë-Lopes në Martanesh i shtohet një bilanci tragjik të aksidenteve të minatorëve, ku numri i të vdekurve shtohet dhe sërish biznesi vdekjeprurës i kromit lulëzon.

 

Mesazh ngushëllimi i Presidentit për ngjarjen në minierën e Martaneshit

“Jam i pikëlluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Minierën e Fushë Lopës, në Martanesh ku fatkeqësisht humbën jetën dy minatorë, është një lajm i hidhur dhe tronditës jo vetëm për zonën, por për mbarë vendin!

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimave, u gjendem pranë në këto momente kaq të vështira, duke u lutur bashkë me ta që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar.

Njëkohësisht, kërkoj nga autoritetet qëndrore të punojnë pa u ndalur për rritjen e sigurisë fizike të minatorëve si dhe për shtimin e kujdesit social ndaj familjeve të kësaj kategorie që shpesh janë ballafaquar me rreziqe të larta, deri në humbjen e jetëve të të dashurve të tyre. Ngushëllime të sinqerta!

Bujar Nishani”

Ministria e Energjisë dhe Industrisë: Monitorim të rreptë për sigurinë në punë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë në një reagim të saj lidhur me ngjarjen e ndodhur në minierën e Martaneshit ku humbën jetën dy minatorë, ka shprehur.

Në qeëdrimin e saj Ministria iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe të afërmëve të tyre për këtë ngjarje.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se me të marrë njoftim, drejt vendit të ngjarjes janë nisur grupet e posaçme të Repartit të Inspektim, Shpëtim Minierave ndërsa paralelisht, grupet e tjera të ndihmës që ndodheshin në zonë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të dy viktimave.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në minierën e kromit, në galerinë nr.7 të objektit Fushë Lopë, ku operon subjekti “Alba-Co”, me lejen nr.548, datë 06.04.2000.

Pas nxjerrjes së viktimave nga galeritë, drejtuesit e Repartit të Inspektim, Shpëtim, Minierave po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

“Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të monitoruar rreptësisht përmbushjen e kritereve të sigurisë në punë nga ana e subjekteve të licencuara në fushën minerare. Nga kontrollet e ushtruara deri më sot janë pezulluar dhe revokuar mbi 160 leje minerare për të cilat është konstatuar mospërmbushje e detyrimeve ligjore. Edhe në vijim, Ministria garanton opinionin publik se do të vazhdojë inspektimin në të gjitha zonat minerare me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për minatorët”, thuhet në mbyllje të qëndrimit.

Mesazh ngushëllimi i Presidentit për ngjarjen në minierën e Martaneshit“Jam i pikëlluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Minierën e Fushë Lopës, në Martanesh ku fatkeqësisht humbën jetën dy minatorë, është një lajm i hidhur dhe tronditës jo vetëm për zonën, por për mbarë vendin!

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimave, u gjendem pranë në këto momente kaq të vështira, duke u lutur bashkë me ta që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar.

Njëkohësisht, kërkoj nga autoritetet qëndrore të punojnë pa u ndalur për rritjen e sigurisë fizike të minatorëve si dhe për shtimin e kujdesit social ndaj familjeve të kësaj kategorie që shpesh janë ballafaquar me rreziqe të larta, deri në humbjen e jetëve të të dashurve të tyre. Ngushëllime të sinqerta!

Bujar Nishani”

Ministria e Energjisë dhe Industrisë: Monitorim të rreptë për sigurinë në punë

Ministria e Energjisë dhe Industrisë në një reagim të saj lidhur me ngjarjen e ndodhur në minierën e Martaneshit ku humbën jetën dy minatorë, ka shprehur.

Në qeëdrimin e saj Ministria iu shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe të afërmëve të tyre për këtë ngjarje.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se me të marrë njoftim, drejt vendit të ngjarjes janë nisur grupet e posaçme të Repartit të Inspektim, Shpëtim Minierave ndërsa paralelisht, grupet e tjera të ndihmës që ndodheshin në zonë kanë ndërhyrë për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të dy viktimave.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në minierën e kromit, në galerinë nr.7 të objektit Fushë Lopë, ku operon subjekti “Alba-Co”, me lejen nr.548, datë 06.04.2000.

Pas nxjerrjes së viktimave nga galeritë, drejtuesit e Repartit të Inspektim, Shpëtim, Minierave po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

“Ministria e Energjisë dhe Industrisë garanton opinionin publik për vendosmërinë e saj për të monitoruar rreptësisht përmbushjen e kritereve të sigurisë në punë nga ana e subjekteve të licencuara në fushën minerare. Nga kontrollet e ushtruara deri më sot janë pezulluar dhe revokuar mbi 160 leje minerare për të cilat është konstatuar mospërmbushje e detyrimeve ligjore. Edhe në vijim, Ministria garanton opinionin publik se do të vazhdojë inspektimin në të gjitha zonat minerare me qëllim përmirësimin e kushteve të punës për minatorët”, thuhet në mbyllje të qëndrimit. – See more at: http://www.noa.al/artikull/vdesin-dy-minatore-ne-minieren-e-martaneshit-2/435279.html#sthash.ut66hcxK.dpuf

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *