VIDEO: 6 nga 39 apo 6 nga 38? :)

editor

“Aparatura jonë është gjithmonë gati”… “Ja dhe komisioni ynë është gati”… “Mbani fort në duar biletat tuaja se aty janë 350 milionë”… “Ne kemi shumë përgjegjësi dhe seriozitet”… etj, etj.

Këto janë disa nga fjalët e prezantueses simpatike  para nisjes së shortit të Lotarisë Kombëtare javën e fundit . Por… Çfarë ndodhi? Videoja është tashmë duke bërë xhiron e webit. Nga videoja shihet që gogla me numër 5 nuk hidhet bashkë me të tjerat në vazon ku rrotullohen goglat për të nxjerrë 6 numrat fitues.

As prezantuesja, as juria nuk ndërhyn, loja vijon pa goglën 5,  transmetimi “live” përfundon me shpalljen e 6 numrave fitues. 6 nga 39 apo 6 nga 38 ? 🙂 Ndoshta kanë shpresuar që nuk do vihej re. Ndoshta e kanë bërë dhe më parë dhe nuk është vënë re. Kjo nuk dihet por  sapo videoja e mëposhtme ka nisur të qarkullojë në web, njerëzit që kanë blerë bileta kanë shkuar në zyrat dhe pikat e shitjes dhe janë ankuar.

Pas ankesave, kompania ka folur për “defekt teknik” dhe ka shpallur që “një short i ri është hedhur”. Shorti i dytë hipotetik ka ndodhur pa praninë e kamerave, shitësve u është shpërndarë një letër ku u njoftohen “6 numrat fitues” që duhet t’u komunikojnë atyre që ankohen. Numrat nuk përputhen, rrjetet sociale janë mbushur ndërkohë me revoltë por edhe me tallje. Pas kësaj (ngjashëm me Bel Air pak ditë më parë) kompania ka deklaruar se “do t’i dëmshpërblejë të gjithë” dhe në kulmin e kontestimeve ka shpallur që një shumë prej 365 milionë lekësh që lançohet prej muajsh pa u dhënë asnjëherë këtë herë “do shpërndahet patjetër”. Por.. duket tepër vonë. “Po sikur t’i fitojë unë dhe ju të më thoni pas shortit që shorti është anulluar? – bëjnë gallatë internautët.

Më poshtë, videoja, e cila mund të shihet e plotë edhe në youtube. Përqëndrohuni te gogla nr.5 në momentin e derdhjes së goglave në vazo:

Reklamat e kunatit dhe heshtja e mediave
Lotaria me emrin ironik “kombëtare” tashmë ka mbushur median dhe ambjentet publike me reklama. Nuk ka rrugë e qoshe të Tiranës dhe qyteteve tona ku mos gjesh një reklamim të vogël apo të madh të kësaj veprimtarie. Jo rastësisht shpërndarjen në media dhe subjekte të tjera të fondit të pazakontë të hedhur për reklamat, e ka kryer kompania PR & Marketing afër Erjon Isufi, i famshmi kunat i kryebashkiakut Basha.

Shumat e mëdha për reklamim në media, kanë bërë që këto të fundit të heshtin për një seri incidentesh që kanë shoqëruar në vijimësi shortet e hedhura deri më tani. Por për shumëkënd këto incidente nuk janë thjesht incidente. Në foton majtas, mund të shihen komentet e pjesëmarësve në lojë në vetë faqen e lotarisë në FB, të cilët akuzojnë për mashtrim.

* * *

Lotaria publike, të kudondodhurit Shkëlzen e Zamir dhe modeli britanik

Nga Aida Nako

Rreth një vit më parë, qeveria shqiptare regjistroi një nga mega-skandalet financiare më të kontestuara nga publiku, media, shoqëria civile, institucione kushtetuese, organizata biznesi etj. Në 17 shtator të vitit të kaluar, Ministria e Financave deklaroi se Shqipëria ia shiti licencën publike të Lotarisë Kombëtare kompanisë austriake “Austrian Lottery”. Qeveria e Shqipërisë i dha kësaj kompanie edhe monopolin dhjetëvjeçar të shtatë lojrave të fatit. Gjithcka kundrejt çmimit simbolik 3.5 milionë euro. Një tender i shumëpërfolur. Dhe jo vetëm për shkak të çmimit qesharak të shitjes së një pasurie të vyer publike.

 

Disa krahasime

Eksperiencat evropiane Llotarinë Kombëtare e vendosin si monopol të shtetit. Pra e mbajnë publike. Duke ia përdorur fort fondet për politika sociale. Në Shqipëri, ish-kryeministri Berisha dhe numrat e tij në Kuvend vendosën ta shesin, duke e kaluar si monopol të një të huaji. Por edhe nëse u vendos papritur që duhej të privatizohej, çmimi nuk mund të ishte kurrë ai me të cilin e shiti qeveria Berisha.

3.5. milionë euro?! Në Irlandë, (shtet me 4.4 milionë banorë), çmimi i nxjerrjes në shitje të licensës së Lotarisë Kombëtare ishte te 400 deri në 600 milionë euro. Qeveria greke po ashtu e shiti licensën për dhjetë vjet me një çmim prej 400 milionë eurosh, ndërsa në Turqi kompania fituese e pagoi licensën 2 miliardë euro. Për Maltën, një vend me rreth 400 mijë banorë, 7 apo 8 herë më pak banorë se Shqipëria, shifra me të cilën u shit e drejta e lotarisë është rreth 39 milionë euro.

 

Letra e Ramës

Ish-opozita e atëhershme, tani në pushtet ka ngulmuar fort në parlament që kjo licencë të mbetej shtetërore dhe ka premtuar se do rikthehet si e tillë. Fondet do përdoren sipas modeleve europiane, në interesa publike, veçanërisht në financimin e sportit dhe rinisë.

Në 1 gusht të vitit të kaluar, zoti Rama, tashmë kryeministër i ka nisur një letër kancelarit të Austrisë, zotit Fayman në lidhje me licensën e Lotarisë Kombëtare shqiptare dhe tenderin e çuditshëm të dhënies së saj. Rama i shkruan kancelarit austriak, se dhënia e licensës nga qeveria shqiptare kompanisë austriake ishte qartësisht e manipuluar kundra çdo interesi publik.

“Partia që drejtoj dhe unë personalisht,- thotë Rama në letër, – planifikojmë të ndërmarrin të gjitha hapat ligjorë  për të hetuar të gjithë procesin e paracaktuar, për të riparuar dëmet që i janë bërë publikut shqiptarë nga ky akt tejet i papërgjegjshëm”.

 

Të kudondodhurit Shkëlzen dhe Zamir

5 ditë përpara kësaj letre, në sallën e Kuvendit pati debate të forta.  Deputeti Taulant Balla tha hapur atë që në qarqet e biznesit dhe të medias në Tiranë e dinin tashmë të gjithë: në aferë ishte biznesmeni i familjes Berisha, Zamir Mane dhe djali i kryeministrit, Shkëlzeni.

Se sa është rryshfeti për të siguruar me çmim qesharak dhe me një kontratë super të favorizuar, kjo pret hetime, por deputeti Balla thotë në Kuvend:

“…I them sot Sali Berishës që licensën e Lotarisë Kombëtare, për të cilën more më shumë ti ‘cash’ në Vjenë se sa do të marrë Ministria e Financave në shtator, ne do t’ia kthejmë shqiptarëve .”Austrian Lottery” është nën hetim për korrupsion në vendin e vet, ndërsa në Shqipëri blen të njëjtën licencë, 100 herë më lirë se sa në Austri. Pra, këtu jo vetëm që duhet hetuar, por kjo duhet bllokuar me çdo kusht. Dua t’i drejtohem sot edhe kësaj kompanie dhe them se ne do të kërkojmë një hetim për korrupsion, ndaj këtij subjekti, një hetim të plotë në Shqipëri dhe në Austri dhe kudo gjetkë ku janë zhvilluar biseda, ku janë bërë pagesa ‘cash’ dhe ku janë dhënë rryshfete. Do të zbardhim të gjitha pazaret, të gjitha parakontratat. I them sot kompanisë “Australin Lottery”, që tender-komedia e Ridvan Bodes, nuk vlen, ndërsa licencën që kanë rënë dakord me Zenin, ne do ta anulojmë dhe do t’ia kthejmë atë shqiptarëve. Nuk mund të lejojmë që shqiptarëve t’ju merret për 3 milionë euro një pronë publike, prej më shumë se 100 milionë eurosh, se kështu ka rënë dakord Zeni në Austri“, – tha Balla.

 

Justifikimet e rrëzuara të Qeverisë

Qeveria e justifikoi proçedurën e shumëkundërshtuar të tenderit më dy argumenta. Së pari, se u jepte mundësi “të garonin vetëm kompanive serioze, pa probleme me drejtësinë”.  Por ky argument u lëkund pak javë para marrjes vesh të fituesit kur “Austrian Lottery”, kompania fituese, u vu zyrtarisht në hetim nga Parlamenti austriak për qarkullim kapitalesh të dyshimta në politikë dhe blerje të politikanëve për të mbajtur monopolin në treg.

Bosi i saj Fridrich Shtikler, është thirrur para Komisionit Antikorrupsion të parlamentit austriak, për të dëshmuar në lidhje me disa pagesa të dyshimta te kryera ndaj politikanëve me qëllim për të penguar liberializimin e tregut të bixhozit në Austri gjatë vitit 2006. Gjatë hetimeve dolën në shesh pagesa rryshfetesh që “Austrian Lottery” ka bërë për llogari të një agjencie pranë partisë në pushtet,e cila kishte propozuar ndryshimet ligjore. Pagesa u justifikua nga “Austrian Lottery”, si “shpërblim për një studim mbi tregun e bixhozit”. Zoti Shtikler pranoi se ishte ai që ka firmosur mandatin e pagesës, por e quajti atë thjesht një transkasion normal duke mohuar akuzat se përmes këtyre parave ka patur për qëllim të blejë politikanë.

 

Marifeti me “konsulencën e huaj”

Kur Ministria e Financave e ish-qeverisë Berisha u pyet pse një tender me kushte të tilla, dhe pse një pasuri publike e shitur me një çmim qesharak të para-fiksuar, ra brenda me këmbët e veta. Ministria deklaroi se organizmi që i hartoi kriteret për tenderin e Lotarisë Kombëtare ishte… Shoqata Europiane e Lotarive Shtetërore.

“Mbi bazën e rekomandimit që ky Këshilltar ka dhënë, Ministria e Financave ka propozuar kriteret “, tha pa ia bërë syri tërr ish-zv.ministri i Financave, Alfred Rrushaj.

Ky pohim e kompromenton edhe më shumë tenderin. Sepse në faqen zyrtare të Shoqatës Europiane të Lotarive (në organigramën drejtuese të saj), shihet qartë se presidenti i Shoqatës Europiane të Lotarive është… Friedrich Sticler dora vetë.

Shoqata e zotit Sticler, përmes konsulentit të saj ligjor, ‘Vlademik Partners’ i ka sugjeruar qeverisë shqiptare që të heqë kriterin e çmimit nga tenderi për licencën e Lotarisë Kombëtare. Dhe pastaj këtë tender e ka fituar… Austrian Lottery.

Por zotëria në fjalë mban njëkohësisht edhe postin e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të “Austrian Lottery” dhe është anëtar i bordit të saj që prej vitit 1986. Pra zoti Sticler ka këshilluar qeverinë shqiptare se sa t’ia shesë Lotarinë shqiptare, zotit Sticler (?!)

 

“Argumenti” me taksat

Argumenti i dytë i qeverisë Berisha ishte se çmimi i ulët i shitjes së Lotarisë publike do të kompensohej përmes taksave, sipas saj të larta mbi kompaninë fituese. Por edhe ky pretendim rrëzohet kur taksat e vendosura mbi kompaninë në Shqipëri krahasohen me ato të vendeve të tjera.  Sipas krahasimeve, kompania në fjalë do të paguajë taksa në buxhetin shqiptar dy herë më pak se sa paguan në vendin e saj, Austri.

Në këtë vend “Austrian Lottery”, e mbylli vitin e kaluar me një xhiro prej rreth 2.9 miliardë euro. Qeveria austriake ka vendosur dy taksa të posaçme mbi Lotarinë Kombëtare, njëra quhet ‘tarifa e licencës’, ndërsa tjetra ‘tarifa e basteve’. Vitin e kaluar sipas të dhënave zyrtare nga vetë bilanci i saj, Lotaria Austriake pagoi vetëm për këto dy taksa 447 milionë euro ose 15.4 për qind të xhiros totale.

Veç këtyre taksave, qeveria austriake i ka vendosur detyrim kompanisë të paguajë viti për vit 3 për qind të xhiros bruto, si mbështetje për sportin. Vitin e kaluar (për këtë zë) Lotaria Kombëtare e Austrisë pagoi edhe 80 milionë euro të tjera. Në total të dy detyrimet (sipas të dhënave të vetë kompanisë) ishin 527 milionë euro ose 18.2 për qind e xhiros. Këto janë vetëm taksat e posaçme që lidhen me Lotarinë, pa përfshirë taksat e tjera qe ajo paguan si çdo biznes tjetër si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar,  Tatimi mbi Fitimin apo kontributet për punonjësit. Kjo në Austri…Por si do të taksohej e njëjta kompani me të njëjtën xhiro në Shqipëri sipas taksave që ka vendosur qeveria dhe për të cilat pretendon se janë të larta?

 

Po në Shqipëri?

Sipas kontratës me qeverinë Berisha,  detyrimet e vetme që ajo do paguajë në Shqipëri janë dy taksa të lidhura me aktivitetin e lotarisë, ajo prej 10 për qind si tatim mbi xhiron bruto dhe 0.5 për qind si pagesë për mbikëqyrjen. Në total me këto dy taksa, nëse do të realizonte në Shqipëri të njëjtën xhiro si në Austri, pra 2.9 miliardë euro, kompania do të paguante këtu vetëm 304 milionë, që përbën 10.5 për qind të xhiros ose gati dy herë më pak se sa në Austri.

Dhe këto llogari janë bërë pa përfshirë fitimet që shpërndahen si çmime për lojtarët. Në Austri kompania ndan 70 për qind të xhiros si fitim dhe nëse i shtohen dhe taksat apo shpenzimet e tjera, fitimi i saj mbetet vetëm 1.3 për qind. Siç shprehet edhe deputeti Erion Braçe: “Nuk  është normale, që në vendin e saj kjo kompani e huaj të fitojë vetëm 1,3 perqind të xhiros, ndërsa këtu të fitojë sa të dojë”.

 

Çfarë thotë një ish-konkurent i larguar

Një drejtues i kompanisë Intralot, Harris Dotsis – (kompania në fjalë denoncoi procedurën e qeverisë shqiptare si penguese për pjesëmarrjen e tyre në tender dhe paralajmëroi emrin e fituesit disa muaj përpara shpalljes zyrtare) – e përshkruan kështu skandalin shqiptar të Lotarisë Kombëtare:

“Ne kemi liçensë për llotari kombetare në disa vende, si në Afrikën e Jugut,  në Australi, në Maltë, etj etj. Por, ju siguroj që në asnjë nga këto vende nuk kemi parë tender me kritere të tilla si këto që janë vendosur në Shqipëri”

Për pjesën që qeveria shqiptare nuk vendosi çmimin si një nga kriteret konkurruese në tender, por e paracaktoi atë te fiksuar, ai shton:

”Nëse autoritetet do të kishin përfshire çmimin e liçensës në kriteret e tenderit, sigurisht që çmimi do të rritej pasi kompanitë konkurrente do të garonin me njëra-tjetrën. Mënyra më e mirë për të sqaruar është t’iu jap një shembull. Ne sapo fituam një tender për liçensën e llotarise kombetare të Maltes. Çmimi me të cilin e fituam ishte 39 milionë euro. Qeveria Shqiptare e paracaktoi çmimin 500 milione lekë shqiptare, që në mos gaboj është tre milionë e gjysëm euro. Pra bejini vetë llogaritë sa është popullsia e Maltës dhe se sa është ajo e Shqiperisë, krahasoni çmimin dhe do ta keni të qarte atë se çfarë ndodhi”.

 

 

Para që dalin jashtë Shqipërisë

Organizata e njohur e biznesit shqiptar Konfindustria ka kërkuar marrjen drejtpërdrejtë nën administrimin e qeverisë të Llotarisë Kombëtare. Një deklaratë e saj:

“Të gjithë shembujt që vijnë nga vendet më të zhvilluara të botës, tregojnë se në rastin e aktiviteteve të ngjashme, institucionet publike kryejnë administrimin e tyre. Lotaria Kombëtare për vetë natyrën dhe qëllimin e saj, nuk duhet lejuar të kthehet në një biznes të mirëfilltë, por duhet përdorur si një mjet për të zbutur sadopak nevojat e shtresave të ndryshme të shoqërisë shqiptare të prekur ndjeshëm nga kriza ekonomike. Administrimi i drejtpërdrejt nga ana e shtetit i Lotarisë Kombëtare është mënyra e vetme për të arritur qëllimin e mësipërm. Është e papranueshme, që të ardhurat e siguruara nga Lotaria Kombëtare, të dalin jashtë arkës publike, qoftë edhe pjesërisht. Aq më shumë, është e papranueshme nëse këto të ardhura dalin jashtë vendit”

Sikurse ndodh qartesisht me operatorin që po menaxhon prej muajit prill të këtij viti, Lotarinë Kombëtare të Shqipërisë.

 

E majta dhe modeli britanik i Lotarisë publike

“Me Lotarinë Kombëtare në dispozicion të sportit e rinisë, ne do ta rilindim sportin shqiptar”, – ka thënë Rama në një postim në rrjetin social Tuitter dhe ka marrë modelin britanik si një shembull suksesi që duhet ndjekur. “I jemi referuar me kohë shembullit të Britanisë së Madhe kur kemi folur për Lotarinë Kombëtare dhe jemi të bindur se kjo është rruga e duhur”, – shkruajti ai.

Britanikët, vendi mikpritës i Lojrave Olimpike 2012, u renditën si një nga kombet më të sukseshme për nga rezultatet (29 medalje të arta). Jo shumë vite më parë, në Lojrat Olimpike të Athinës 2004, rezultati ishte krejt tjetër. Britanikët u renditën të dhjetët me vetëm 9 medalje ari, ose tre herë më pak. Por kujt i takon merita për këtë ngritje të fortë të sportit britanik?

Alister Kembell, ish-zëdhënës i Toni Bler (ky i fundit tashmë, këshilltar i qeverisë Rama) në një opinion për CNN thotë se suksesi i dedikohet kryesisht politikave të qeverive britanike në mbështetje të sportit.

“Suksesi ka shumë baballarë”, shkruan Kembell, duke cituar thënien e famshme të presidentit Truman, “por unë do të veçoja vetë sportistët dhe ish-qeverinë e Xhon Meixher, i cili ndërtoi Llotarinë Kombëtare, që bëri të mundur investimet në sportin elitar”. Sipas të dhënave zyrtare, llotaria kombëtare e Britanisë vetëm vitin e fundit dhuroi 2 miliardë paund për Lojrat Olimpike.

“Ne s’mund ta pranojmë që Llotaria Kombëtare të kthehet në një bixhoz ku shqiptarët paguajnë ndërsa pushtetarët fitojnë – është shprehur Rama në një editorial në shtyp lidhur me Lotarine, disa muaj përpara 23 qershorit. Dhe e ka bërë të qartë konceptin e tij:

“E kemi sqaruar mëse njëherë se si duam ta organizojmë Llotarinë Kombëtare dhe ta vendosim në funksion të interesit publik. Llotaria Kombëtare është një lojë që e organizon shteti, por jo për të fituar një fatlum e për të dalë i humbur tërë populli me qëllimin që miliona e miliona euro të kalojnë në xhepat e menaxherëve të lojës. Në asnjë mënyrë! Paratë e përfituara nga organizimi i lojës shteti duhet t’ua kthejë qytetarëve në formë shpenzimesh kapitale për politika të natyrës sociale. Ne vetë do t’i kalojmë për sportin dhe rininë”.

ankesat e lojtareve2

 

 

Share This Article
18 Comments
  • Po pse abuzoni mor pse abuzoni? 🙂 TV-Klan dhe Samir Mane as nuk e kalojne dot neper mendje ta bejne nje maskarallek te tille, si ky qe ju thoni.

    Per koken e Reis Cicos ju them se po ekzagjeroni, KLAN-i dhe kunati i Lulit nuk bajn kurre te tilla gjera.

      • Prandaj e shikojme top channel ne,,,qe kur ka mare kete llotaei tek e diell,eshte bere pro lulushit te bashkise,,,anullohni cdo koncesion te Sherdhentit dhe te Sali Babes me 40 hajdute duke filluar nga llotari e deri tek minierat

        • Ne fakt top-Chanel ka ndryshuar qe kur znj. Vjollca (pronarja) ka zene nje dashnor te ri, qe me sa duket i ka preferencat djathtas

  • Palaco njerez!Qe ne shorteun e pare ne tv dolet skifo.I ndruat me prezantues, me komision.Ju doli topi neper salle kurse tani ju ngeci.

  • Nuk mund te presesh gje tjeter nga xeni dhe luli. Luli me hile ka marre Bashkin e tiranes, me hile ak marre kryetarllekun e Pd-se… Hile do bej dhe ketu. Skandali ka nisur qe kur në Shqipëri, ish-kryeministri Berisha dhe numrat e tij në Kuvend vendosën ta shesin Lotarine , duke e kaluar si monopol të një të huaji. Por edhe nëse u vendos papritur që duhej të privatizohej, çmimi nuk mund të ishte kurrë ai me të cilin e shiti qeveria Berisha.

    3.5. milionë euro? Skandaloze. Në Irlandë, (shtet me 4.4 milionë banorë), çmimi i nxjerrjes në shitje të licensës së Lotarisë Kombëtare ishte te 400 deri në 600 milionë euro. Qeveria greke po ashtu e shiti licensën për dhjetë vjet me një çmim prej 400 milionë eurosh, ndërsa në Turqi kompania fituese e pagoi licensën 2 miliardë euro.

    Për Maltën, një vend me rreth 400 mijë banorë, 7 apo 8 herë më pak banorë se Shqipëria, shifra me të cilën u shit e drejta e lotarisë është rreth 39 milionë euro.

    • 1
      Certifikimi i pajisjes – Pajisja e pacertifikuar sjell te tilla hilera dhe mashtrime. Kete bente Zeni me pajisjet e Sallave te Kumarit qe kishte haopur en gjith Shqiperine para Rilindjes

      2
      Rregulli eshte qe jackpoti I jepet nje njeriu te vetwm. Nuk mund tw shpwrndahet sic ka njoftu kjo kompania se ashtu nuk ka kuptim as fjala jack pot. Ky eshte nje tjeter mashtrim.
      Merrni futini ne burg keta plehra

  • Shorti i lotos duhet te zhvillohe ne prani te nje jurie te madhe ne numur, e cila te nderrohet ne krye te 3-4 javeve dhe ne salle te jene me shume se dy makina me gogla.Makina qe do te perdoret te zgidhet aty dhe goglat te vihen me dore ne gypa nga anetare te jurise.Por me e rendesishmja eshte qe shitja e biletave dhe kalimi i tyre ne sistem te lejohet deri pak minuta para hedhjes se shortit.Teknologjia e sotme e lejon kete.Keshtu menjanohet ne mase te konsiderueshme manipulimi i te dhenave.
    DHE EDVINI TE MBAJE FJALEN: lotaria prone kombetare

  • Qeveria ka kryer privatizime të pasuksesshme si me CEZ, ALBPETROL, minierat e kromit dhe bakrit. Por Lotaria Kombëtare kalon cdo kufi. Ky i Llotarisë Kombëtare është më i rëndi! Edhe në këtë privatizim ka ndodhur gjithçka:
    Së pari: “Privatizimi i personalizuar”-lloi i ri privatizimit, i paligjshëm, i sajuar nga Sali Berisha dhe këta, për të shitur me çdo kusht dhe vetëm tek klienti juaj; Së dyti: “Kalim monopol”-I zakonshëm vitet e fundit, madje i shoqëruar me garanci të forta per te ruajtur monopolin gjate gjithë periudhës nën kontrate.
    Se treti: “Privatizim pa para”-unik në këtë rast, me qëllim favorizimin me çdo kusht te klientit tuaj;
    Së katerti: “Privatizimi me garante të forta për blerësin”-rasti i dytë ky, për të vulosur marrëveshjen e pafavorshme e të paligjshme te bere, e per ta mbrojtur ate nga cdo proces i drejtë që kërkon te riktheje e mbroje interesin publik ne rastin me te pare.
    Te gjitha te kryera nga Qeveria e Sali Berishes, ai personalisht.
    Po Kuvendi?
    Kuvendi eshte vene sot para zgjedhjes: mere ose lëre!!
    Pa ditur gje mbi procedurat-as raporti i vlerësimit nuk i vihet ne dispozicin.
    Thjesht i kërkohet të votojë, të cveshë shtetin nga nje e drejte ekskluzive për ta lëshuar si monopol dhe te mbrojtur, tek kompania shtetërore e një shteti tjetër.
    E kuptoni cpo beni? Cdomethene “te ngjashme” dhe kush e percakton? Monopol si ky nuk ka patur kurre ne kete vend.
    I hiqni shtetit te drejten e Llotarise Kombetare per 10 vjet dhe ja jepni nje kompanie, te ciles, i jepni te drejte edhe te nenkontraktoje!!! Nje gje eshte e vertete, qe e gjithe kjo histori nisi nga nenkontraktoret, ata e gjeten kompanine ne Viene, pas nje jave do i keni publik!!
    Ne ane tjeter, ka mbi 5 vjet qe shoqata e te Verberve te Shqiperise ju kerkon vetem nje element te kesaj llotarie, vetem nje, ta administroje, te punesoje dhe te perdore te ardhurat per anetaret e saj si dhe te tjera kategori qe mbledhin persona me aftesi te kufizuara sic para e tetraplegjike.
    Pse i rrefuzoni? Pse nuk o perfshini? Per me teper, pse I ndaloni ata qe ne te ardhmen te kene nje mundesi te tille?
    Per me nevojtaret e njerezve ne nevoje ne kete vend!!
    Vetem ju doni te merrni e fitoni!

    Ju ne fund te mandatit tuaj po vendosni per 10 vitet qe vijne:
    Keq, në mënyre të pa drejte, të pandershme, klienteliste, korruptive dhe me një dem kolosal në dhjetra milione euro për Buxhetin e Shtetit!!

    Po i hiqni shqiptareve nga paratë e tyre dhjetra milione euro dhe po ja jepni këto para një kompanie, vetëm një!!

    Fjala e Erion Braces ne Kuvend kur u miratu lotaria

  • E thua mirë nj lexues me siper që “Lotaria Kombëtare” duhet të mbetet shtetërore, përderisa është një veprimtari ekonomike që nuk mund të dalë kurrë me humbje. Mund të shitet e drejta e saj vetëm kur shteti është në krizë, siç ka ndodhur me disa syresh dhe i duhen likuiditete të menjëhershme. Por kjo bëhet për vlera shumë të mëdha e jo për shumën qesharake 3,5 milion euro, që shërbejnë pak a shumë për të mbuluar për 1 muaj fondin e pagave në sektorin shtetëror.

  • Un qe po shkruaj keto rradhe jam nje specialist i llotarive ne shqiperi Nepermjet ketij shkrimi ju kujtoj e ju baj me dije se lotatite e para kan fillue ne shtator te vitit 1990 dhe qe quhej toto-futboll-nje kopjim i totokalcios italiane-U krijua dhe qendra e lotarive sportive dhe me drejtorin e pare Kasem Seferi i cili me aq kushte e njohuri qe kishte punoi me perkushtim per ta rritur e zgjeruar rjetin e saj duke e shtrire ne mbare vendin Me kalimin e kohes dhe me fitimin e eksperiencave lotarite filluan dhe te modernizoheshin e te viheshin ne nje klas si ne Itali.Lotaria ne fjale mori nje zhvillim te madh dhe nga java ne jave qemdra rriste fitimet dhe nepermjet saj rritej dhe fitimi per sportet.Por per cudine me te madhe nje dite te bukur kjo qender hengri nje grusht godites dhe na u zevendesuan sot me nja 30 e ca kompani bastesh qe ne arken e shtetit rrezik nuk inkasojne as dhe nje kacidhe Kuptohet se pas tyre shtrihet dora e qeveritareve plangprishes -jo vetem demokrate por edhe ato ish socialiste -te cilet neprmjet ryshvetit japin licensat dhe sot kan mbire kudo e ngado te hedhesh syte e kan kther vendin ne nje salle te madhe bixhozi ku i fituari eshte gjithnje organizatori dhe humbes lojtari PERSHENDES IDENE E KRYEMINISTRIT TE RI ZOTIT RAMA PER KTHIMIN NE INDENTITET TE LOTARISE KOMBETARE PER TE MIREN E TE GJITHEVE

    • po ne kete rast po paguajne direkt “taksen e Saliut” me duket o Euro Maloku, megjithese e njejta gje eshte…

  • Shkelzen Dauni, ky dhe Gita jane Kumbaret e cdo biznesi te piset dhe vjedhjeve ne Shqiperi. Keta kane arritur deri ne krime qe ja kalojne edhe Mafias, sic eshte vrasja e biznesmenit shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka,qe u gjet iaksidentuar per vdekje ne gjuet Pasi e kishin eleminuari, skenar per filma hollivudiane. Trbicka foli duke thene qe ne Gerdec eshte dora e Shke..enit te Saliut qe komandonte ministrin e mbrojtjes, te financave, te ekonomise dhe te drejtesise pra vetem per nje rast implikoji 30 % te ministrive te qeverise si djali i familjes se Sulltanit Sali.

  • kjo loja qe ka mbushur gjithe tiranen me reklama te shpifura mund të jetë gjithçka, por jo një lojë për ata që kanë sensibilitet ndaj temës së patriotizmit ekonomik. Sepse paratë e fituara dalin jashtë Shqipërisë.
    eshte nje nga qelbersilleqet e sali serbit qe ne po rpesim te zhbehet ashtu si Rama ka premtuar ne fushate

  • Mire shekerdheni, Kunati Lulushit Zamir Mane vjedhin se mos e kane per here te pare, po Edi Rama qe i dergoi leter Kancelarit te Austrise ( Zamirit , perse nuk mban premtimin e bere ne fushate, ta kaloje kete Llotari ne Shtetrore dhe te mbyllli nje pjese te gropers se zeze me pronar Sali- Ridvan- A. Fullani. Z. Edi mos po te vjen dhe ty aboneja vjetore nga kjo Kompani Mafie dhe ne shpresojme e shikojme endra ne diell?

  • Propozoj qe gjithe populli ta braktise kete llotari dhe te mos bleje asnje bilete…pastaj goglat ti mbesin ne fyt kusareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *