Galliani tenton Sami Khediran në parametra zero

redaktor

Milani tenton një goditje të madhe, me kosto zero. Sami Khedira ka përfunduar në shënjestrën e Adriano Gallianit. Administratori i deleguar i kuqezinjve, që në këto vitet e fundit është kthyer në një mjeshtër të përforcimeve me kosto zero, po punon për të marrë mesfushorin gjerman nga Reali i Madridit verën e ardhshme.

Kampionit të botës i skadon kontrata në fund të sezonit, dhe rinovimi me Realin duket ende larg, ndaj Milani është gati që të përfitojë nga kjo situatë. Çështja është e komplikuar pasi konkurrenca nuk mungon, e madje është shumë e fortë. Në ndjekje të Khedira-s janë dhe Arsenali e Chelsea, për më tepër për klubin italian një pengesë është dhe çështja e pagës. Khedira për momentin paguhet 5 milionë euro në sezon, shumë për parametrat e rinj të kuqezinjve. Sigurisht që Galliani duke mos qenë i detyruar të paguajë për kartonin, mund ta ngrejë ofertën në drejtim të futbollistit. Gjermani i pëlqen edhe Inzaghit dhe mund të rrisë kualitetin e mesfushës duke shërbyer në repartin e ndërmjetëm të kuqezinjve si një regjisor i tërhequr që vrapon shumë. Vlen të përmendet se në të njëjtën kohë duhet vlerësuar edhe gjendja fizike e 27-vjeçarit. Khedira në San Siro, këputi ligamentet e gjurit në 2013, dhe tani pas triumfit në botëror, u ndal sërish në bokse.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *