“Game of Thrones” të çmendur pas serialit edhe në Shqipëri

Gazeta Dita

Ndonëse jemi ende në sezonin veror, për fansat e Game of Thrones tashmë dimri ka ardhur. U desh të kalonin 6 sezone për të provuar që Ned Stark kishte të drejtë kur thoshte se “Dimri po vjen”.

Një botë feudale, ku 7 mbretëri luftojnë për Fronin e Hekurt. Intriga politike, strategji për të goditur armikun, aleanca dhe beteja të përgjakshme ku heronjtë e serialit vdesin papritur.

Më 16 korrik 2017, pas një pritjeje të gjatë, u transmetua ne HBO, episodi i pare i serialit të famshëm Game of Thrones, i cili këtë sezon do te kete vetem 7 episode, ndryshe nga sezonet e meparshme, me nga 10 episode.

“Game of Thrones” është një serial drame-fantazi, prodhuar nga producentët, David Benioff dhe Daniel. Bret. Ëeiss, pati premierën e tij të parë në SHBA më 17 prill 2011, ndërsa sezoni i tij i gjashtë përfundoi më 26 qershor 2016.

Premiera e sezonit të shtatë, arriti të thyejë rekordin e shikueshmërisë, ku 16.1 milionë amerikanë të HBO ndoqën episodin e parë “Dragonstones”, çka tregoi një rritje me 50% krahasuar me premierën e sezonit të 6.

Game of Thrones është seriali televiz më i gjatë dhe më i shtrenjtë në botë. Është një histori epike, e cila përshkruan me fantazi armiqësitë e përgjakshme ndërmjet familjeve, me simbole dhe shpata, beteja apokaliptike ndërmjet njerëzve gjigandë, dragonjve dhe të pavdekshmëve.

Por pas kësaj tabloje fshihet një histori magjepsëse e ambicies, lakmisë, humbjes, tradhtisë dhe ndjekjes së pushtetit.

Me fabula të shumta, ngjarje komplekse, skena erotike dhe dhune, seriali shfaqet në 118 vende në të gjithë botën.

Seriali i famshëm eshte i bazuar ne serinë e romaneve epiko-fantazi “A Song of Ice and Fire” shkruar nga George R. R. Martin, me 58 milionë kopje të shitura në gjithë botën.

Producentët, megjithatë e kanë çuar një hap më tej sagën legjendare, me situata që kapërcejnë faqet e librit.

Një botë feudale, ku pushteti vendoset nga intrigat në kohë paqeje, dhe ndëshkimeve gjatë luftës.

Një komplot i madh politik, pa e ditur se kush do të fitojë apo humb.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *