Game over! Merr fund rekordi i pathyeshmërisë së Murinjos

anazapta

Chelsea ka pësuar një humbje tronditëse nga Sunderland në “Stamford Bridge”, duke i zvogëluar shumë shanset për titullin. Skuadra e Zhoze Murinjos e nisi mirë takimin, kur kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Eto’o. Sunderland, i cili vinte pas një barazimi të pabesueshëm 2-2 me Manchester City në mesjavë, arriti të barazonte vetëm pak minuta më pas. Në pjesën e dytë, italiani Fabio Borini shënoi golin e fitores nga pika e penalltisë, tetë minuta para fundit. Një hap i madh fals përballë skuadrës së vendit të fundit në renditje, e cila e ka ndërprerë serinë e humbjeve radhazi me dy rezultate të pashpresuar kurrë në transfertë, përballë dy pretendentëve për titull. Me humbjen e pësuar, Chelsea mbetet dy pikë poshtë Liverpulit, i cili luan sot në Noruiç dhe do të kërkojë ta çojë në pesë diferencën. Manchester City ka gjashtë pikë dhe një ndeshje më pak aktualisht se të kuqtë, me të cilët u ndeshën dhe humbën të dielën e kaluar në “Anfield Road”. Një fitore tjetër nga Liverpuli sot do ta sillte fare afër titullin e 19-të për skuadrën e Brendan Rodgers. Skuadra e tij nuk luan në asnjë kompeticion tjetër, ndërkohë që dje te Chelsea ka ndikuar me siguri edhe ndeshja e së mërkurës së ardhshme me Atletiko Madrid, për gjysmëfinalet e Champions League. Me humbjen e djeshme merr fund edhe rekordi i pathyeshmërisë së Zhoze Murinjos në “Stamford Bridge”, me 77 rezultatet pozitive radhazi.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *