Gana e ka tërhequr njohjen e Kosovës, bëri të ditur për agjencinë e lajmeve AFP, ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi të Afrikës Perëndimore.
“Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovën si një shtet i pavarur”, i tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Ganës, Charles Owiredu, agjencisë AFP. Arsyet e tërheqjes së njohjes i janë komunikuar edhe Serbisë, tha ai.
“Vendimi për njohjen e Kosovës rezultoi të ishte i parakohshëm”, thuhet në njoftimin e autoriteteve të Ganës. “Gana e ka marrë parasysh dialogun midis Serbisë dhe Kosovës që synon zgjidhjen e çështjes”, është thënë në njoftim.
o.j/dita

E Habitshme,
E Dhimbeshme por e pritshme.
Serbia po avancon Interesin e saj Kombetar, duke ndjekur oblikimet e saj Kushtetuese per shtetin Unitar me Kosoven Brenda, duke zvogeluar njohjet. Dhe ata nuk po bejne shaka.
Ajo qe un nuk kuptoj dot eshte Historia dhe Histeria e Minishengenit Ballkanik dhe se cfar Objektivash Kombetar do arrijme me te.
Nga ca llogari te thjeshta, ne kete perpjekje “Shengenase”, ne(Shqiptaret ne Balkan) jemi:
1- humbsit e Medhenj, ose
2-Ne rastim me te mire nuk kemi asnje lloj perfitimi.
Ka disa Analist, ne forem fruti, apo disa pa flok fare, qe shikojne perfitime nga ky minishengen…
Epo cti besh……
Kjo eshte Shqiperia, keta jemi ne.
Aty ku nuk marrim vesh fare, e cojme Zerin dhe me Lart me logjiken ton Absurde.
Keshtu ndodhi dhe me Asgjesimin e Agjenteve Kimik- Muç Nano, Birbiloste si Eksperti me i Mire i Fushes, dhe ende se kupton se ckemi Humbur.
Gjithsesi, Tani eshte koha ti thuhet JO, takimit te Durrsit, sepse kjo iniciative Aguridhe çon uji veç tek “Mulliri Serb”.
Duhet te jesh Dieletant apo i “Kapur”, te ndermarresh veprime te tilla ne dem te Interesit Kombetar.
P.S
E Habitshme se ky Ministri yn i Jashtem(ne detyre), ka lexuar shum libra…
Me sa duket i paska lexuar ne “Raftin e Jo te Duhur” per te qen minister
Rama nuk i thote dot Jo takimit te Durrsit sepse ai eshte pikerisht nga ata politikane qe vene interesat private para interesave te kombit !
Taxen 200%pra per Serbine edhe jo autostrades nepermjet kosoves!