“Gangham style” thyen çdo rekord në Youtube

anazapta

Koreani Psy ka arritur të thyejë të gjitha rekordet e vendosura ndonjëherë në Youtube. Për gjashtë muaj, videoja e këngës “Gangham Style” ka kaluar shifrën e 1 miliardë klikimeve. PSy ka lënë pas Justin Bieber, një ndër më të klikuarit dhe idhull i adoleshentëve, i cili videon më të klikuar e ka në shifrën 815 milionë klikime.

Psy, 34-vjeçari me origjinë nga Koreja, ka njohur një sukses të jashtëzakonshëm gjatë pjesës së dytë të vitit 2012. Këngët e tij i kanë sjellë fitime miliona dollarëshe dhe është bërë i njohur në mbarë botën.

Rekordi i pritshëm i “Gangham Style” u lidh kohët e fundit me teoritë konspirative të fundit të botës.  Në internet u shpërnda një e ashtuquajtur profeci e Nostradamusit, sipas të cilës, bota do të shkatërrohej sapo kënga e Psy të arrinte në 1 miliard klikime.

E ndërsa tullumbacja e fundit të botës u shfry pa zhurmë para syve të mbarë globit, Psy vijon të shijojë frytet e muzikës së tij mjaft të pëlqyer.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *