Gara: kush i afrohet më shumë Ramës

anazapta

Këta muajt e qeverisë së majtë, përveç ndryshimeve që kanë ndodhur si rezultat i një qeverie të re, është konstatuar edhe një fenomen që më parë nuk ekzistonte. Shumë deputetë demokratë kanë një dëshirë të madhe të jenë pranë kryeministrit Rama. Dhe kjo është gjë e mirë. Kemi disa raste kur deputetët e PD-së janë shfaqur publikisht në krah të Edi Ramës në aktivitete të ndryshme. Kjo është një risi për politikën shqiptare, pasi në kohën që vendin e drejtonte Berisha, maksimumi që bënte ky për deputetët e opozitës ishte se deklaronte se do ua bënte fytyrën më të zezë se këpuca.

rama-pollo-dodaNë foton e parë shfaqet deputetja Mesila Doda, që është pranë kreut të qeverisë në një aktivitet për ditën e rinisë. Në foton e dytë ndodhet deputetja Majlinda Bregu, në një takim për integrimin pak ditë më parë, me rastin e marrjes së presidencës së BE-së nga ana e Italisë. Dhe te fotoja e tretë është Genc Pollo, që shtrëngon dorën miqësisht me kryeministrin në promovimin e librit të kryetarit të  Qendrës për Strategjitë Liberale, Ivan Krastev, me titull “I besojmë mosbesimit”. Fakti që PD drejtohet nga dy kryetarë e bën të vështirë të kuptohet nëse Basha nuk u pëlqen këtyre demokratëve apo Rama arrin t’i zbusë dhe të dalë bashkë me ta publikisht. Nejse, nuk ka gjë të keqe të kenë mirëkuptim…

Share This Article
11 Comments
  • Po dihet..keta te PD-se per ‘njecik’ PUSHTET jane gati t’i lepijne ‘bythen’ EDIT, e jo me t’i afrohen.Prisni kur te kerkojne teseren e PS-se.

  • SHkoi Berisha pa e ftuar ne takim tek Z Baros bashke me kok qypin Basha cmund te presesh nga keta te tjeret qe jane jashteqitja e P.D

  • politika eshte biznesi me i sigurte,
    Te gjithe keta jane aksionere te vjeter ndaj nuk pritet gje tjeter vechse BASHKEPUNIMIT.
    U nderrua thjesht “kryetari i bordit”,(kryeministri).
    Na ka marre malli per brachen dhe arrestimet e premtuara prej tij.

  • ore vertete ku eshte bracja qe do ti fuse ne burg apo i kane dhene ndonje cope kocke dhe ja kane mbyllur gojen

  • Edhe jane DINAKER, bejne sikur shohin FLAMURIN apo ndonje send me vlere, me nje fjale i afrohen me ‘TAKT’, bejne sikur nuk duan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *