Amerika, Gjermania, Italia, Danimarka, Polonia dhe Sllovenia konkurruan në garën dy-ditore të quajtur “Sifda e Tankeve për Europën e Fortë”.
Skuadrat me nga katër tanke secila duhej të kalonin pengesa të ndryshme dhe të testonin shënjestrat.
Në vend të gjashtë doli Italia, me tankun italian “Ariete”, 54 ton. 4 pjesëtarë ekuipazhi, i armatosur me predha 120 mm dhe mitralozë 2×7.62 mm. Shpejtësia 48 km/orë në rrugë, 28/km orë jashtë rruge. Karburanti mban për 499 kilometra.
Në vend të pestë, Sllovenia. Tanku “M84”, 41.5 ton, i prodhuar në Jugosllavi. 3 pjesëtarë ekuipazhi, predha 120 mm, mitralozë 12.7 mm, 7.62 mm. Shpejtësia 67 km/orë. Karburanti mban për 700 kilometra.
Në vend të katërt, Amerika. Tanku “M1A2 Abrams SEP”, 62 ton. 4 pjesëtarë ekuipazhi, predha 120 mm, mitralozë 12.7 mm, 2x 7.62 mm. Shpejtësia 65 km/orë në rrugë, 40 km/orë jashtë rruge. Karburanti, 386 km.
Në vend të tretë, Polonia. Tanku gjerman “Leopard 2A5”, 62.5 ton. 4 pjesëtarë ekuipazhi, predha 120 mm, mitralozë 2x 7.62 mm. Shpejtësia 75 km/orë. Karburanti mban për 499 kilometra.
Në vend të dytë, Danimarka. Tanku gjerman “Leopard 2A5”, 62 ton. 4 pjesëtarë ekuipazhi, predha 120 mm, mitralozë 2x 7.62 mm. Shpejtësia 75 km/orë. Karburanti mban për 499 kilometra.
Në vend të parë, Gjermania. Tanku gjerman “Leopard 2A6”, 62 ton. 4 pjesëtarë ekuipazhi, predha 120 mm, mitralozë 2x 7.62 mm. Shpejtësia 67 km/orë. Karburanti mban për 499 kilometra.
