Gara në 8 degë/ Konkurimi për 2021, kuotat e pranimeve tek Gjuhët e Huaja

Ornela

Tetë janë programet e studimit për të cilat do të mund të konkurojnë maturantët që duan të ndjekin studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës për pranimet e vitit të ri akademik 2021-2022. Sipas vendimit të marrë nga Senati Akademik i UT në këtë fakultet do të pranohen në ciklin e parë të studimeve 850 kandidatë.

Dega e gjuhës angleze ka edhe numrin më të lartë të pranimeve të reja me 240 kuota, ndjekur nga italishtja  me 150 kuota, frengjishtja 120 kuota, gjuha gjermane po ashtu 120 kuota, spanjishtja 90 kuota, gjuha turke 60 kuota, ajo greke 40 kuota, si dhe gjuha ruse me 30 kuota.

Ndryshe nga sa ndodhur me fakultetet e tjera, përzgjedhja e fituesve të rinj në këto degë kushtëzohet vetëm nga mesatarja e shkollës së mesme. “Nota mesatare aritmetike (e thjeshtë) e tre viteve të shkollës së mesme, përfshirë dhe notat e Maturës Shtetërore përbën 100% të kriterit në përzgjedhjen e fituesve të rinj që do të ndjekin studimet e larta në këtë fakultet”, sqarojnë autoritetet e Universitetit të Tiranës.

Për të hyrë në garë për vijimin e studimeve të larta në të gjitha fakultetet publike në vend, kriteri bazë që duhet të përmbushë secili maturant, apo kandidat tjetër që përfshihet në garë, është mesatarja minimale e gjimnazit që pritet të miratohet nga qeveria. Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e treguesve, si vijon: “mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të Maturës Shtetërore”

Sipas kushteve të përcaktuara në Ligjin e arsimit të lartë, programet e ciklit të parë të studimit, referuar organizohen me jo më pak se 180 kredite evropiane dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.

Kuotat e pranimit për 2021

  • Gjuhë Frënge                          120
  • Gjuhë Italiane                         150
  • Gjuhë Gjermane                      120
  • Gjuhë Spanjolle                      90
  • Gjuhë Turke                            60
  • Gjuhë Greke                            40
  • Gjuhë Ruse                             30
  • Gjuhë Angleze                        240
Share This Article
1 Comment
  • o shqiptare mos harxhoni as kohe e as leke per te marr diploma koti te filologjiku. prisni spakun te arrestoje gjysmen e pedagogeve pastaj konkuroni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *