Gara në Facebook, Berisha më shumë fansa se Rama në Filipine, por jo në Shqipëri

anazapta

Ish-kryeministri Berisha e nisi në fund të 2012-s marrëdhënien e tij me rrjetet sociale. Pavarësisht se në deklaratat e tij kishte ironizuar shpesh Ramën për përdorimin e Tëitterit, Berisha iu “dorëzua” teknologjisë, për shkak edhe të afrimit të fushatës së 23 qershorit.

Gati dy vjet pas hapjes së faqes së tij në Facebook, Berisha rezulton mjaft popullor në trevat shqiptare. Por sipas rezultateve nga televizioni gjerman Stern që dalin nga faqja e Berishës në Facebook rezulton se janë 36846 filipinas ata që pëlqejnë faqen e tij, duke e renditur Filipinen të katërtën në listë.

Në 10 shtetet e para rezultojnë edhe India me 28606 pëlqime dhe Pakistani me 23982 pëlqime për Berishën. Në listë nuk mungojnë as pëlqimet nga Gana, Sri Lanka dhe Vietnami me 1250 pëlqime që rezulton shteti i fundit në listë.

Sipas të njëjtit vëzhgim, kryeministri aktual Edi Rama, në Filipine është më pak i njohur, ku vetëm 429 shtetas të vendit aziatik e pëlqejnë. Megjithatë, Rama nuk është pak i pëlqyer në Indi dhe Pakistan me nga 1036 dhe 894 pëlqime. Gjithashtu, Rama ka fansa edhe në Indonezi, Tailandë, Brazil edhe Meksikë.

Nga një vëzhgim i shpejtë i profileve të të dy rivalëve politikë, kuptohet se Berisha, pas Shqipërisë, është më i preferuar në Serbi; ndërsa Rama, në Itali, ku jetojnë një numër i madh emigrantësh shqiptarë.

Grafiku per popullaritetin e Rames
Grafiku per popullaritetin e Rames

 

Grafiku per popullaritetin e Berishes
Grafiku per popullaritetin e Berishes
Share This Article
10 Comments
  • Berisha e Rama fansa ne Facebook ? Sa me shume te jene keto fansa te ketyre te dyve aq me e madhe eshte garancia fatkeqe qe Shqiperia nuk perparon kurre. Keta te dy jane si tenxherja me kapakun. Po mungoi njeri, tjetri ngel bosh. Por te dy bashke, plus me fansa pas japin siguri te vazhdimesise te… politikes se dhjetoristeve te Ramizit qe kane ngelur prapa ne kohe. Shqiperise i duhen politikane qe mos kene lidhje me ate dhjetor te inskenuar te Ramiz Alise.

  • ore njerez kuptoni apo jo??? fansat dhe liket ne facebook mund te blihen..kush do hap nje faqe dhe blen 1 cent = 1 like..gjithashtu dhe ne twiter…e sali hajvani i ka blere se ka parane tjetri

  • *******************************************************************************************************

    Kafsha-Veriore, Maloku-Psikopat Sali Bisha “Mashtrusi Inkriminuar” edhe ne Facebook.

    Si shqiptaret per 23 vjet (cerek-shekulli) paskan besur kete “Perbindsh-Mashtrus-Verior” ?

    *******************************************************************************************************

  • ————————————————————————————–

    Edhe Internetin kerkon t’e mashtroj ….

    Tamam kafsh-mali.

    ————————————————————————————–

  • Saliu eshte ordiner sepse fansat e tij jane : Brenda vendit te manipuluara me te gjitha mjetet e mundshme. Jashte vendit, vetem ne talerbanet e lindjes se mesme ( ku edhe na futi, ne Aleancen Islamike bashke me swervilin e tij Gazidede.).

  • po keto blihen lehtesisht fare. saliu i blen dhe pastaj ben sikur eshte popullor ne bote. si gjithmone, doktori eshte fals.

  • Saliu,ky mashtruesi i madh do te dali i pari kudo:Per thashetheme,ofendime, te bertitura-lebetitura,genjeshtra,hipokrizira,i etur per karrike-karierist,vjedheje,vrasje,shitje trojesh toke e deti,provokator,pra i 101 te kqijave si askund tjeter ne bote.Dhe prap nuk heq dore nga politika,ku me shamin ne xhepin e vogel te xhaketes i duket vetja i bukur si SANÇO-PANÇo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *