Gara në fund të tabelës, shpreson edhe Apolonia

Dita

Fitorja e Apolonisë me Elbasanin rihap luftën për mbijetesë, edhe pse teorikisht Teuta ruan diferencën prej 6 pikësh që kishte me ndjekësin më të afërt, që në përfundim të kësaj javë bëhen dy. Verdheblutë dhe fierakët janë të pozicionuar në dy vendet e fundit të klasifikimit me nga 13 pikë, 6 pikë prapa Teutës që vijon me rezultatet negative javë pas jave. Megjithatë suksesi i formacionit të Artan Mërgjyshit në Pogradec ndaj Elbasanit është shumë i rëndësishëm jo vetëm për këtë skuadër, por edhe për bukurinë e kampionatit.

Java e 26-të rezervon një tjetër duel direkt, ku në “Loni Papuçiu” Apolonia pret Teutën, me shpresën për të vijuar rrugën e nisur dhe për të çuar në tre pikë diferencën me kundërshtarin.

Ndërkohë një ndeshje në shtëpi ka edhe Elbasani që pret Laçin, me objektivin e vetëm fitoren për të mbajtur të gjalla shpresat. Kur duhen edhe dy javë nga fundi i fazës së tretë tashmë llogaritë të bëjnë të mendosh se mbijetesa, që konsiderohej si një diskutim i mbyllur, duket të jetë hapur plotësisht. Në javën e 27-të Apolonia do të udhëtojë në fushën e Laçit, Elbasani në kryeqytet për t’u përballur me Partizanin, ndërsa Teuta do të presë Tiranën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *