Krahas kritereve të pranimit të miratuara për çdo program, në fazën e aplikimit për studimet e larta, duhet të shihni me kujdes edhe numrin e kuotave të miratuara për çdo degë të fakulteteve publike dhe atyre private.
Kjo në mënyrë që të vlerësoni me kujdes degët që ju krijojnë më shumë shanse për të qenë fitues (sipas rezultateve që keni grumbulluar në procesin e konkurimit). Regjistrimi i kërkesave online për raundin e parë të fituesve do të vijojë deri në datën 4 gusht.
Në këto kushte, të gjithë maturantët që nuk kanë kryer aplikimin përfundimtar, kanë ende mundësi që të bëjnë edhe ndryshimin e preferencave në rast se e vlerësojnë si më të favorshme.
Për të orientuar maturantët në lidhje me shanset që kanë për të fituar studimet e larta në programet e tyre të preferuara, universitetet kanë zbardhur tashmë edhe kuotat e pranimeve për të gjitha programet e studimeve që ofrojnë, si në publik, ashtu edhe në privat.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë ndarjen e kuotave për të gjitha degët e 12 institucioneve publike të arsimit të lartë, ku krahas programeve “Bachelor”, detajohen edhe degët me karakter profesional, të cilat janë mundësia e vetme për vijimin e studimeve të larta nga maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme më të ulët se sa nota 6.
Sipas kritereve të zbardhura në “Manualin e Aplikimeve”, çdo maturant, apo kandidat i viteve të shkuara ka të drejtë që në formularin A2 të preferencave të regjistrojë deri në 10 degë të preferuara, e nëse fiton në më shumë se një prej tyre, mund të zgjedhë vetë më pas se në cilin fakultetet do të bëjë regjistrimin për të zyrtarizuar statusin e studentit.
Sikundër e theksuam edhe më lart, në rastet kur mesatarja e hedhur në sistem është më e vogël se nota 6, gjatë plotësimit të formularit të preferencave, maturantit do t’i shfaqet vetëm lista me programet e studimit 2-vjeçare me karakter profesional që universitetet publike, apo private ofrojnë për pranimet e vitit të ri akademik.
Ndërsa për të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve dhe të Universitetit të Sporteve të Tiranës, programet “Edukim Fizik dhe Sporte” të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër, programi i studimit “Edukim Fizik dhe Sporte” të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, krahas kriterit të mesatares, maturantët do u nënshtrohen edhe konkurseve të pranimit të organizuar nga këto institucione publike të arsimit të lartë.
Sipas afateve të përcaktuara nga MASR, konkurset e pranimit për këto degë do të zhvillohen ndërmjet datave 11 dhe 27 gusht. Rezultatet e testimeve individuale që do të zhvillohen në këto data janë vendimtare për të fituar studimet e larta në këto institucione të arsimit të lartë publik.
Në përfundim të procesit të aplikimit, të gjitha të dhënat e mbledhura nga regjistrimet online do t’u kalojnë universiteteve, të cilat në varësi të kritereve të përcaktuara do të shpallin edhe maturantët që do të vijojnë për herë të parë studimet universitare në programet e tyre përgjatë vitit të ri akademik 2018-2019.
Shpallja e fituesve për raundin e parë
Në udhëzimin e miratuar nga dikasteri i Arsimit, saktësohet se lista e parë e fituesve do të dalë në datën 28 gusht. Ndërsa regjistrimet do të bëhen në datat 30 gusht-12 shtator. Edhe për këtë vit regjistrimet e raundit të parë do të zhvillohen në 7 minifaza regjistrimesh 48-orëshe.
Çka do të thotë se kur aplikanti është shpallur fitues në një program të caktuar, ai duhet të shkojë pranë sekretarisë mësimore me dokumentacionin përkatës dhe të bëjë regjistrimin si fitues. Për të marrë statusin si student, ky kandidat duhet të respektojë afatin e regjistrimit prej 48 orësh.
Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda këtij afati, ai e humbet të drejtën e regjistrimit në atë program ku është shpallu fitues. Në këto kushte, vija e kuqe e fituesve në raundin e parë do të spostohet 7 herë sipas numrit të kuotave që do të mbeten të paplotësuara nga mbyllja e secilës minifazë regjistrimesh.
Në fund të përfundimit të kësaj faze 14 ditore regjistrimesh do të bëhen edhe verifikimet përkatëse në lidhje me numrin e kandidatëve të regjistruar në secilin program studimi të universiteteve publike, duke identifikuar kështu edhe vendet e mbetura bosh, kuota të cilat do të jenë pjesë e raundit të dytë të pranimeve.
UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË
Fakulteti i Mjekësisë
Mjekësi e Përgjithshme 260
Farmaci 100
Shëndet Publik 18
Fakulteti i Mjekësisë Dentare
Stomatologji 100
Teknikë Dentare 60
Higjienist Dentar 60
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Infermieri e Përgjithshme 240
Mami 32
Teknikë e Lartë Laboratorike 50
Fizioterapi 50
Logopedi 20
Imazheri 50
UNIVERSITETI I TIRANËS
Fakulteti Histori Filologji
Programi i studimit Kuotat
Histori 180
Gjeografi 180
Gjuhë letërsi 180
Gazetari 120
Arkeologji 100
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Biologji 100
Bioteknologji 100
Kimi 100
Kimi industriale dhe Mjedisore 100
Kimi dhe teknologji ushqimore 100
Matematikë 100
Fizikë 100
Informatikë 200
Teknologji Informacioni 100
Inxhinieri matematike dhe informatike 100
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Gjuhë angleze 240
Gjuhë gjermane 120
Gjuhë italiane 150
Gjuhë greke 90
Gjuhë frënge 120
Gjuhë turke 90
Gjuhë ruse 80
Gjuhë spanjolle 90
Fakulteti i Shkencave Sociale
Psikologji 110
Punë sociale 100
Filozofi 90
Sociologji 100
Shkenca Politike 100
Administrim dhe Politika Sociale 100
Fakulteti Ekonomik
Administrim–Biznes 460
Ekonomiks 110
Financë 460
Informatikë Ekonomike 250
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 700 kuota
Filiali UT Sarandë
Administrim Binzes 75
Gjuhë Angleze 50
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit
Inxhinieri Ndërtimi 150
Inxhinieri Hidroteknike 70
Inxhinieri Mjedisi 70
Inxhinieri Gjeodezi 65
Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës
Arkitekturë (Arkitekt) 110
Arkitekturë (Urbanist) 55
Arkitektur interier dhe dizajn 30
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike
Inxhinieri Elektrike (Automatizim i Industrisë) 70
Inxhinieri Elektrike (Energjetike) 70
Inxhinieri Mekatronike 70
Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike
Inxhinieri Fizike 80
Inxhinieri Matematike 80
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Inxhinieri Mekanike 145
Inxhinieri Tekstile dhe Modë 70
Inxhinieri Materiale 55
Inxhinieri Ekonomike 85
Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
Shkencat e Tokës 70
Inxhinieri Gjeoburimesh 100
Inxhinieri Gjeoinformatike 70
Inxhinieri Gjeomjedis 60
Fakulteti i Teknologjisë dhe Informacionit
Inxhinieri Elektronike 120
Inxhinieri Informatike 120
Inxhinieri Telekomunikacioni 120
UNIVERSITETI I SPORTEVE TË TIRANËS
Shkencat e Lëvizjes 150
Fushat e Veprimtarisë Fizike, të Shëndetit dhe të Rekreacionit 150
UNIVERSITETI I ARTEVE TIRANË
Fakulteti i Artit Skenik
Regji Filmi dhe Televizioni 16
Aktrim 10
Regji 14
Skenografi – Kostumografi 16
Koreografi 16
Fakulteti i Arteve të Bukura
Pikturë 50
Skulpturë 12
Fakulteti i Muzikës
Muzikologji 3
Kompozim 4
Dirizhim 3
Piano 6
Violinë 11
Violonçel 2
Violë 4
Kitarë 6
Kontrabas 3
Flaut 3
Oboe 3
Klarinetë 7
Fagot 3
Korno 3
Trombë 0
Trombon 0
Bastubë 2
Kanto 13
Pedagogji Muzikore 15
Fizarmonikë Klasike 4
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Menaxhim Agrobiznesi 120
Ekonomi dhe Politikë Agrare 90
Finance-kontabilitet 120
Menaxhim i Turizmit Rural 90
Informatikë Biznesi 90
Ekonomiks i Aplikuar 90
Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
Mbrojtje bimësh 120
Hortikulturë 120
Prodhim bimor 120
Zootekni dhe biznes blegtoral 120
Akuakulturë dhe Menaxhim Peshkimi 120
Agromjedis dhe ekologji 130
Inxhinieri agrare-Agromekanizim 120
Shkenca Mjedisore me profil në Menaxhimin e Burimeve Natyrore 80
Inxhinieri Agrare me profil Arkitekturë Peisazhi 90
Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Teknologji Agroushqimore 102
Vreshtari-Enologji 104
Shkenca e të Ushqyerit 85
Fakulteti i Shkencave Pyjore
Mbarështim Pyjesh 65
Përpunim Druri 65
Inxhinieri përpunim Druri 40
Fakulteti i Mjekësisë Veterinare
Mjekësi Veterinare 110
Menaxhim Veterinar (2vjeçar) 60
UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR
Fakulteti i Shkencave Shoqërore
Gjuhë letërsi 100
Gazetari dhe komunikim 73
Histori 85
Gjeografi 90
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Matematikë 68
Fizikë 60
Informatikë 85
Biologji-Kimi 80
Infermieri e përgjithshme 120
Infermieri (Mami) 70
Infermieri (Fizioterapi) 35
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Mësuesi Arsimi Fillor 60
Mësuesi arsimi parashkollor 60
Psikologji 60
Punë sociale 60
Edukim fizik dhe sporte 70
Pedagogji muzikore 30
Pikturë grafike 30
Fakulteti Ekonomik
Financë-Kontabilitet 120
Administrim-Biznes 120
Turizëm 100
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Gjuhë Angleze 70
Gjuhë Italiane 60
Gjuhë Gjermane 60
Gjuhë Frënge 40
Fakulteti i Drejtësisë
Drejtësi 300
UNIVERSITETI “ISMAIL QEMALI” VLORË
Fakulteti i Shkencave Teknike
Matematikë 37
Fizikë 25
Shkenca Kompjuterike 60
Teknologji Informacioni 60
Informatikë 35
Inxhinieri Navale 40
Inxhinieri Mekanike 50
Navigacion 45
Kimi 30
Biologji 58
Inxhinieri Elektrike 50
Fakulteti i Ekonomisë
Administrim Biznesi 144
Menaxhim Turizmi 75
Ekonomiks 82
Financë 186
Kontabilitet 70
Marketing 75
Fakulteti i Shkencave Humane
Mësuesi për Arsimin Fillor 60
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 60
Pedagogji e Specializuar 30
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 90
Gjuhë Angleze 90
Gjuhë italiane 40
Histori-gjeografi 70
Drejtësi 220
Fakulteti i Shëndetit Publik
Infermieri e përgjithshme 190
Infermier Mami 90
UNIVERSITETI “EQREM ÇABEJ”, GJIROKASTËR
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Biologji-Kimi 20
Fizikë dhe Teknologji Informacioni 20
Matematikë-Fizikë 20
Matematikë-Informatikë 20
Teknologji Informacioni 35
Infermieri e Përgjithshme 80
Infermieri Mami 30
Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore
Histori-Gjeografi 35
Gjuhë-Letërsi Shqipe 35
Gjuhë Letërsi Angleze 40
Gjuhë Letërsi Italiane 15
Gjuhë Letërsi dhe Qytetërim Grek 15
Histori dhe Gjuhë Italiane 15
Mësuesi për Arsimin Fillor 40
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 40
Program 2-vjeçar “Edukatore për edukimin e fëmijërisë së hershme(0-3vjeç)” 35
Program Profesional 2-vjeçar “Udhërrëfyes turistik” 40
Fakulteti Ekonomik
Kontabilitet-Financë 60
Administrim-ublik 60
Ekonomi Turizmi 30
Program profesional 2- vjeçar “Asistent administrativ” 40
Program profesional 2- vjeçar “Ndihmës ekonomist” 40
Program profesional 2- vjeçar “Asistent Menaxher në Shërbimet Turistike”
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” NË DURRËS
Fakulteti i Biznesit
Administrim Biznesi 80
Menaxhim-Marketing 80
Shkenca Ekonomike 95
Financë-Kontabilitet 106
Bankë Financë 106
Menaxhim Hotel Restorant 70
Menaxhim Turizëm Kulturor 70
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 70
Komunikim dhe Marketing Digjital 50
Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike
Drejtësi 200
Shkenca Politike 70
Administrim Publik 70
Politikë Ekonomike 70
Marrëdhënie me Publikun 70
Histori 70
Fakulteti i Studimeve profesionale
Infermieri e Përgjithshme 129
Mami 51
Fizioterapi 48
Navigacion dhe Peshkim Detar 38
Teknikë Elektrike (2 vjeçar) 43
Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime (2 vjeçar) 43
Asistencë Stomatologji (2 vjeçar) 44
Menaxhim Ndërtimi (2 vjeçar) 43
Menaxhim Transporti (2 vjeçar) 43
Asistencë Ligjore (2 vjeçar) 34
Asistencë Administrative (2 vjeçar) 34
Teknologji Automobilash (2 vjeçar) 42
Teknikë e Rrjeteve Kompjuterike (2 vjeçar) 33
Informatikë Praktike (2 vjeçar) 32
Fakulteti i Edukimit
Gjuhë Angleze 70
Mësuesi për Arsim Fillor 70
Mësuesi për Arsim Parashkollor 55
Gjuhë Letërsi-Anglisht 80
Gjermanisht-Anglisht 45
Ekspert në Proceset e Formimit 55
Psikologji 50
Filozofi Sociologji 55
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit
Shkenca Kompjuterike 100
Sistemet e Informacionit 100
Teknologji Informacioni 100
Matematikë-Informatikë 100
Informatikë-Anglisht 65
Multimedia dhe Televizion Dixhital 65
Fakulteti i Studimeve të Integruara për Praktikën
Menaxhim i Bankave (Program në gjuhë angleze) 28
Menaxhim i Hoteleri Turizëm (Program në gjuhë angleze) 28
“Menaxhim i Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 25
UNIVERSITETI I KORÇËS “FAN S. NOLI”
Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë
Gjuhë-Letërsi 50
Gjuhë dhe Kulture Frënge 30
Gjuhë Angleze 65
Mësuesi për Arsimin Fillor 40
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 20
Histori-Gjeografi 50
Edukim për foshnjërinë dhe fëmijërinë e hershme
Program 2- vjeçar “Mbështetës Zyre për Komunikim Bibliotekë dhe Arkiv 35
Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane
Filozofi-Sociologji 45
Matematikë-Fizikë 30
Matematikë-Informatikë 30
Biologji- Kimi 49
Teknologji Informacioni 35
Infermieri e përgjithshme 90
Mami (Infermier) 40
Administrim dhe Politika Sociale 60
Program profesional 2- vjeçar “Shërbim Social” 35
Fakulteti i Ekonomisë
Financë-Kontabilitet 100
Menaxhim 90
Administrim Biznesi në Marketing 80
Administrim Biznesi në Turizëm 80
Program profesional 2- vjeçar “Asistent Menaxher” 35
Bachelor në “Informatikë Biznesi” 80
Bachelor në “Biznes dhe Tregti” 35
Ekonomiks 60
Fakulteti i Bujqësisë
Agroushqim 50
Agrobiznes 50
Inxhinieri Agronomike 60
Mjekësi e Bimëve dhe Hortikulture 40
Program profesional 2- vjeçar “Menaxhim Veterinar” 45
Program profesional 2- vjeçar “Menaxhim Biznesi Bujqësor” 55
Program Profesional 2-vjeçar “Teknika të prodhimit të farave dhe fidanëve” 60
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI”, ELBASAN
Fakulteti i Shkencave Humane
Gjuhë-Letërsi 90
Gjuhë-Letërsi shqipe dhe Frënge 35
Histori- Gjeografi 80
Histori dhe gjuhë gjermane 35
Gjeografi dhe gjuhë italiane 48
Gjuhë angleze 105
Gjuhë gjermane 35
Gjuhë frënge 35
Gjuhë italiane 58
Gazetari 58
Gazetari-Anglisht 58
Gjuhe Shqipe dhe Rome 15
Program Profesional 2-vjeçar “Sekretar të specializuar dhe Administrativ” 70
Fakulteti i Shkencave të Natyrës
Biologji-Kimi 90
Matematikë-Fizikë 70
Teknologjitë e informacionit 120
Teknologji laboratori (2vjeçar) 100
Fizikë kompjuterike 40
Matematikë Informatike 70
Program Profesional 2-vjeçar “Mekatronikë” 100
Program Profesional 2-vjeçar “Logjistikë” 100
Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Infermieri e përgjithshme 200
Infermieri-Mami 130
Fizioterapi 100
Logopedi 80
Imazheri 100
Teknologji laboratori 100
Fakulteti i Shkencave të Edukimit
Mësuesi për Arsimin Fillor 89
Mësuesi për Arsimi Parashkollor 84
Edukim qytetar 50
Punonjës social 73
Filozofi-Sociologji 50
Psikologji 67
Edukim Fizik dhe Sporte 60
Fakulteti Ekonomik
Administrim-Biznes 115
Financë-Kontabilitet 115
Ekonomia dhe e drejta 115
Informatikë ekonomike 115
Ekonomi turizmi 70
Administrim biznesi dhe Inxhinieri 70
Shkenca Juridike në Biznes 70
Shkenca Juridike në Sektorin Publik 70
Pranvera Kola – DITA
