Gara për 2021-2022 dhe në vijim, mesatarja që duhet për të konkuruar në Universitet

J L

Pranvera Kola

 

Në garë për studimet e larta si në universitetet publike, ashtu edhe në ato private do të lejohet të marrin pjesë vetëm maturantët dhe kandidatët që plotësojnë kushtin e mesatares së miratuar nga Këshilli i Ministrave. Në vendimin më të fundit të kaluar nga qeveria, i cili gjatë ditës së djeshme është zbardhur në Fletoren Zyrtare, përcaktohet mesatarja e konkurimit për studimet universitare në ciklin e parë “Bachelor”, programin e integruar, si dhe në programet e nivelit të dytë “Master” për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend.

Duke nisur nga ky vit dhe në vijim, në këto programe kanë të drejtë që të aplikojnë studentët që kanë mesatare të shkollës së mesme nga nota 6.5 dhe lart, në varësi të degës së zgjedhur. Për programet e studimit të gjuhëve të huaja në garë do të mund të hyjnë vetëm maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme mbi notën 7, në degët e mjekësisë kërkohet mesatare edhe më e lartë, mbi 7.5 në varësi të degës së përzgjedhur.

Ndërsa në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” që japin akses në programet e ciklit të dytë “Master” në fushën e mësuesisë do të mund të garojnë kandidatët që kanë mesatare nga nota 7.5 e më lart. Ndryshe nga sa ishte përcaktuar në vendimin e mëparshëm për këto degë nuk do të ketë rritje të mesatares që duhet për të hyrë në konkurim. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuar për çdo degë të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, mesataren që duhet për të aplikuar në programet që japing akses për vijimin e ciklit të dytë të studimeve në fushën e mësuesisë.

Përjashtohen nga detyrimi i plotësimit të kriterit të notës mesatare kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional,  kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve në fushën e artit dhe të sportit, si dhe kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci.

Po ashtu edhe në rastet e transferimit të studimeve brenda apo jashtë vendit, në vitet e ndërmjetme të programeve të studimit, brenda të njëjtit cikël, studentët duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Nota mesatare për pranimin në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare e thjeshtë e këtyre treguesve: mesatares aritmetike të thjeshtë të notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë, si dhe mesatares aritmetike të thjeshtë të notave të provimeve të Maturës Shtetërore 2021, si dhe të maturave në vijim.

Grafikët

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *