Pas vlerësimit të aplikimeve të bëra nëpërmjet dosjes, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, zbardh listën zyrtare të kandidatëve që plotësojnë kriteret për të hyrë në testimin me shkrim për të fituar një nga vendet e lira të punës në infermieri, fizioterapi, mami, teknik laboratori, imazheri, si dhe logopedi, në institucionet mjekësore publike të vendit.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, deklaroi gjatë ditës së sotme se: “Janë 1945 kandidatë që do të testohen për 416 vende të lira pune”.
Konkretisht në testim do hyjnë 1376 infermierë, 300 mami, 59 fizioterapistë, 98 teknikë imazherie, 107 teknikë laboratori dhe 5 logopedistë.
Si shkak i numrit të madh të garuesve për këto vende të lira pune, është vendosur që testimi me shkrim të zhvillohet në katër qarqe të ndryshme, sipas një kalendari të përcaktuar datash, të cilin e gjeni të detajuar në vijim të shkrimit”, shkruan Dita.
Në Tiranë, testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 31 mars, në orën 14.00 në ambientet e Universitetit Mjekësor të Tiranës.
Për kandidatët e qarqeve Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, testimi do të kryhet në Vlorë më datë 2 prill, në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali” në orën 14.00.
Për kandidatët e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë, Kukës dhe Durrës, testimi do të zhvillohet më datë 3 prill në ambientet e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në orën 14.00.
Për kandidatët e qarqeve Elbasan, Korçë dhe Berat, testimi do të zhvillohet në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, në Elbasan në datën 4 prill, në orën 14.00.
p.k/dita

Deri tani duket sikur vertet po rilindet meritokracia, vendet e punes I nenshtrohen gares dhe pikeve. kush merr piket me te mundshme fiton edhe vendin e punes Ja kjo duhej bere me kohe por u deshen 27 vjet ! Teknollogjia duhet te shmang nderhyrjen e militanteve ne vendet e punes ku anashkalojne kriteret !
Te anashkalosh kriteret eshte njesoj sikur te vjedhesh grabisesh nje vlere te caktuar !
jane konkurse false,vendet e punes jane,si dhe cmimet e larta te shtepive,sepse shteti u ka vene cmim reference,po nuk ka vnedosur amortyizimin,nuk ka vendosur cmime tavane,dhe e fundit politikat financiare bankare te pakontrollueshme,me nje fiftim 4fish me te madh kredia jane zhgenjimi i madh i njerezve. them me mire refugjat ne vend te huaj se i huaj ne vendin tend,fakeqesia me e madhe e shqiperise sepse dikur te behej dhe nder sot me te ashtequajtuar te marin parate me lezet