Këtë të enjte janë dorëzuar dokumentet përkatëse për të gjithë kandidatët për kreun e bashkisë në 6 bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme me 6 mars.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se ka nisur puna për verifikimin e 20 kandidatëve të propozuar nga partitë politike në lidhje me dokumentacionin e tyre përkatës.
Me përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022. Nga 10 subjekte zgjedhore të regjistruara kanë depozituar dokumentacionin 4 subjekte.
Nga 11 parti të regjistruara, vetëm 4 subjekte çojnë kandidatë
Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Shkodër, zj. Majlinda Angoni
Durrës, zj. Emiriana Sako
Lushnje, zj. Eriselda Sefa
Rrogozhinë, z. Edison Memolla
Vorë, z. Blerim Shera
Dibër, z. Rahim Spahiu
Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi
Bashkia Dibër, z. Luan Haka
Bashkia Vorë, z. Ymer Marku
Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa
Bashkia Durrës, z. Luan Hoti
Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati
Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana
Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi
Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia
Bashkia Durrës, z. Ardian Muka
Bashkia Lushnje, z. Elton Bano
Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani
Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:
Bashkia Durrës, z. Jonid Nano
Bashkia Dibër, z. Dritan Torba.
j.l./ dita

Kuriozitet – PS ka ne Lushnje Eriselda Sefa , PD ne Lushnje Indrit Sefa ! Nuk do pyes se cfare jane me njeri tjetrin ! Pyetja kush nga keto eshte pasardhes i Firmetarit te Pavaresise Nebi Sefa !?