Gara për drejtuesit e rinj të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, të hënën testimi

Ornela

Pas vlerësimit të aplikimeve të paraqitura, janë përzgjedhur edhe kandidatët që do i nënshtrohen fazës finale të konkurimit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor në vend.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka shpallur ditën e djeshme se kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për të vazhduar konkurimin për pozicionet drejtor në Drejtoritë Rajonale të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për katër rajonet në Tiranë, Vlorë, Elbasa, si dhe Shkodër.

Konkretisht për Tiranën janë në garë Bora Salaj, Dritan Ulqinaku, Lindita Backa, Naile Balaj, si dhe Rudina Degjoni. Ndërsa për Rajonin e Shkodrës janë në garë: Amela Bushati dhe Astrit Beci.

Në Elbasan konkurojnë Lindita Backa dhe Xhevahir Budani. Garë e fortë do të zhvillohet edhe në Vlorë ku janë në garë: Eltar Deda, Perin Vogli, Klajdi Myzaferaj, Kreshnik Ternova, si dhe Kujtim Llapi. Vlerësimi i kandidaturave tashmë do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës së strukturuar.

“Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të jetë ditën e hënë me datë 21 janar, ora 11.00 në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, bëjnë me dije burimet zyrtare të këtij institucioni.

Krahas plotësimit të testimit me shkrim rreth njohurive të legjislacionit të fushës përkatëse, secili kandidat do t’i nënshtrohet edhe intervistës së strukturuar, ku do të shpalosë idetë e tij në lidhje me organizimin dhe zhvillimin e këtyre drejtorive.

Shpallja e fituesve do të përcaktohet nga totali i pikëve që secili kandidat ka grumbulluar nga aplikimi me dosje, intervista dhe testimi me shkrim.

DITA

 

Share This Article
1 Comment
  • Pse skena futur dhe Kristaq Huten nga drejtoria rajonale e shendetsise Durrës se ka eksperiencë në emërimet familjare në shendetesi. Ka emëruar nusen e djalit në administratën e tij ditën që është bërë drejtor për herë të 5 të dhe po ashtu dhe djalin po në shëndetësi, ky është drejtori që ndërron testen sa herë ndërrohen partite dhe çuditërisht merr zv/ drejtoresha të njëjtën grua

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *