Publikohen 625 fituesit e parë të testimit me shkrim të konkursit për efektiv në Policinë e Shtetit. Lista që po publikohet i përket të gjithë kandidatëve që dhanë testimin me shkrim më datat 18-19 mars, të ndarë në dy grupe çdo ditë. Në përfundim të procesit, kanë grumbulluar jo më pak se 60 pikë duke rezultuar fitues 177 aplikantë që i përkasin grupit të parë të konkurrimit dhe 213 aplikantë që i përkasin grupit të dytë për datën 18 mars. Kurse ditën e djeshme u shpallën 235 fitues, nga të cilët 160 në grupin e parë dhe 75 në grupin e dytë të konkurrimit. “Kandidatët të cilët rezultojnë fitues të testimit me shkrim, do t’i nënshtrohen fazave të tjera të konkurrimi, ku në vijim është procesi i testimit fizik. Rezultati i testit me shkrim përbën 50% të rezultatit të përgjithshëm të kandidatit”, njoftoi Policia e Shtetit.
Ditën e sotme kanë testim kandidatët 4921-5406 Qarku Korçë, 5407-5829 Qarku Gjirokastër, si dhe kandidatët me kodin 5830-6150 Qarku Fier, 6151-6791 Qarku Fier, 6792-7380 Qarku Elbasan. Më 21 mars është dita e fundit me grupin 7381-7667 Qarku Elbasan, 7668-8286 Qarku Durrës, 8287-8610 Qarku Dibër, 8611-8646 Qarku Dibër, 8647-9212 Qarku Berat, si dhe 9213-9845 Qarku Vlorë.
Testimet jepen të Pallati i Kongreseve në dy grupe, nis në orën 06:30 për të parin dhe në 11:30 për grupin e dytë. Kërkohet dokument identifikimi, fleta e pranimit e vulosur.
Do pranohen gjithsej 1 mijë vetë për policë, ku 50% do të jenë femra. Fëmijët e policëve të rënë në detyrë, sipas udhëzimit të ministrit të Brendshëm, shpallen fitues pa u futur fare në konkurs.






Hajde polic me shumic? Gjysma jane hajna.
10 000 kandidat tregojne papunesine e madhe te rinise te trasheguar nga Berisha dhe etjen e madhe te kesaj rinie per te konkuruar e per tu punesuar .