Familja e liderit të Dhjetorit ’90, Azem Hajdari, mbështet Lulzim Bashën në garën për kryetar të PD-së. Në një intervistë për GSH, djali i madh i Azemit, Kiri Hajdari, shpreh keqardhje për humbjen e thellë më 23 qershor dhe dorëheqjen e Berishës dhe thekson se një kryetar si Basha do të dijë të ringrejë PD-në dhe ta çojë drejt fitores së ardhshme.
“Sigurisht, ai është lideri historik i Partisë Demokratike, është gjithçka që janë vlerat shqiptare dhe të djathta. Unë dhe çdo demokrat do të kishim dashur që ai mesazh dorëheqjeje të kishte qenë tjetër. Uroj që dorëheqja të jetë rezultat matematik i fushatës. Uroj që ndikimi i tij të jetë prezent, në mbështetje të kryetarit të ri të PD-së, në rrugën për fitore, ringritjen e Partisë Demokratike. Padyshim që mbështesim Lulzim Bashën. Ai është një personalitet dhe vlerë e shtuar e Partisë Demokratike. Ai është më afër ideve të themeluesve të Partisë Demokratike, pra dhe të babait tim. Ai është fitues i një beteje të madhe elektorale siç është Bashkia e Tiranës si dhe kam besim të plotë që do të risjellë fitoren e Partisë e Demokratike në zgjedhjet e ardhshme. Është një individ transparent, qytetar, civil, që do të thotë se mbart një frymë të re politike perëndimore duke lënë pas forma tashmë primitive”, thotë ai.
Kiri Hajdari thotë se pavarësisht se në opozitë, ndihet më afër se kurrë pjesë e PD dhe parashikon se qeverisja socialiste do të jetë problematike, për shkak të asaj që ai e quan “ngarkesë nga e kaluara”.
CV-të e kandidatëve publikuar në faqen zyrtare të PD-së
Emri Mbiemri – Sokol Olldashi
Adresa – Njesia Bashkiake Nr2, Rruga “Dervish Hima”, Nr.12
Tiranë
Kombësia – Shqiptare
Ditëlindja – 17.12. 1972
Statusi civil – I martuar me dy fëmijë
Edukimi
2004 Kolegji i Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave
(Politikat e Sigurimit Kombëtar)
Tetor 1991 – Qershor 1995 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. (Diplomuar
jurist)
Shtator 1987 – Qershor 1991 Shkolla e Mesme e Përgjithshme, “Naim Frashëri”,
Durrës
Veprimtaria profesionale
Nëntor 1999 – Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1
Tetor 1995 – Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”
Tetor 1994 – Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)
Veprimtaria politike
Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990
Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së
Maj 2002 – Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
Maj 2005 – Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës
Anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002
Qershor 2001 – Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)
2005 – 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës
2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier
2013 e në vazhdim Deputet i Qarkut Fier
2005 – 2007 Ministër i Brendshëm
2007 – në vazhdim Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
Gjuhët e huaja – Anglisht, Italisht
Lulzim Basha
Lindur në Tiranë më 12 qershor 1974, Lulzim Basha mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi”, si dhe shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë.
Lulzim Basha u angazhua që në dhjetorin e 1990 bashkë me të rinj të tjerë gjimnazistë të Tiranës përkrah studentëve dhe Partisë Demokratike të sapothemeluar. Pjesëmarrës aktiv në protestat para dhe pas zgjedhjeve të Marsit 1991, gjatë zgjedhjeve të 1992 ai ishte vëzhgues i Partisë Demokratike në KQZ.
Në vitin 1993 Basha nisi studimet në Universitetin e Utrechtit në Hollandë, ku u diplomua në të Drejtën Europiane dhe Ndërkombëtare Publike.
Në vitin 1999 Lulzim Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti akt-akuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi. Ai më pas shërbeu në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku ndihmoi në krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.
Në korrik 2005 Lulzim Basha u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë si një nga përfaqësuesit e qytetit të Tiranës. Fitores së një prej zonave të vështira elektorale për Partinë Demikratike në Tiranë i parapriu angazhimi i Bashës si Koordinator i Komitetit të Orientimit të Politikave, Zëdhënës i Fushatës 2005 dhe pjesmarrja e tij në dhjetëra debate televizive përballë përfaqësuesve të mazhorancës socialiste.
Në qeverinë e re të Kryeministrit Berisha, Bashës iu besua fillimisht detyra e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Në këtë detyrë ai nisi punimet për ndërtimin e Rrugës së Kombit, autostradës Durrës-Kukës-Morinë, vepra më e madhe infrastrukturore e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri e cila bashkoi Shqipërinë me Kosovën.
Në maj 2007 Basha u zgjodh Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, në një kohë kur për herë të parë Shqipërinë e vizitoi një President në detyrë i SHBA-së, Xhorxh W. Bush. Gjatë drejtimit të diplomacisë nga Lulzim Basha, Shqipëria mori ftesën dhe një vit më pas u antarësua në NATO, hapi negociatat për liberalizimin e vizave me zonën Shengen, iu pranua aplikimi zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe Kosova u shpall e pavarur.
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 Lulzim Basha kryesoi fushatën elektorale në Qarkun e Elbasanit ku Partia Demokratike shënoi një rezultat historik duke marrë 7 nga 14 mandate në krahasim me 2 mandate në vitin 2005.
Në qeverinë e re Bashës iu besua portofoli i Ministrit të Brendshëm. Nën drejtimin e tij u përmbushën të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave në zonën Schengen, si dhe u arritën standarte të reja në luftën kundër krimit, aseteve kriminale dhe bashkëpunimit në fushën e rendit dhe sigurisë. Këto hapa bënë të mundur vendimin e Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë në dhjetor 2010.
Në vitin 2011, Lulzim Basha kandidoi kundër ish kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Fushata e Tiranës u konsiderua fushata më e mirë që Partia Demokratike kishte zhvilluar ndonjëherë. Fitorja e Bashës riktheu Partinë Demokratike në pushtet në Bashkinë e Tiranës pas 11 vitesh.
Gjatë më pak se dy viteve në drejtim të Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku Basha ka udhëhequr një proces transformimi të kryeqytetit shqiptar. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, permirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës dhe zbatimi i një numri projektesh strategjike për ta shndërruar Tiranën në një qytet modern dhe Europian janë shtyllat kryesore të këtij transformimi të përditshëm dhe të prekshëm për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vizitorët e kryeqytetit shqiptar.
Në qershor 2012 Basha u zgjodh Kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.

…. Vertete eshte ajo qe thote populli:
PD-ja sot nje ” Cate-Dragobie” eshte katandisur dhe mbushur vetem me Veriore malesh.
Olldashi eshte i lindur ne qytet, ne Durres … pra me kot lodhet dhe harxhon
energji ne Ceten-dragobi (PD) e cila sa vjen dhe po t’kuret deri ne shterim te plote
“zero”.
Sot populli po kupton se mes PS dhe PD jane du kultura ekstreme: “qyteterimi dhe
injoranca”.
E me qënse Bashën e bështetka ky bir i heroit të demokracisë që na hapën sytë i takon që Basha të jetë në krye të PD se qënka shumë i aftë
I shkreti djale, kush e di si e ka hallin qe i vjen keq per vrasesin e babajt te tij qe dha dorheqjen. Qe Kiri te mbeshtesi PD eshte sa legjitime po aq edhe e moralshme se duhet te shkoje ne gjurmet e babait te vet dhe me idealet e dhjetorit qe Azemi mundohesh t’i mbante te gjalla.Pikerisht per keto ideale, komunisti i pandreqshem Sali ne fillim i beri puc dhe i mori drejtimin e partise dhe me pas e injoroje,e bllokoje,e paralizoje, e perjashtoje, e luftoje dhe me ne fund organizoje t’a azgjesoje. Kjo histori more djale (Kiri) nuk mbaron me kaq se Saliu vendos edhe te perfitoje me vrasjen qe beri duke shfrutezuar trupin pa jete te babait tend qe e perdori si trung per te shperthyer deren e kryeministrise. Ti je deshmitar vete per ato qe kane ndodhur dhe ti tani nuk je me i vogel qe te embelsohesh nga “bonbonet” e Saliut.Ti duhet te investigosh vete ne privatesi dhe te gjesh vrasesin e babait tend qe te dish se kush t’a ka borxh gjakun. Ne rastin e vrasjes se Azemit jane dy gjaksore , ai qe udheroje dhe ai qe e ekzekutoje.
LADI USA
KJO bote qenka e ndyre djali i azem hajdarit mbeshtetes i pd ,,e tmereshme turpi nuk paska fund per keta njeres te pa principte kur te kujtonje pd more djale ty duhej te te dridhej mishi e jo te flasesh me kaq superlativa po juve nuk kini as nder as ndjenja e jo meshire qe nuk e njihni si nocion nuk kam se c te komentoj se njeres te tille ti kesh miq te prishin pune ti kesh hasem te hane mune ..mendjen tende as gomari mos e paste ……./////////
PD-ja sot eshte kthyer ne Cete-Dragobie (pa organizim, pa statut dhe rrompalle) … po grumbullon vetem Kuksian, Tropojan, Matjon … shtresa me e pakulturuar dhe e pa qyteteruar e Shqiperise.
Tani po flasin familjet e ” Deshmoreve “, te vrare per esape personale nga klanet Tropoja. U bene si familjet e deshmoreve qe jepnin rekomandime per pune e shkolle ne kohen e Dulles. PD e Tropojes ka kohe te rinovehet pas nja 3 mandatesh.