Kryesia e Partisë Demokratike ka votuar në mbledhjen e sotme me asnjë votë kundër anëtarët e Komisionit të Votimit me rastin e zgjedhjeve brenda PD-së, që do të zhvillohen më 22 korrik.
Me vendim të Kryesisë, për këtë post garojnë dy kandidatura, Lulzim Basha dhe Eduard Selami,
“BalkanWeb” mëson se në mbledhjen që zgjati 2 orë, Kryesia zgjodhi 7 anëtarë të Komisionit të Votimit. Ata janë 5 anëtarët Jemin Gjana, Tritan Shehu, Enkelejd Alibeaj, Dhurata Çupi dhe Bardh Spahia.
Gjithashtu, në këtë Komision do të kenë edhe dy kandidatët përfaqësuesit e tyre. Deri tani Basha ka zgjedhur Arben Ibron, ndërsa Eduard Selami ende nuk e ka bërë zgjedhjen e tij.
Gazetarja Elda Menga raporton se Minushe lazaj dhe Albert Avdyli janë ndihmësit e Komisionit.

Lul Basha si Enveri , ZGJOLLI BYRON POLITIKE !
Njoh personalisht : PROFESOR DR DRITAN SHEHU ” NJE MASHTRUES ORDINER ” ENKELEJD ALIBEJ NJE ISHE MINISTER IMMORAL ! Jemin Gjana : TE TRE I JENIÇERET E BERISHES !?! JA PSE LULI ESHTE JENIÇERI BERISHES !?!