Ndikimet politike, Arta Marku: Kajmaku u shkarkua pas hetimit tonë

Ornela

Gara për kryeprokuror ka hyrë në fazën e fundit të përzgjedhjes së personit që do të drejtojë edhe organin e akuzës, atë të intervistimit.

Pas njoftimit, tre kandidatët kanë pasur 10 ditë kohë që të përgatiten dhe sot ka dalë para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme, Arta Marku.

Anëtari i KLP Bujar Sheshi ka pyetur kryeprokuroren Arta Marku se çfarë garancie i ofron KLP, dhe a do të ishte në gjendje për t’i qëndruar larg presionit të politikës. Marku përmendi rastin e ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku.

“Këto dy vite kam punuar në presion politik dhe mediatik. Pa institucione të tjera. Kam dëshmuar se s’kam varësi nga politika. Kjo është bërë sa herë ka pasur një rast. Por në më shumë se një rast kam vërtetuar se s’kam lidhje me politikën. Rasti më i fundit është Agim Kajmaku. Nuk është tregues i vogël që ne e hetuam dhe ai u shkarkua. Kjo tregon se s’kam lidhje me politikën. Kam pasur mbështetje vetëm të njerëzve që kanë vlera morale dhe profesionale. Nuk kam mbështetje politike, më ka mbështetur faktori ndërkombëtar. Nëse në dy vite kam punuar e pavarur me një mandat të plotë është shumë më e thjeshtë”, tha Marku.

Kryeprokurorja Arta Marku ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme nuk me kryeministrin Edi Rama është takuar vetëm në kohën e protestave.

“Ishte koha e protestave kur u takova me Ramën. Takimi me Ramën nuk ka qenë raportues“, ka deklaruar ajo.

Më tej ajo ka deklaruar se në 2017 si kryeprokurore nuk e ka zgjedhur politika, por ka pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ajo ka theksuar se rasti i Agim Kajmakut, i cili u shpall në kërkim, tregoi se nuk ka lidhje me politikën.

“Më duhet t’u prezantoj që puna në Shkodër ka qenë e lartë, në vitin 2014 kam parë edhe përgëzime për punën atje. Më 2017 unë pata kurajon që të merrja pjesë në garën për kryeprokuror. Ka qenë një eksperiencë e mirë për mua, ka qenë periudhë jo e lehtë, ka pasur probleme me drejtësinë. Ka pasur kufizime të karakterit administrativ në sistem. Në sistem mungojnë hallkat. Puna ime nuk ka qenë e lehtë, kam hasur vështirësi në terren. Gjatë jetës sime jam marrë me shumë çështje. Kryesisht me veprat e korrupsionit. Kam fituar eksperiencë në luftën kundër korrupsionit”, është shprehur Arta Marku.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memcaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Një ditë më parë në mbledhje KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

O.J/DITA

Share This Article
4 Comments
  • Rasti Kajmaku eshte saktesisht e kunderta e cfare zj pretendon.
    Kajmaku u la pa mbrojtje veten kur shkarkoi dy n/kryetaret qe kishte vendos partia dhe emeroi nje te besuar te vetin.
    Hetimet nuk kane lidhje me te shkuaren e tij por me afatet e shkreses se shkarkimit te 2 n/kr dhe emerimin e n/kryetarif te ri.
    Edhe nese kjo qe pretendon zj Marku eshte e vertete atehere serish kemi dy standarte. Rasti i shkodres dhe i vores.
    Nejse me aq sa u mundua klp per te gjetur metodologjine e perzgjedhjes se pikezimit na ngelet vec ti urojme pune te mbare zj Marku se dhe kjo gare thuajse si cdo gare tjeter e rendesishme ne kete vend e ka paracaktuar fituesin.
    Ngelet per te shpresuar se pas marrjes se detyres do te kuptoj se 7 vite jane shume dhe muk ka me arsye te jete peng i askujt pasi ne fund te mandatit e vetmja qe mund ta ndihmoje do jete vetem puna e saj!

  • Zonja Arta Marku,sa shpejt e leshove fleet- rrestin per
    nje “katunar” nga Vora, Kajmakun dhe mire apo keq be-
    re keto I skateson Drejtesia, ndersa per ish-Prokurorin e
    Pergjithshem,A. Llalla qe ka 3 vjet po bucet I gjithe opi-
    nioni publik Kombetar e nderkombetar,duke perfshire ke-
    tu drejtpersedrejti vete SHBA per korrupsionin galopant
    e allishverishet e turpshme te nje gangsteri te veshur
    me plot pushtet dhe ju deri me sot nuk keni ngritur asnje
    “gjethe rrepi” per kete rreptil tashme te superprovuar per
    Krimet e tij duke leshuar nga burgu kriminele me kembim
    allishverisheve ne prona,,ullinj e miliona Eurove te depo-
    zituara ne Gjermani e gjetke .Dhe sikur keto mos ploteso-
    nin kuadri ne korrupsionit te tij. Ky ish- pushtetare shqip-
    tare iu eshte ndaluar perjetesish Viza per ne SHBA ! Bile
    eshte i Pari pushtetar shqiptar qe I ndalohet hyrja perje-
    tesisht me SHBA. Kjo eshte shume domethenese,Zonja
    Marku,apo jo ? Dhe Ju deri me sot vetem sa kini ngrohur
    kolltukun duke u justifikuar me “kufizimet” qe keni hasur.
    Ndersa per fakirin e Vores,asnje “kufizim” nuk kishit per
    Ta cuar prapa hekurave. Ironia qendron sot fjalimin e
    Z. Ruci ku thote: ” Se asnje nuk eshte mbi ligjin” ,sllogan
    qe shqiptaret kane afro 30 vjet qe na Kane shurdhuar
    veshet. Mire e tha sot zoti Cela,pretendent per PP se
    “kemi qene te ashper” me vegjeline .E perifrazova idene
    por jo thelbin e asaj qe tha zoti Cela.A ka turp me te madh ne bote ?! Kur vete nje individ qe pretendon te ma-
    rre posting me te larte te hierarkise se jurisprudences te
    beje nje deklarate tille publike ! A nuk tregon kjo se sitemi
    I gjyqesorit ishte I kalbur dhe I kapur nga nje binom gang-
    steresh mafioze: Berisha- Meta. Dhe tani po ky binom po
    luan kartat e fundit per te siguruar banden e tyre mafioze
    ne krye te sistemit gjyqesorit.Dhe kete do Ta arrinin pa nje pa dy nese nuk do temkishin barricaden e pakapercy-
    eshme: SHBA dhe BE qe Kane in envestuar per kurore-
    zimin me sukses te Reformes me Drejtesi: Vettingut,
    SPAK dhe BKH qe do te coje para Drejtesise kete qe po
    flet me keto caste ne ABC- News ,Presidenti per t’i ser-
    virur demagogjite e tij prej jezuiti opinionit publike shqip-
    tar,sikur I fundit te mos njihte bemat e tij korruptive.Kujtoj
    ketu vetem Vilen e Gjirit te Laleziit me 11 hale dhe njeren
    hale per macet,Nderkohe qe ky Sulltan pa kurore jeton
    ne luks e “opulence”, Une si pensionist dhe mbi 700 mije
    pensioniste si Puna ime marrin ne muaj vetem 100 Euro
    mezatarisht. A nuk u duhet vene flaka ketyre qe dolen nga HICI si brekegrisur nga Skrapari e VICIDOLI ,grabi-
    ten pushtetin per te plackitur pasurine e popullit shqiptar.
    “Tym e flake” , Sali u duhet vene Juve ne radhe te pare
    e mbi te gjitha per te shpetuar nje here e mire nga CIBA-
    NET e Kombit shqiptar……!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *