Gara për Kryeprokuror, KLP: Olsian Çela të përballet me vettingun

Elena Tase

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka nisur një shkresë KPK që të kryejë sa më parë procesin e vlerësimit kalimtar për kandidatin për Prokuror të Përgjithshëm, Olsian Çelës.

Ndonëse ishte përcaktuar muaji qershor si afat i përzgjedhjes së tre kandidatëve për Kryeprokuror, duket se ky proces do të zgjatet pa ndonjë afat, pasi Çela nuk është përballur ende me procesin e vettingut, i  vetmi nga tre kandidatët. Njoftimi i nisur nga KLP është i dyti pas 45 ditësh nga letra e parë, për shkak të një reagimi nga KPK.

Lulzim Alushaj pritet që të përballet me KPK, ndërsa në garë janë edhe Arta Marku e Fatjona Memçaj, që janë konfirmuar në detyrë. Në mbledhjen që u zhvillua dje, KLP shpalli vakancat për 9 prokurorë në rrethe, një në Berat, një në Dibër, dy në Korçë, një në Krujë, një në Lezhë, një në Pukë, një në Vlorë dhe një në Kavajë.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *