Gara për kryeprokurorin, KLP cakton datën e tri intervistave

Ornela

Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela, janë tre emrat që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar sot si kandidatë për Prokuror të Përgjithshëm.

Pas vlerësimit paraprak u konstatua se ata plotësojnë kushtet ligjore.

Në vijim të procesit të vlerësimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, KLP njofton se në datën 13 nëntor 2019 duke filluar nga ora 9,30 do të zhvillohen intervistat me të tre kandidatët në garë sipas rendit alfabetik.

Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *