Edhe pas mbylljes së regjistrimeve të Raundit 3, universitetet publike vijojnë të raportojnë me mijëra kuota të lira. Autoritetet e dikasterit të Arsimit bëjnë me dije se do të ketë sërish regjistrime të reja për plotësimin e këtyre kuotave, duke u dhënë kështu edhe një tjetër mundësi maturantëve dhe kandidatëve të viteve të shkuara të rikthehen në garë për universitetin.
Por ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, për plotësimin e këtyre kuotave të lira nuk do të ketë më plotësim formulari me prefrenca të reja. Konkurimi në këtë fazë do të zhvillohet me preferencat e përzgjedhura në raundin e tretë. Në këto kushte, të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në raundin e tretë në programet përkatëse të secilit fakultet, të cilët nuk kanë qenë fitues dhe nuk janë të regjistruar në një program tjetër studimi (si në universitetet publike, ashtu edhe në ato private) duhet të paraqesin kërkesën pranë sekretarive mësimore për të vijuar me procesin e konkurimit.
Dorëzimi i kërkesës duhet të bëhet deri në mbyllje të ditës së sotme për një pjesë të fakulteteve, ndërsa për të tjerat do të vijojë edhe përgjatë ditës së nesërme. Konkretisht për kuotat e lira të Universitetit të Mjekësisë dorëzimi i kërkesave mund të bëhet sekretarisë së regjistrimeve nga ora 09:00-14:00 deri në datën 29 tetor. Pas vlerësimit të të gjitha kërkesave po në këtë datë do të bëhet shpallja e fituesve që në dy ditët e mëpasshme do të mund të vijojnë me procedurat e regjistrimit si fitues.
Të njëjtën linjë konkurimi do të ndjekin edhe institucionet e arsimit të lartë publik në rrethe, ku numri i kuotave të lira në to paraqitet të jetë sërish i lartë. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuar listën e plotë të kuotave të shpallura tashmë në portalin u-albania për secilin program studimi.
Edhe në këtë fazë të fundit pranimesh, për regjistrim si fitues (mund t’i dorëzoni personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet ky dokumentacion: dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja, fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, deklaratën të cilën e gjeni në udhëzimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni në sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.
Sipas kushteve të përcaktuara më herët, programet e ciklit të parë të studimit “Bachelor”, organizohen me jo më pak se 180 kredite evropiane (ECTS) dhe kohëzgjatja normale e tyre është tri vite akademike. Studentët në programet e ciklit të parë të studimeve diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Institucionet e arsimit të lartë përcaktojnë në rregulloren e tyre pragun e notës mesatare, që i jep të drejtë studentit të ciklit të parë të diplomohet, duke përgatitur dhe mbrojtur një punim diplome. Në përfundim të programeve të ciklit të parë lëshohet diploma “Bachelor” në fushën e arsimimit të kryer.
Në udhëzimin e miratuar përgjatë muajit të shkuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë saktësohet se studentët do të rikthehen në auditore për të nisur vitin e ri akademik 2020-2021 në datën 2 nëntor. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, edhe për vitin e ri akademik universitetet do të zbatojnë rekomandimet e strukturave të shëndetit publik për frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit, ku procesi mësimor do të zhvillohet i alternuar ndërmjet pjesëmarrjes në auditore dhe mësimit online. Kjo në varësi në ecurisë së pandemisë. Masa që duhet të zbatohen gjatë frekuentimit të auditoreve kanë të bëjnë jo vetëm me kujdesin për higjienën, por vecanërisht respektimit të distancës fizike dhe mbajtjes së detyrueshme të maskës. Tashmë universitetet kanë miratuar dhe shpallur rregulloret që do zbatohen gjatë frekuntimit të auditoreve nga studentët, nga stafi akademik, si dhe punonjësit e tjerë të këtyre institucioneve.
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Mjekësi e Përgjithshme 260 0
Farmaci 90 0
Stomatologji 100 0
Infermieri e Përgjithshme 280 2
Mami 45 1
Teknike Laboratori 50 1
Fizioterapi 50 1
Logopedi 25 3
Teknike Imazherie 50 1
Higjenist Dentar 70 3
Teknikë Dentare 35 2
Shëndet Publik 20 4
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI I TIRANËS
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Gjuhë – Letërsi 165 8
Histori 100 53
Gjeografi 180 81
Gazetari 100 15
Arkeologji 80 14
Biologji 100 9
Bioteknologji 100 8
Kimi 100 66
Kimi Industriale dhe Mjedisore 100 48
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 100 5
Matematikë 100 24
Fizikë 90 67
Informatikë 200 2
Teknologji Informacioni 100 2
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 100 3
Gjuhë Angleze 240 12
Gjuhë Frënge 120 65
Gjuhë Gjermane 120 3
Gjuhë Italiane 150 40
Gjuhë Greke 30 24
Gjuhë Turke 60 28
Gjuhë Ruse 30 30
Gjuhë Spanjolle 80 48
Gjuhë Angleze (Sarandë) 45 37
Psikologji 110 3
Punë Sociale 100 6
Filozofi 80 52
Sociologji 90 8
Shkenca Politike 100 12
Administrim dhe Politika Sociale 100 3
Administrim – Biznes 420 8
Ekonomiks 100 2
Financë 440 6
Informatikë Ekonomike 240 2
Administrim – Biznes (Sarandë) 65 37
Drejtësi 620 8
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Inxhinieri Informatike 100 0
Inxhinieri Elektronike 100 2
Inxhinieri Telekomunikacioni 100 0
Automatizimi i Industrisë 70 3
Inxhinieri Elektrike – Energjitikë 70 3
Inxhinieri Mekanike 145 5
Arkitekturë profili Arkitekt 90 4
Inxhinieri Materiale 70 18
Inxhinieri Ndërtimi 120 1
Inxhinieri Hidroteknikë 60 1
Inxhinieri Mjedisi 60 3
Inxhinieri Gjeodezi 50 0
Arkitekturë profili Urbanist 40 0
Inxhinieri Gjeologjike 50 25
Inxhinieri Gjeoinformatike 50 3
Inxhinieri e Burimeve Minerare 50 30
Inxhinieri Gjeomjedis 50 11
Inxhinieri Mekatronike 70 1
Inxhinieri Ekonomike 85 11
Inxhinieri Fizike 70 51
Inxhinieri Matematike 70 29
Arkitekturë Interieri dhe Dizajn 30 2
Inxhinieri Tekstili dhe Mode 70 9
Inxhinieri e Naftes dhe Gazit 50 7
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Mjekësi Veterinare 109 7
Menaxhim Veterinar 32 8
Menaxhim Agrobiznesi 120 2
Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural 90 2
Financë Kontabilitet 120 0
Ekonomiks i Aplikuar 90 2
Informatikë Biznesi 90 1
Menaxhim Turizmi Rural 90 2
Inxhinieri Agrare profili: Mbrojtje bimësh 75 44
Inxhinieri Agrare profili: Hortikulturë 60 46
Inxhinieri Agrare profili : Agronomi 60 44
Zootekni dhe Siguria e produkteve Blegtorale 60 55
Biologji Marine dhe Akuakulturë 60 51
Teknologji Ushqimore 102 0
Vreshtari Enologji 104 95
Mbarështim Pyjesh 52 39
Përpunim Druri 30 16
Shkenca e Ushqimit dhe të Ushqyerit 105 9
Inxhinieri Agrare profili: Arkitekture Peizazhi 90 37
Dizajn I Mobiljeve dhe Interierit 50 17
Inxhinieri Agromjedisi 100 9
Inxhinieri Agrare profili: Agromekanizëm 60 46
Menaxhimi i Burimeve Natyrore 80 26
Zooveterinari 50 12
Kopshtari 60 17
Agrobiologji 50 39
Bioteknologji Zooveterianare 60 55
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI I ARTEVE TË TIRANËS
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Aktrim 10 0
Koreografi 10 0
Skenografi -Kostumografi 10 0
Muzikologji 3 2
Kompozicion 4 2
Dirizhim 3 1
Piano 12 1
Violinë 17 1
Violonçel 4 2
Kitarë 5 0
Kontrabas 3 3
Flaut 6 3
Oboe 3 0
Klarinetë 6 1
Fagot 3 2
Korno 2 1
Trombë 5 4
Trombonë 3 3
Bastubë 2 1
Kanto 29 2
Pedagogji Muzikore 16 0
Fizarmonikë Klasike 4 0
Pikturë 50 0
Skulpturë 16 0
Regji Filmi TV 7 0
Regji 8 0
Violë 4 2
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI I SPORTEVE
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Shkenca e Lëvizjes 148 8
Fushat e Veprimtarisë Fizike,Shëndetit e Rekreacionit 164 14
Shkenca të Rehabilitimit 25 0
KUOTAT E LIRA NË UNIVERSITETIN E DURRËSIT
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Shkenca Kompjuterike 100 8
Sisteme Informacioni 80 66
Teknologji Informacioni 100 22
Matematikë Informatikë 60 48
Multimedia dhe Televizioni Dixhital 60 40
Administrim Biznesi 80 8
Komunikim me Marketing Digjital 60 46
Menaxhim Marketing 80 31
Shkenca Ekonomike 80 40
Financë Kontabilitet 106 0
Bankë Financë 106 10
Menaxhim Hotel Restorant 50 23
Menaxhim Turizëm Kulturor 40 31
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 40 38
Gjuhë Angleze 66 11
Mësuesi për Arsimin Fillor Kl, I-VI 50 10
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 45 17
Gjuhë Letërsi – Anglisht 50 23
Gjuhë Gjermane dhe Angleze 41 6
Infermieri e Përgjithshme 130 0
Mami 51 0
Fizioterapi 50 1
Navigacion dhe Menaxhim Detar 40 8
Teknik Elektrik 42 6
Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime 40 13
Ndihmës Dentist 45 4
Menaxhim Ndërtimi 40 12
Menaxhim Transporti Detar/Tokësor 42 5
Asistent Ligjor 35 12
Asistent Administrativ 35 9
Teknologji Automobilash 55 1
Specialist Rrjetesh Kompjuterike 34 15
Informatikë Praktike 34 14
Drejtësi 280 25
Shkenca Politike 70 44
Administrim Publik 70 29
Politikat Ekonomike 70 53
Marrëdhënie me Publikun 70 29
Histori 40 34
Menaxhim i Bankave 20 13
Menaxhim Hoteleri Turizëm 20 19
Menaxhim i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme 20 17
Psikologji 50 18
Filozofi – Sociologji 35 31
Specialist i Sistemeve të kondicionimit 35 14
Mekanik Impiante Industriale dhe Bujqësore 45 33
Aplikacion Ëeb dhe Dizenjim Grafik 60 12
Specialist pajisjesh elektronike 60 21
Mekanik Detare 35 25
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI I SHKODRËS
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Gjuhë – Letërsi 43 32
Gazetari dhe Komunikim 43 21
Biologji – Kimi 55 45
Infermieri (Mami) 50 0
Infermieri (Fizioterapi) 40 0
Mësuesi për Arsimin Fillor 60 45
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 60 47
Edukim Fizik dhe Sporte 79 4
Pedagogji muzikore 30 20
Pikturë e grafikë 30 4
Administrim – Biznes 85 3
Financë – Kontabilitet 100 3
Turizëm 70 3
Histori 40 38
Gjeografi 50 46
Matematikë 40 29
Fizikë 30 28
Informatikë 65 26
Infermieri e Përgjithshme 100 0
Psikologji 60 29
Punë Sociale 60 2
Gjuhë Angleze 60 9
Gjuhë Italiane 17 11
Gjuhë Gjermane 20 5
Gjuhë Frënge 20 17
Drejtësi 300 148
Teknik sistemesh dhe rrjetesh kompjuterike 20 0
Udhërrëfyes turistik për rajonin verior 20 8
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI I KORÇËS
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Biznesi në Marketing 30 15
Administrim Biznesi në Turizëm 30 20
Histori Gjeografi 25 8
Mësuesi për Arsimin Fillor 25 11
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 20 18
Gjuhë Angleze 45 15
Gjuhë dhe Kulturë Frenge 20 19
Agroushqim 35 25
Inxhinieri Agronomike 40 28
Mjekësi e Bimeve dhe Hortikulturë 20 19
Menaxhim Agrobiznesi 30 24
Administrim dhe Politika Sociale 60 11
Matematikë Fizikë 35 27
Matematikë Informatikë 35 22
Teknologji Informacioni 33 4
Infermier i përgjithshëm 60 0
Biologji Kimi 30 15
Teknika të Prodhimit të Farave dhe Fidanëve 35 13
Mami 30 0
Financë Kontabilitet 71 2
Menaxhim 60 24
Ekonomiks 30 19
Filozofi Sociologji 30 24
Biznes dhe Tregti 30 27
Informatike Biznesi 30 15
Menaxhim Biznesi Bujqësor 35 3
Mbështetës Zyre për Komunikim Bibliotekë dhe Arkiv 25 4
Asistent Menaxher 45 5
Shërbim Social 40 4
Menaxhim Veterinar 35 9
Edukim për Foshnjërinë dhe Fëmijërinë e Hershme 25 2
Gjuhë Letërsi 30 23
Edukim Fizik dhe Sporte 45 0
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI I VLORËS
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Inxhinieri Mekanike 50 4
Inxhinieri Navale 25 18
Inxhinieri Elektrike 50 1
Navigacion 35 22
Biologji 38 19
Kimi 20 20
Fizikë 20 20
Matematikë 35 32
Informatikë 30 17
Teknologji Informacioni 40 21
Shkenca Kompjuterike 40 13
Infermieri e pergjithshme 190 0
Infermieri Mami 90 0
Gjuhë Letërsi 50 47
Drejtësi 200 105
Gjuhë Angleze 70 45
Gjuhë Italiane 20 19
Mësuesi për Arsimin Fillor 30 24
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 30 24
Pedagogji e Specializuar 40 23
Histori Gjeografi 30 26
Financë 150 85
Kontabilitet 150 116
Administrim Biznesi 104 70
Marketing 40 30
Ekonomiks 80 55
Meaxhim Turizmi 50 33
Matematike fizike 25 22
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI I ELBASANIT
Programi i studimit Kuota te miratuara Kuotat e lira
Edukator për fëmijët 0-3 vjeç 58 3
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 41 36
Histori dhe Gjeografi 40 34
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 22 22
Gjuhë Shqipe dhe Frënge 20 20
Histori dhe Gjuhë Gjermane 22 22
Gjuhe Shqipe dhe Rome 9 9
Gjuhë Angleze 70 53
Gjuhë Frënge 23 23
Gjuhë Italiane 23 23
Gazetari 42 33
Gazetari dhe Gjuhë Angleze 42 35
Biologji – Kimi 50 50
Matematikë – Fizikë 50 49
Teknologjitë e Informacionit 100 39
Teknologji Laboratori 80 12
Fizikë Kompjuterike 30 30
Matematikë – Informatike 50 50
Infermieri e Përgjithshme 200 0
Infermieri Mami 130 0
Fizioterapi 100 24
Logopedi 50 38
Imazheri 100 30
Teknik Laboratori 100 28
Mësuesi për Arsimin Fillor kl. I-VI 48 40
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 48 38
Logjistikë 80 39
Edukim Qytetar 30 30
Sekretar I Specializuar dhe Administrativ 50 11
Punonjës Social 55 20
Mekatronikë 100 29
Filozofi – Sociologji 35 35
Psikologji 35 28
Edukim Fizik dhe Sporte 85 5
Administrim – Biznes 100 60
Financë – Kontabilitet 100 43
Ekonomia dhe e Drejta 100 76
Informatikë Ekonomike 100 77
Ekonomi Turizmi 60 47
Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 60 48
Gjuhë Gjermane 23 20
Teknik Mjedisi 100 24
Operator Turistik ne Gjuhe Gjermane 50 31
Drejtësi 115 46
KUOTAT E LIRA UNIVERSITETI I GJIROKASTRËS
Biologji Kimi 20 18
Fizikë dhe Teknologji Informacioni 10 10
Matematikë Fizikë 10 10
Matematikë Informatike 15 14
Teknologji Informacioni 20 10
Infermieri e Përgjithshme 80 6
Infermieri Mami 20 14
Histori Gjeografi 20 19
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 20 18
Gjuhë Angleze 22 18
Gjuhë Italiane 15 15
Gjuhë, Letërsi dhe Qytetërim Grek 15 3
Histori dhe Gjuhë Italiane 15 13
Mësuesi për Arsimin Fillor (kl. I-VI) 20 16
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 20 17
Kontabilitet Financë 40 8
Administrim Publik 40 26
Turizëm 20 8
Udhërrëfyes Turistik 30 16
Edukatore për Zhvillimin e Femijërisë së Hershme 0-3 vjeç 40 1
Asistent Menaxher në Shërbimet Turistike 40 11
Ndihmës ekonomist 40 4
Asistent administrativ 40 6
Librar dhe Biblotekar 30 14
