Gara për Tiranën, Xhaçka: Veliaj ka mbështetjen e qytetarëve, meriton të rikandidojë

Dita

Pas Damian Gjiknurit, Erion Braces, Ervin Bushatit, edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, është shprehur pro rikandidimit të Erion Veliajt për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës. Dhe kjo nuk është thjesht një dëshirë e saj, por një qëndrim që bazohet te puna që ai ka bërë në këto 3 vite të para në krye të bashkisë më të madhe në vend.

“Erion Veliaj ka të gjitha meritat për të qenë kandidati i ardhshëm i Tiranës”, u shpreh ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në emisionin “Repolitix” në Report Tv.

E pyetur nëse Veliaj ka suportin e strukturave të PS për të qenë sërish në garë për mandatin e dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, Xhaçka tha se ai ka mbështetjen e qytetarëve për punën e palodhur gjatë këtyre 4-viteve.

“Z.Veliaj, sipas të gjitha sondazheve, sipas mbështetjes që ka nga qytetarët për punën e tij, i ka të gjitha arsyet dhe meritat për të qenë kandidati i ardhshëm i Tiranës.”

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *