Për të orientuar maturantët mbi zgjedhjen e degëve ku mund të vijojnë studimet e larta përgjatë vitit të ri akademik 2018-2019, krahas kritereve të pranimit të shpallura pak ditë më parë, Universiteti i Tiranës ka detajuar edhe listën e degëve që do të jenë pjesë e garës së pranimeve të reja.
Në broshurën ndihmëse të përgatitur, saktësohet se për pranimet e reja të këtij viti, maturantët mund të aplikojnë për të vijuar studimet e larta në një nga 35 degët e 6 fakulteteve që janë pjesë përbërëse e këtij institucioni të arsimit të lartë, i cili rezulton që të jetë ndër më të preferuarit e maturantëve.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë listën e programeve të miratuara për ciklin e parë të pranimeve “Bachelor” për secilin fakultet. Fakulteti i Shkencave të Natyrës, si dhe ai i Gjuhëve të Huaja, edhe për garën e këtij viti ofrojnë më shumë programe studimi.
Fakulteti i Drejtësisë ofron programe në ciklin e parë “Bachelor” në degën:
- Drejtësi
Fakulteti i Shkencave të Natyrës ofron programe në ciklin e parë “Bachelor” në degët:
- Teknologji Informacioni dhe Komunikimi
- Bioteknologji
- Fizikë
- Biologji
- Kimi
- Kimi Industriale e Mjedisore
- Kimi dhe Teknologji Ushqimore
- Informatikë
- Matematikë
- Inxhinieri Matematike dhe Informatike
Fakulteti i Shkencave Sociale ofron programe në ciklin e parë “Bachelor” në degët:
- Punë Sociale
- Psikologji
- Shkenca Politike
- Administrim dhe Politikë Sociale
- Filozofi
- Sociologji
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron programe në ciklin e parë “Bachelor” në:
- Gjuhë Angleze me profile: gjuhë angleze, përkthim dhe interpretim, studime britanike dhe amerikane.
- Gjuhë Frënge me profile; gjuhë dhe komunikim, gjuhë letërsi dhe qytetërim frëng, përkthim dhe interpretim
- Gjuhë Gjermane me profile; gjuhë dhe komunikim, gjuhë letërsi dhe qytetërim gjermanishtfolës, përkthim dhe interpretim.
- Gjuhë Italiane me profile; gjuhë dhe komunikim, gjuhë, letërsi dhe qytetërim italiane, përkthim dhe interpretim.
- Gjuhë Turke me profile; gjuhë, letërsi dhe qytetërim turk, përkthim dhe interpretim.
- Gjuhë Ruse me profile; gjuhë, letërsi dhe qytetërim rus, përkthim dhe interpretim.
- Gjuhë Spanjolle me profil: gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik.
- Gjuhë Greke me profile; gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek, përkthim dhe interpretim.
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë ofron programe në ciklin e parë ‘Bachelor” në degët:
- Histori
- Gjuhë Letërsi
- Gjeografi
- Gazetari me profile: gazetari sociale kulturore, gazetari politike
- Gazetari ekonomike
- Arkeologji dhe trashëgimi kulturore
Fakulteti i Ekonomisë ofron programe në ciklin e parë të studimeve “Bachelor” në degët:
- Financë
- Ekonomiks
- Informatikë Ekonomike
- Administrim Biznesi
p.k/dita
