Nis sot aplikimi për raundin e fundit të pranimeve të reja të 2020-s në universitete. Të gjithë maturantët dhe kandidatët e tjerë që nuk janë regjistruar ende si fitues në asnjë institucion të arsimit të lartë, duhet të aplikojnë online në portalin u-albania për të plotësuar Formularin A3 ku mund të zgjedhin deri në 10 preferenca, me të cilat do të garojnë për të fituar një nga kuotat e lira të raportuara nga universitetet.
Plotësimi i këtij formulari do të bëhet online në adresën www.ualbania.al mbi bazën e notës mesatare të përcaktuar nga qeveria për çdo program studimi, si dhe kritereve të tjera të përcaktuara nga vetë universitetet për pranimet e vitit të ri akademik 2020-2021. Data 12 tetor është përcaktuar si afati i fundit për të bërë plotësimin e formularit. Në vijim të shkrimit gjeni të detajuara kuotat e lira të raportuara nga të gjitha universitetet publike në vend.
Në këtë raund kanë të drejtë të garojnë të gjithë maturantët dhe kandidatët që kanë plotësuar formularin A1/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë ose të dytë, ata që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë, dhe të dytë dhe nuk janë shpallur fitues, kandidatët që kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen, si dhe ata që janë ç’regjistruar pas përfundimit të raundit të parë ose të dytë.
Regjistrimi i preferencave do të bëhet në të njëjtën kohë, si për kandidatët që duan të fitojnë të drejtën për të vijuar studimet në një nga degët e universiteteve publike, ashtu edhe për strukturat private të arsimit të lartë që veprojnë në vendin tonë.
Sistemi online do të pranojë për regjistrim vetëm kandidatët që janë pajisur me dokumentacionin ligjor që fakton përfundimin e shkollës së mesme, që kanë mesataren e përcaktuara nga Këshilli i Ministrave për çdo program studimi, që kanë shlyer pagesën pre 2,000 lekësh në afatet e përcaktuara, dhe që plotësojnë kriteret e tjera shtesë që mund të kenë vendosur vetë universitetet për programet që ofrojnë. Kandidatët që do të aplikojnë për t’u pranuar në një nga programet e studimeve 2-vjeçare me karakter profesional, apo në degët e arteve dhe të sporteve nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të kërkuar nga qeveria.
Sipas afateve të përcaktuara më herët, lista e fituesve do të bëhet publike në datën 19 tetor. Një ditë më pas të pakënaqurit me renditjen mund të kryejnë ankimimin pranë fakultetit ku dhe do të marrin shpjegimin përkatës. Pas kësaj do të nisë procesi i regjistrimit. Në këto kushte, regjistrimet për fituesit e raundit të tretë fillojnë do të kryhen në datat 21 tetor deri 26 tetor (3 faza 48-orëshe: 21-22, 23-24 dhe 25-26 tetor). Në këto data të gjithë aplikantët që kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e tretë dhe janë shpallur fitues, kryejnë procesin e regjistrimit duke paraqitur dokumentacionin në sekretaritë mësimore, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Për regjistrim (mund t’i dorëzoni personalisht ose nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar me prokurë nga ana juaj) duhet ky dokumentacion: dokument identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti). Në dosje mbahet vetëm fotokopja, fotokopja e noterizuar e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, deklaratën të cilën e gjeni në udhëzimin e plotë, duhet ta printoni dhe plotësoni në sekretaritë e degës së studimit ku do të regjistroheni.
UNIVERSITETI i TIRANËS
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuotat e lira
Gjuhë – Letërsi 165 17
Histori 100 56
Gjeografi 180 90
Gazetari 100 22
Arkeologji 80 29
Biologji 100 16
Bioteknologji 100 10
Kimi 100 67
Kimi Industriale dhe Mjedisore 100 56
Kimi dhe Teknologji Ushqimore 100 16
Matematikë 100 29
Fizikë 90 67
Informatikë 200 2
Teknologji Informacioni 100 5
Inxhinieri Matematike dhe Informatike 100 6
Gjuhë Angleze 240 19
Gjuhë Frënge 120 70
Gjuhë Gjermane 120 3
Gjuhë Italiane 150 58
Gjuhë Greke 30 25
Gjuhë Turke 60 31
Gjuhë Ruse 30 30
Gjuhë Spanjolle 80 50
Gjuhë Angleze (Sarandë) 45 38
Psikologji 110 4
Punë Sociale 100 9
Filozofi 80 60
Sociologji 90 12
Shkenca Politike 100 18
Administrim dhe Politika Sociale 100 11
Administrim – Biznes 420 11
Ekonomiks 100 3
Financë 440 7
Informatikë Ekonomike 240 4
Administrim – Biznes (Sarandë) 65 39
Drejtësi 620 15
UNIVERSITETI I MJEKËSISË SË TIRANËS
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuotat e lira
Mjekësi e Përgjithshme 260 0
Farmaci 90 0
Stomatologji 100 0
Infermieri e Përgjithshme 280 4
Mami 45 1
Teknike Laboratori 50 2
Fizioterapi 50 2
Logopedi 25 4
Teknike Imazherie 50 4
Higjenist Dentar 70 7
Teknikë Dentare 35 2
Shëndet Publik 20 6
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuotat e lira
Inxhinieri Informatike 100 0
Inxhinieri Elektronike 100 3
Inxhinieri Telekomunikacioni 100 0
I.Elektrike – Automatizimi i Industrisë 70 4
Inxhinieri Elektrike – Energjitikë 70 5
Inxhinieri Mekanike 145 6
Arkitekturë profili Arkitekt 90 4
Inxhinieri Materiale 70 35
Inxhinieri Ndërtimi 120 2
Inxhinieri Hidroteknikë 60 1
Inxhinieri Mjedisi 60 3
Inxhinieri Gjeodezi 50 2
Arkitekturë profili Urbanist 40 1
Inxhinieri Gjeologjike 50 26
Inxhinieri Gjeoinformatike 50 4
Inxhinieri e Burimeve Minerare 50 33
Inxhinieri Gjeomjedis 50 23
Inxhinieri Mekatronike 70 6
Inxhinieri Ekonomike 85 19
Inxhinieri Fizike 70 57
Inxhinieri Matematike 70 40
Arkitekturë Interieri dhe Dizajn 30 2
Inxhinieri Tekstili dhe Mode 70 13
Inxhinieri e Naftes dhe Gazit 50 13
UNIVERSITETI I ARTEVE I TIRANËS
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuotat e lira
Aktrim 10 0
Koreografi 10 0
Skenografi -Kostumografi 10 0
Muzikologji 3 2
Kompozicion 4 2
Dirizhim 3 1
Piano 12 1
Violinë 17 1
Violonçel 4 2
Kitarë 5 0
Kontrabas 3 3
Flaut 6 4
Oboe 3 0
Klarinetë 6 4
Fagot 3 2
Korno 2 1
Trombë 5 5
Trombonë 3 3
Bastubë 2 1
Kanto 29 2
Pedagogji Muzikore 16 0
Fizarmonikë Klasike 4 0
Pikturë 50 0
Skulpturë 16 0
Regji Filmi TV 7 0
Regji 8 0
Violë 4 2
UNIVERSITETI I SPORTEVE I TIRANËS
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuotat e lira
Shkenca e Lëvizjes 140 0
Veprimtaria, Shëndeti e Rekreacioni 150 0
Shkenca të Rehabilitimit 25 1
UNIVERSITETI BUJQËSOR I TIRANËS
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuotat e lira
Mjekësi Veterinare 109 9
Menaxhim Veterinar 32 12
Menaxhim Agrobiznesi 120 5
Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural 90 2
Financë Kontabilitet 120 2
Ekonomiks i Aplikuar 90 3
Informatikë Biznesi 90 2
Menaxhim Turizmi Rural 90 6
Mbrojtje bimësh 75 47
Hortikulturë 60 50
Inxhinieri Agrare profili : Agronomi 60 46
Zootekni e produkteve Blegtorale 60 55
Biologji Marine dhe Akuakulturë 60 51
Teknologji Ushqimore 102 4
Vreshtari Enologji 104 96
Mbarështim Pyjesh 52 40
Përpunim Druri 30 17
Shkenca e Ushqimit dhe të Ushqyerit 105 13
Arkitekture Peizazhi 90 49
Dizajn I Mobiljeve dhe Interierit 50 23
Inxhinieri Agromjedisi 100 24
Inxhinieri Agrare profili: Agromekanizëm 60 49
Menaxhimi i Burimeve Natyrore 80 37
Zooveterinari 50 13
Kopshtari 60 31
Agrobiologji 50 43
Bioteknologji Zooveterianare 60 56
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuotat e lira
Shkenca Kompjuterike 100 14
Sisteme Informacioni 80 68
Teknologji Informacioni 100 34
Matematikë Informatikë 60 49
Multimedia dhe Televizioni Dixhital 60 43
Administrim Biznesi 80 13
Komunikim me Marketing Digjital 60 48
Menaxhim Marketing 80 37
Shkenca Ekonomike 80 40
Financë Kontabilitet 106 1
Bankë Financë 106 18
Menaxhim Hotel Restorant 50 27
Menaxhim Turizëm Kulturor 40 32
Menaxhim Turizëm Arkeologjik 40 38
Gjuhë Angleze 66 16
Mësuesi për Arsimin Fillor Kl, I-VI 50 11
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 45 17
Gjuhë Letërsi – Anglisht 50 24
Gjuhë Gjermane dhe Angleze 41 9
Infermieri e Përgjithshme 130 0
Mami 51 0
Fizioterapi 50 1
Navigacion dhe Menaxhim Detar 40 9
Teknik Elektrik 42 9
Hidroteknikë Ujësjellës Kanalizime 40 14
Ndihmës Dentist 45 5
Menaxhim Ndërtimi 40 17
Menaxhim Transporti Detar/Tokësor 42 9
Asistent Ligjor 35 17
Asistent Administrativ 35 9
Teknologji Automobilash 55 1
Specialist Rrjetesh Kompjuterike 34 18
Informatikë Praktike 34 22
Drejtësi 280 48
Shkenca Politike 70 44
Administrim Publik 70 34
Politikat Ekonomike 70 54
Marrëdhënie me Publikun 70 34
Histori 40 34
Menaxhim i Bankave 20 13
Menaxhim Hoteleri Turizëm 20 20
Menaxhim i ndërmarrjeve 20 16
Psikologji 50 20
Filozofi – Sociologji 35 32
Specialist i Sistemeve të kondicionimit 35 19
Mekanik Impiante Industriale, Bujqësore45 37
Aplikacion Ëeb dhe Dizenjim Grafik 60 17
Specialist pajisjesh elektronike 60 28
Mekanik Detare 35 29
UNIVERSITETI “LUIGJ GURAKUQI” SHKODËR
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuotat e lira
Gjuhë – Letërsi 43 34
Gazetari dhe Komunikim 43 25
Biologji – Kimi 60 51
Infermieri (Mami) 50 0
Infermieri (Fizioterapi) 40 0
Mësuesi për Arsimin Fillor 60 45
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 60 48
Edukim Fizik dhe Sporte 75 0
Pedagogji muzikore 30 23
Pikturë e grafikë 30 7
Administrim – Biznes 85 5
Financë – Kontabilitet 100 5
Turizëm 70 6
Histori 40 38
Gjeografi 50 47
Matematikë 40 29
Fizikë 30 28
Informatikë 65 26
Infermieri e Përgjithshme 100 1
Psikologji 60 30
Punë Sociale 60 5
Gjuhë Angleze 60 17
Gjuhë Italiane 20 15
Gjuhë Gjermane 20 7
Gjuhë Frënge 20 20
Drejtësi 300 169
Teknik sistemesh errjetesh kompjuterike 20 1
Udhërrëfyes turistik për rajonin verior 20 9
UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI” ELBASAN
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuota të Lira
Edukator për fëmijët 0-3 vjeç 58 7
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 41 36
Histori dhe Gjeografi 40 34
Gjeografi dhe Gjuhë Italiane 22 22
Gjuhë Shqipe dhe Frënge 20 20
Histori dhe Gjuhë Gjermane 22 22
Gjuhe Shqipe dhe Rome 9 9
Gjuhë Angleze 70 54
Gjuhë Frënge 23 23
Gjuhë Italiane 23 23
Gazetari 42 34
Gazetari dhe Gjuhë Angleze 42 36
Biologji – Kimi 50 50
Matematikë – Fizikë 50 49
Teknologjitë e Informacionit 100 40
Teknologji Laboratori 80 30
Fizikë Kompjuterike 30 30
Matematikë – Informatike 50 50
Infermieri e Përgjithshme 200 0
Infermieri Mami 130 1
Fizioterapi 100 27
Logopedi 50 39
Imazheri 100 38
Teknik Laboratori 100 34
Mësuesi për Arsimin Fillor kl. I-VI 48 40
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 48 39
Logjistikë 80 48
Edukim Qytetar 35 35
Sekretar I Specializuar dhe Administrativ 50 19
Punonjës Social 55 26
Mekatronikë 100 39
Filozofi – Sociologji 35 35
Psikologji 35 29
Edukim Fizik dhe Sporte 80 0
Administrim – Biznes 100 61
Financë – Kontabilitet 100 44
Ekonomia dhe e Drejta 100 76
Informatikë Ekonomike 100 78
Ekonomi Turizmi 60 48
Administrim Biznesi dhe Inxhinieri 60 48
Gjuhë Gjermane 23 20
Teknik Mjedisi 100 40
Operator Turistik ne Gjuhe Gjermane 50 36
Drejtësi 115 52
UNIVERSITETI FAN S. NOLI KORÇË
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuota të Lira
Biznesi në Marketing 30 18
Administrim Biznesi në Turizëm 30 21
Histori Gjeografi 25 9
Mësuesi për Arsimin Fillor 25 12
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 20 18
Gjuhë Angleze 45 16
Gjuhë dhe Kulturë Frenge 20 19
Agroushqim 35 26
Inxhinieri Agronomike 40 28
Mjekësi e Bimeve dhe Hortikulturë 20 19
Menaxhim Agrobiznesi 30 24
Administrim dhe Politika Sociale 60 16
Matematikë Fizikë 35 27
Matematikë Informatikë 35 23
Teknologji Informacioni 33 5
Infermier i përgjithshëm 60 0
Biologji Kimi 30 16
Teknika të Prodhimit të Farave 35 18
Mami 30 0
Financë Kontabilitet 71 3
Menaxhim 60 25
Ekonomiks 30 22
Filozofi Sociologji 30 24
Biznes dhe Tregti 30 27
Informatike Biznesi 30 15
Menaxhim Biznesi Bujqësor 35 11
Mbështetës Zyre për Komunikim Bibliotekë 25 6
Asistent Menaxher 45 7
Shërbim Social 40 4
Menaxhim Veterinar 35 14
Edukim për Fëmijërinë e Hershme 25 5
Gjuhë Letërsi 30 23
Edukim Fizik dhe Sporte 45 0
UNIVERSITETI EQEREM ÇABEJ GJIROKASTËR
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuota të Lira
Biologji Kimi 20 18
Fizikë dhe Teknologji Informacioni 10 10
Matematikë Fizikë 10 10
Matematikë Informatike 15 14
Teknologji Informacioni 20 12
Infermieri e Përgjithshme 80 10
Infermieri Mami 20 15
Histori Gjeografi 20 19
Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 20 18
Gjuhë Angleze 22 18
Gjuhë Italiane 15 15
Gjuhë dhe Qytetërim Grek 15 3
Histori dhe Gjuhë Italiane 15 12
Mësuesi për Arsimin Fillor 20 16
Mësuesi Parashkollor 20 17
Kontabilitet Financë 40 12
Administrim Publik 40 28
Turizëm 20 11
Udhërrëfyes Turistik 30 23
Edukatore 0-3 vjeç 40 2
Asistent Menaxher në Shërbimet Turistike 40 28
Ndihmës ekonomist 40 10
Asistent administrativ 40 7
Librar dhe Biblotekar 30 21
UNIVERSITETI ISMAIL QEMALI VLORË
Programi i studimit Kuota të miratuara Kuota të Lira
Inxhinieri Mekanike 50 5
Inxhinieri Navale 25 21
Inxhinieri Elektrike 50 3
Navigacion 35 22
Biologji 38 20
Kimi 20 20
Fizikë 20 20
Matematikë 35 32
Informatikë 30 17
Teknologji Informacioni 40 27
Shkenca Kompjuterike 40 13
Infermieri e pergjithshme 190 0
Infermieri Mami 90 0
Gjuhë Letërsi 50 47
Drejtësi 200 110
Gjuhë Angleze 70 47
Gjuhë Italiane 20 19
Mësuesi për Arsimin Fillor 30 24
Mësuesi për Arsimin Parashkollor 30 24
Pedagogji e Specializuar 40 23
Histori Gjeografi 30 26
Financë 150 92
Kontabilitet 150 116
Administrim Biznesi 104 70
Marketing 40 32
Ekonomiks 80 56
Meaxhim Turizmi 50 35
Matematike fizike 25 22
