Pas vlerësimeve të kryera nga komisionet e ekspertëve, edhe Universiteti i Arteve të Tiranës ka zbardhur tashmë rezultatet e arritura nga të gjithë konkurrentët që morën pjesë në konkurset e pranimit të zhvilluara në datat 22 dhe 23 gusht.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara rezultatet finale të arritura nga secili kandidat për të gjitha degët e studimit të të tre fakulteteve që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë. Klasifikimi në listë është bërë sipas rendit zbritës të pikëve, duke nisur nga kandidati që ka nivelin më të lartë të pikëve, për të përfunduar tek ai me rezultatet më të ulëta.
Ndërkohë që në varësi të numrit të kuotave të miratuara për secilin nga këto programe është hequr edhe vija e kuqe e fituesve paraprakë të raundit të parë. Sipas udhëzimeve të miratuara nga Senati Akademik i këtij universiteti: “Pikët maksimale për konkurim në një nga programet e studimeve me kohë të plotë të këtij universiteti janë 200 pikë, të cilat sigurohen nga vlerësimi i mesatares së shkollës së mesme, si dhe pikët e fituara nga kandidati gjatë testimeve individuale.
Referuar kësaj skeme, 30 për qind të totalit të këtyre pikëve kandidati i ka siguruar nga mesatarja shkollës së mesme dhe provimeve të maturës, përkatësisht 60 pikë. Ndërsa pjesën tjetër për 140 pikësh kandidati i ka siguruar nga vlerësimet e konkurseve të pranimit për secilin program studimi. Kufiri minimal i pranimit të konkurrentëve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë do të jetë 90 pikë”.
Lidhur me procesin e regjistrimeve, saktësohet se procedura e regjistrimit të fituesve të raundit të parë do të zhvillohet në 7 faza 48-orëshe, çka do të thotë se vija e fituesve do të spostohet me përfshirjen e fituesve të rinj për çdo fazë 48-orëshe të mbylljes së regjistrimeve. Kështu çdo aplikant fitues duhet të paraqitet pranë institucionit të arsimit të lartë ku është shpallur fitues për të bërë regjistrimin si student brenda 48-orëve.
Në të kundërt e humbet degën e studimeve që ka fituar. Aplikanti pasi ka bërë regjistrimin me dokumentacion dhe ka nënshkruar në regjistër, ka të drejtë që të çregjistrohet në datat e përcaktuara për të vijuar sërish aplikimin në raundin e dytë.
Për këtë ai duhet të paraqesë një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku dhe është regjistruar, duke tërhequr dokumentet e dorëzuara.
Nëse nuk e kryen këtë proces brenda aftit të vendosur, ky kandidat nuk ka më të drejtë që të ndryshojë degën e studimit për vitin e ri akademik.
Ndërkohë që për të gjithë kandidatët e tjerë që mbeten jashtë listës së fituesve të raundit të parë do të ketë edhe një shans të dytë, që ka të bëjë me aplikimin sërish për kuotat e raundit të dytë. Konkurimi për këto kuota do të zhvillohet në muajin shtator, sipas afateve të përcaktuara.
Kuotat për fituesit në Universitetin e Arteve të Tiranës për 2019
Fakulteti Muzikës
Muzikologji 3
Kompozicion 4
Dirizhim 3
Piano 12
Violinë 11
Violonçel 4
Violë 3
Kitarë 8
Kontrabas 4
Flaut 6
Oboe 3
Klarinetë 6
Fagot 3
Korno 3
Trombë 6
Trombonë 3
Bastubë 1
Kanto 20
Pedagogji Muzikore 15
Fizarmonikë Klasike 4
Fakulteti i Arteve të Bukura
Pikturë 50
Skulpturë 20
Fakulteti i Artit Skenik
Regji Filmi TV 7
Regji 8
Aktrim 10
Koreografi 10
Skenografi -Kostumografi 10
Rezultatet (Kliko mbi degen per te pare piket)
Aktrim Koreografi Regji filmi Regji Skenografi
Dirizhim Fagot Fizarmonike Flaut Kanto Kitare klarinete kompozicion kontrabas korno muzikologji oboe pedagogji muzikore piano trombe trombone viole violincel violine
p.k/dita
