Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Këtë të dielë maji të vitit 2022, Sali Berisha u rikthye edhe një herë 30 vite pas, duke u vetëzgjedhur “kryetar i Partisë Demokratike”, megjithëse pritet ende një vendim gjykate për vulat e saj. Po ç’rëndësi ka.
30 vite më parë kjo parti ishte ende për disa një shpresë, sot është një dështim; këtë herë jo vetëm i Saliut, si njeri privat apo si politikan i shpallur non grata familjarisht, çka ka ndodhur pak herë (asnjëherë në trevat ballkanike), por më shumë për vetë opozitën.
Duke firmosur rikthimin e Berishës në kreun e saj, përmes garës qesharake, opozita në fakt riktheu konceptin e drejtimit të deformuar, jo vetëm autokrat, por, mjerisht, në përmasa të rënda dhe të pamenduara në kahun tjetër të lëvizjeve të saj pro perëndimore, si mund të mendohej 30 vite më parë.
Berisha është njëra nga xhaketat e vjetra të politikës, të deformuara, të ngrëna nga koha dhe të provuara në të gjitha rolet dhe pozicionet. Ai bën pjesë në atë aradhë që duhej të ishte larguar prej kohësh , jo thjeshtë për moshën, pasi në politikën moderne mosha nuk është më alibia e tërheqjes, por për vetë jetën e bërë, detajet e së cilës janë të rënda , ndërsa brendia është e llahtarshme.
Është e pakuptueshme se si një brez i tërë, pjesë e lëvizjeve opozitare, të cilët u bënë pjesë e saj në vitet e fundit, mund të synojnë të jenë të denjë për veten e tyre, e pastaj për kombin, duke pasur shembëlltyrë dhe dejtues njeriun që, pasi vrau shpresën njerëzore, në vitin 1997, tani, krejt befas u premton risjelljen e saj pas 25 viteve.
Berisha në riardhjen e tij kishte një fat të veçantë, që e drejtoi sërish drejt pushtetit partiak. Njeriu i emëruar nga vetë ai si vazhdues, si djali politik, nuk ishte vetëm biri plangprishës, që mori guximin dhe vendosi përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar, por, në të gjithë rrugën 9 vjeçare të drejtimit, ai do të ishte lideri më i squllët, pa peshë dhe mendim, asnjëherë vizionar; kurdoherë përfitues, që shkaktoi hemoragjinë e madhe politike të opozitës, dhe pas 9 viteve humbje dhe dezertim, marrëveshje të fshehta dhe humbje të besimit, duhej larguar.
Kjo është ajo që po ndodh, por ndërrimi i tyre nuk do të ndryshojë përfundimin e asaj që dihet: SHBA dhe BE nuk do të duan edhe më tej të kenë partner politik njeriun që nuk duhet, që nuk do të ishte dashur prej kohësh dhe që nuk do të duhet as në të ardhmen.
Natyrisht, një parti politike, në një çast të vegjetimit të saj, mund të synojë të gjejë rrugën e ringritjes përmes një figure të re politike dhe kjo do të ishte normale.
Por, megjithëse duket se ka një ringritje të frymës opozitare, a është normale kjo që po ndodh aktualisht, a mund të jetë Berisha dhe një grusht njerëzish rreth tij, ata që do të mund të bëjnë katarsin e domosdoshëm politik, të krijojnë rrymën e re politke në Shqipëri dhe riformatimin e opozitës?
Nuk është e vështirë, kjo është thjesht e pamundur!
Nga shënimi im përjashtoj ata idhtarë të Berishës që, për shkak të loajalitetit përkrahin një kauzë që edhe vetë ata e dinë se nuk është e drejtë. Që nga zhvillimi i politikës në dy sajet e saj, njerëz të tillë, nganjëherë edhe burra shteti, janë njohur si të tillë apo për qëndrime të tilla.
Shënimi im ka të bëjë me një trupë politike që ndjek pas Berishën dhe përfitojnë ngutshëm nga situata e tanishme e tij. Përgjithsisht të frymëzuar nga idea e tregtisë dhe përfitimit, privilegjeve që kishin pasur, janë të gatshëm të shesin çfarë të mundin, deri nderin, të vërtetën, ndërgjegjen. Ata as nuk mund ta imagjinojnë veten jashtë gardhit të Berishës, asnjë çast të vetëm, e jo të rebelohen apo të mendojnë ndryshe nga vetë ai.
Largimi i Berishës nga Grupi Parlamentar në shtatorin e vitit të kaluar nxorri në pah një dukuri që dihej se do të ndodhte një ditë dhe që u ndalua përkohësisht. Mllefi ndaj rrugës dhe bëmave të tij nga vetë njerëzit e elitës drejtuese të opozitës. Në pak kohë, të gjitha akuzat që ishin bërë me kohë nga publiku u bënë nga rrethi drejtues pranë Bashës dhe nga vetë ai.
Që nga vrasjet e 21 janarit, që u deleguan në zyrën kryeministrore, shpërthimi në Gërdec dhe të vrarët, që i lidhën me aferat e dyshimta të familjes së tij, grusht shtetin e shtatorit të vitit 1998, linçimin e drejtuesve kundërshtarë të opozitës, mashtrimet korruptive – të gjitha u bënë pjesë e leksikut të Bardhit, Bashës, Alibeajt, Dumës, Salianjit, Xhaferit, Gjekmarkajt, dhe, nëse nuk do të kishte filluar kundërlëvizja “Foltore”, ky do të ishte lejtmotivi deri në fund i opozitës.
Ndryshimi i raporteve nuk ka sjellë ndryshimin e mendimit, por ka rritur frymën e oportunizmit dhe të frikës. Sa më shumë që ecte Foltorja, aq më shumë tkurreshin zërat, por nuk lindnin ide të reja dhe as nuk kishte guximin për të risjellë mendime të ndryshme.
Ky grup mendonte se Berisha do të mundej shpejt, pasi , duke pasur pas vetes dy faktorë të rëndësishëm, njëri i përhershëm, mbështetja nga Departamenti i Shtetit, dhe tjetri i përkohshëm, ata ishin me vula dhe zyra në drejtimin e opozitës, çdo gjë e shikuan lehtësisht dhe kalimtare. Në fakt, ata vetë e kishin përgatitur fundin e kësaj lëvizje, edhe ajo përfituese dhe e shantazhuar për shkak të lidhjeve të saj të mëhershme. Ato nuk ishin elita e re, ato ishin pjesë e elitës së vjetër që mendoi se erdhi koha e tyre.
Në fakt, ata ishin hibridi i berishizmit dhe PD mendoi ditën e djeshme se origjinali është më i mirë dhe më i pranueshëm se sa hibridi.
Të dy palët janë të gabuar.
Berisha, në të gjitha jetën e tij politike, ka dëshmuar se nuk është sqimëtar, por i mbetet ndjenja e hakmarrjes. Atë që nuk e harron, ai nuk e fal kurrë. Dhe ka njëkujtesë të mrekullueshme.
Aq e madhe është sot mëria e shpalljes së tij non grata nga DASH saqë do të kishte pranuar të mbetej edhe një gjysmë partie, por ajo të ketë frymën e tij; ai do të pranonte çdo disfatë të brendshme, për të pasur një fitore të jashtme.
Por, ndërsa ka një fitore të pjesshme të brendshme, ai ka një humbje të vazhdueshme të jashtme. Izolimi i tij do të sjellë largimin e PD-së nga strukturat perëndimore dhe kjo nuk do të jetë as e papritur dhe as e çuditshme. Nëse një pjesë vazhdojnë të mendojnë se riardhja e Berishës në kreun e opozitës do të zbusë qëndrimin perëndimor ndaj tij, kjo do të mbetet vetëm një iluzion kalimtar.
E, po ashtu, nëse ende besohet se përmes karizmës alla-Berishë mund të rivijë opozita në pushtet, ndoshta është koha e fundit të besohet se është e pamundur që fajet e gabimet e një popullit të ripërsëriten, aq më tepër kur, vigjëlimi ndërkombëtar do të jetë edhe më i pranishëm në çastet vendimtare.
Ata që përgatitën dosjet e para të Berishës vështirë se gjenden vetëm në zyrat kryeministrore, më të shumtët ishin në zyrat e opozitës, që e kishin mbi vete barrën berishiste, që e donin atë, por pa vetë Berishën.
Berisha i sotëm nuk kërkon më as paqe, nuk ka përballë vetes si dikur “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”, nuk do as arsye, as lumturi dhe as mendim; ai kërkon listën e fitoreve të tij, që më shumë kanë të bëjnë me luftën e shpallur tashmë ndaj Departamentit Amerikan të Shtetit, se sa kundër Edi Ramës.
Nëse Rama, në logjikën e pushtetit të tij ka autokracinë, Berisha është vetë autokracia.
Logjika e sotme politike e Berishës nuk ka ndryshim nga mentaliteti i djeshëm politik: ne dhe armiqtë. Ai e ka shpallur prej kohe devizën e tij politike. Ngazëllimi i rizgjedhjes do të jetë fatal për vetë opozitën, që, duhet të mendojë se nuk përfaqëson vetem veten e saj, pra të atyre që votojnë apo kanë votuar në emërin e tyre, por edhe të asaj pjesë të popullsisë që në prillin e vitit të kaluar besuan drejt tyre.
Në politikën e tij si drejtues, ai, Berisha, u ka dhënë më tepër rëndësi të drejtave abstrakte, se sa realiteteve konkrete, dhe kjo është e pranishme edhe sot e kësaj dite. Dobësia e tij është garancia e drejtësisë së tij relative.
I riardhur në zyrat drejtuese të opozitës përmes vendimit të një gjyqtari mik , ai ende nuk e ka zhveshur xhaketën e vjetër politike të mendësisë së tij, dhe, duke dashur të ia veshë këtë si një mantel opozitës së sotme, në fakt, jo larg, do e ndjejë se nuk ishte rikthimi i opozitës, por raskapitja e saj.
E përfytyroj qeshjen dinake të Edi Ramës…
Mos te ishte Berisha, si do qendronte ne pushtet Rama?!?!
Di ndaj muhabet tjeter zoti Islami apo Vetem “ berisha, berisha”.
9 vjet, Rama po ben kerdine!
Do na shpjegosh pse nuk u jepen fermereve Çertifikatat e Pronesise?!
Do na shpjegosh pse zbatohet politika serbe nga politika e Tiranes?!
Sepse Saliu eshte vrases,spiun dhe tradhetar percares i kombit!!
Berisha e filloi dhe po vdes si komunist,islamistë radikal dhe antiamerikan,aa se harrova dhe gënjeshtar i pakrahasueshëm.
Inat e keni por jepini hakun. Pasi nxorri pijanecin ne pension i Dr. Nongrata synon të nxjerrë dhe bojaxhiun.
Shenim: Thjeshte nje farse ! Kete pune Saliu di vetem
te beje me mire ! Qoftelargu i Vicidolit : turma hajdute,
vrasese , llumi I shoqerise “voton, Sala numuron” duke
I shtuar 3-4 zero prapa numurit te elektoratit….Race
me te qelbur, Shqiperia as ka patur dhe as do te kete!Sali Berisha mbetet fatkeqesia me e madhe e
Kombit shqiptar….!
FIKS FARE
Rama në logjikën e pushtetit të tij ka mafiazimin e Shqipërisë,degradimin e Shtetit dhe individit si mjet për të zgjatur pushtetin,për të garantuar paprekshmërinë e tij edhe më pas.Dy herë u sulmua Presidenti(Shteti) me patëdrejtë,përse nuk u dënuan paditësit,kompllotistët që për të larguar vëmendjen nga vjedhjet e zgjedhjeve diskretituan Presidentin(Shtetin) në sy të gjithë Botës?
Rama është e keqja më e madhe e Shqipërisë,mjer ai shqiptar që nuk e kupton.
Ky I ashtuquajturi incident eshte nje skup (fake news)gazetaresk,por dhe nese eshte I vertete kjo nuk eshte ekuivalent I te gjithe marrezive dhe krimeve te bera nga dyshja monstruoze Berisha&Meta te cilet I kane mbetur peshqesh Shqiperise.Ky qe ka bere komentin e mesiperm do jete nga ata militante qe kane brohoritur,duartrokitur ne te gjitha kohet dhe qe nuk jetojne(frymojne)dot pa mitingje dhe thirrje alla “Parti-Enver jemi gati kurdohere”. E vetmja keshille dashamirese per te dhe te ngjashmit eshte,o rrot thirri mendjes.Tung..
Anetaresia qe ka SHQUP-i eshte po ajo qe ka qene. Tani, nga na doli anetaresia plus e Berishes?!?!?!
Berisha ti bjere legenit se ka fituar, se KQZ njeh PD e Lulit.
Edhe Amerika ka thene se njeh PD. e Lulit. Keshtu Berisha ka celesat e kashtes. ne PD.
Leko e ke gabim, celsat mund t’i kene mbetur Lulit, po kashten e mori Saliu.
bravo. nje shkrim dinjitoz
Vazhdon lufta brenda llojit. Jeni komplet jashte kohe Bedri.
Nuk i intereson njeriu lufta mes jush.
Dhe te imagjinosh nje monument kulture te mbrojtur me mani nga shefi i SPAKUT me pretendimin se nuk ka ‘prova e fakte’,kur provat,faktet,dokumentat per kete perbindesh gjakpires jane topa topa ne zyrat e saj dhe nen cdo gur qe te ngresh del emri i tij i shkruar me gjakun e te vrareve e me shenjat e goditjeve te kundershtareve te tij te persekutuar ,te shantazhuar,te share me katallog,te kercenuar me jete ,kete vetem Arben Kraja me filozofine e tij te mendimit e te veprimit e di!Kjo po qe ,per nje njeri me mendje ne koke e te pakapur nga cifti kriminal siamez Like -Berisha,eshte utopi!Sikur te besh nje sondazh (dhe mire do te jete Zaloshnja te beje nje te tille se ka apo nuk ka fakte SPAKU per krimet e Berishes?!!!) do dale se 99.99 e shqiptareve,pavaresisht se jane me te majten apo te djathten se ky eshte perversi me i madh i ketij vendi,historikisht,se eshte me nder lideri HIST-E-RIK,eshte personifikimi i krimit e korrupsionit dhe vetem dy persona ne kete vend nuk e dine kete;Arben Kraja dhe Ilir Metaj.Biles dhe familja e tij (Berishes) do e pranoje kete,qofte dhe ne heshtje…).Mire Metaj,se ka te njejtin hall me Bertishen,por Kraja,shpresa e SPAKUT dhe e Shqiperise? “Falconia” i drejtesise te mos levize prapanicen ndaj krimeve 30 vjecare e korrupsionit masiv te ketij Arturo Ui-u shqiptar?!
Ku gjenë mbështetjen financiare klani Berisha kush janë ata dilerë që financojnë dilerin e PD ata që i shkojnë pas 99% u interesojnë fitimet personale dhe jo rendi shtetrorë dhe ligji ato përfitime dihen se vijnë nga ringjalja e Lazaratit nga lëvizja e papenguar e vijës Columbija nga korrupcioni shtetrorë dhe shkërrmoçja buxhetit dhe rezervave të shtetit
Nuk kam nder mende te komentoje pse e si u rizgjodh nje shkaterimtare i Shqiperise pas 31 vjtve demokraci. Kjo ndodhi ,ne kushtet ku Berisha dhe familja e tij jane te shpallur nga Aleati yne Non Grata , Eshte cmendurija e shqiptarit dixhital e orkestruar nga plehrat qe sot i kane zene fyrymen demokracise e popullit shqiptare .
As e shkoje ndermendje se nje dite ky popull do ti veri gjishtin kokes te gjukoje pasojat e rikthimit te kriminelve e hajdutve ne pushtet .Sic thote nje shprehje Came . Eni sot eni neser kete ke .
Ndoshta z’do jete keshtu; por shenjart tregojne se nuk kemi bere as nje meter pepara per te triumfuar demokracija qe kerkojme .Qofsha i gabuar por dote na duhen 2 ose 3 shekuj te kapim kulturen demokratike e shtetin e konsoliduar .
Saliu nuk qenka vetem me ata qe jane ushqyer e ushqen me gjakun e ketij populli pa mikrob kombetar. Ne krahe te tij qendrone gjithe klasa politke shqiptare dhe drejtuesit e korruptuar te strukturave shteterore qysh nga 91 .Jo me kot thone :Me thuaj me ke rri te te them kush je .Mazhorance e Opozite ,sic u tha Ramizi,te jeni grushte bashkuar rreth krimit hajdutllekut e paras .Ja ket kane zbatuar e zbatojne keta politkane 32 vjecare qe qendrojne si shkemb graniti perball Botes perndimore e popullit shqiptare .
Nuk mund te komentosh e te hedhesh ide pse ndodh historikishte keshtu pikerishte me kete popull. Por nje gje duket si drita e diellit .Menduam se shpetuam nga sistemi i shkuar por nuk qenka thene se sistemi qe erdhi do te sillote kete lloje politke shume here me shkaterruese.Shpresoje te mirat do te vijne me pas kur kjo kloase politke te jete kalbezyer.
Shteti klasik, borgjrez ose jo , perbehet nga 4 pushtete : Legjislativ , ekzekutiv , gjyqesor dhe pushteti i shtypit . Si do te jete natyra e shtetit , varet se si do te funksionojne pushtetet . Kur pushtete veprojne te pa varura , kemi te bejme me shtet demokratik , qe mbeshtet ne demokracine e votes . Autokracia nuk njef votimin e lire dhe kryetari i shtetit , ka nen urdher te tera pushtet , qe zyrtarisht , quhen dhe duhet te funksionojne te pa varura .
Nje mik familjar i Sali Berishes , aktulisht banon ne Bronks . Ai ka treguar se Saliu shquhet per memorie fenomenale . Mban mend gjithcka nga e kaluara . Te tille tipa nuk shquhen , per mendim krijus . Nuk e perpunojne mendimin , jane shablloniste . Nje tip i tille eshte Saliu , qe dha provimet, per mjek , por me shume ju vardis punes si sekretar byroje . Me kete te dyten kishte me shume sukses ne veprimtarine praktike . Kjo provohet me faktin , qe ishte byroisti , qe “zgjidhej “ vazhdimisht si sekretar . Tregojne se nj evit , nuk u zgjodh ne byro , u ankua ne rajonin e Partise dhe zgjedhjet , per byrone u perseriten. Si sekrtar permanent i byrose dhe si zoterus i kujteses motorike beri gjith ato gjema , qe fillonin me Shoshorin , vijonin , me qethjen e studenteve dhe me interrnimet e kolegeve mjeke . Ketu ze fill berishizmi dhe vetem perfeksionohet nga viti ne vit .
Rrasti I revolucionit studentor , ishte , per Berishen gjahu me i mire , qe I pat ardhur ndonjehere ne jete . Do te ishte nje sekretar byroje gjigant . Berishizmi do te behej ideollogji sunduse. Per t’u realizuar keto objektiva , duheshin dy kushte . Te kishte drejtesine , nen kontrollin e vet dhe te miratonte nje ligj toke shume plastik . Drejtesine e rregulloi nepermjet kursit te plepave , ligjin e tokes e realizoi , duke shpallur pronare te rinj . Mbi keto dy pirueta veproi inteligjenca e tij motorike .
Gjat te tere ketij tranzicioni , me keto dy instrumenta kane operuar te gjithe berishistet , nen mbrojtjen e vete themesusin legjendar te berishizmit si ideollogji . Zbatimi i kesaj ideollogjie , nuk kishte nevoje , per mendim krijus . Kjo eshte arsyeja , qe shumica dermuse e pasusve te Berishes , ne shume pikpamje ngjajne me njeri tjetrin : Flasin pa llogjike , perkrahin regresiven , nuk jane serioze , ne ate qe bejne dhe ate , qe thone . Ne nje grup me 100 vete , dallohen berishistet , qe kur hapin gojen , per te folur.
Berishistet e monizmit te sekretarit te Byroser , nuk kane asnje ndryshim , nga berishistet postmoniste . Berishizmi eshte zgjatim I enverizmit , pa Enverin . Per sa kohe ka sunduar Berisha , nuk mund te pretendohet se shteti eshte demokratik , ai eshte shtet berisht dhe do te mbetet I tille deri sa te perfundoi rrenjesisht reforma ne drejtesi dhe kur toka te shkoi te pronari i ligjshem . 23 /5 /2022 Zgalem
Sala Grigja GD Salianus kjo esht steka e PD cfar turpi!!!
Bedri, mos u habit kur Saliu t’ua fusi sa krahu ju te gjithe legeneve llapaqene.
Nuk e di pse akoma moderatoret e gazetes Dita apo kanale “speciale” te shplarjes trurit bllokojne komente qe jane kunder vijes “partise”…pra kur kritikohet Amerika(administrata) per Saliun e saj..
.
Jam nga ata shqipfoles ne Amerike qe e kam denoncuar kete Non Graten e Biberishes sin je Radioloje qe per fat te keq I doli tymi shpejt..
.
Kjo administrate amerikane Kriminelin Berishe nuk duhet ta “denoje” me Non Grata Gallata se ai nuk ka vjedhur ca para (leke) qe cdo zyrtar mund te kapet mat..por AI KA VRARE NJEREZ ESHTE KRIMINEL
.
KA KRYER KRIMIN E 12 SHTATORIT
QE AMERIKA ZYRTARE
E SHPETOI NGA DENIMI
SI NE 21 JANAR APO GERDEC
.
Kjo administrate amerikane Kriminelin Berishe e quan lehtesisht shkeles ligji ndersa Bashkriminelin Lul Kimetja na I quan engjell..
.
Zoti Bedri !
Kur do na kritikosh ne “amerikaneve”
me Uncle Joe ne krye
sepse ose duhet te pranojme
qe Berisha po mposht Ameriken..
ose kjo e fundit vazhdon lojen e 2 prillit 1991
qe per fat te keq ne Amerike
eshte po ai staf qe merret me Shqiperine
per 30 vjet e kusur.
Bedri, mos u habit kur Saliu t’ua fusi sa krahu ju te gjithe legeneve llapaqene…
Zoti Bedri
2 komente deri tani jane avulluar nga Dita apo nga ndonje pergjues te bodrumeve inteligjente.
Por nje pyetje kam per ju:
.
A e dini se baballaret e 2 prillit 1991 ku nje nga keto eshte dhe ky Frani Titogradit qe ka lidhje me krimin e 12 shtatorit 1998 berishain ( ku doli garant te terhiqte berishen nga zyrat e pushtuara nese I falej KRIMI..
A I keni lexuar keto rrjeshta qe e nxjerr jashte loje artikullin tuaj biles e ben LETER HIGJENIKE
LEXIM TE KENDSHEM
Shkreli: ‘Non grata’ e Berishës s’është detyruese me ligj! Shqipëria drejt autoritarizmit, po vritet opozita
21:45, 05/10/2021
Ish-drejtori i VOA, Frank Shkreli në lidhje direkte nga New York për A Show me Adi Krastën në Syri Tv, komentoi edhe shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.
Shkreli tha se vendimi i DASH-it pa baza dhe fakte, nuk është detyruese me ligj, por vetëm të mohon mundësinë e marrjes së vizës për në SHBA.
Me frikeshmja vazhdon me poshte:
Frank Shkreli ( ky këllirë)ka një këshillë për shqiptarët, të mos e dashurojnë pa kushte Amerikën, pasi sipas tij as SHBA-të nuk janë të përsosura në aspektin e zhvillimit të vlerave demokratike.
“As dashuria për Amerikën, unë jam amerikan prej 50 vitesh, nuk duhet të jetë e pa kushte e tillë që të bëjë ç’të dojë, të trajtojë si të dojë njerëzi ect ect
..
Keni burrerine te pergjigjeni zoti Bedri apo ju pelqejne honoraret patriotike te ktheyr ne leter higjenike..
Bedri, mos u habit kur Saliu t’ua fusi sa krahu ju te gjithe legeneve llapaqene.///
Saliu ja ka futur vetes se tija. Partin e beri Non Grato dhe kjo parti, nga Parti Demokratike po behet parti Terroriste.
Gjalle qeke o mut, o debil, o idiot?
Xhaketat e stervijtura me duket se kane mbetur tek Dita me ju ne krye!
Sa per Berishen , kthimi i tij eshte fantastik, deshtet s’deshtet duhet me i ngre kapelen per guximin e tij kunder kimetes suaj, per besimin e tij ne fitoren e tij, per kurajen e tij per kete beteje tjeter ne moshen e tij kunder idiotete erinj te PSse d si uaj!
S’de dua Berishen per disa arsye personale , po te çohet spiropalja e te tallet me bene ti jap perkrahjen Berishes me te madhe kunder asaj debile qe aq mire njeh rrethin e vete e krimet e tyre!
Normale qe mbeshtet barbarin e Vicidolit. Anadollake ,analfabete , maloke e koqevare , me seren tuaj e degjeneroi Shqiperine Salihi.
Zoti (zonja) Lili
Jam 101% me ju persa I takon jo vetem Spiropaleve por dhe Nipit te Barba Spiros qe artificjalisht ka marre flamurin e sektit te enverofagave gjorgj-sorriste..
.
Por gaboni ne menyre kriminale ju qe Vrasesin Tradhetarin Sali Satanain e vleresoni kaq paturpesisht…
Le ta argumentojme
Sa me shume kalon koha
Aq me shume duket efekti berthamor
Neuro-paralizues qe amerikanet hodhen bomben
Biberishe ne 1991-1992.
.
E hodhen dhe ne Japoni n e1945 por pas 20 viteve
Nuk kishte asnje gjurme se e reabilituan japonezet
Kurse ne Shqiperi vazhdon akoma rrezatimi biberishor.
.
Ka ardhur koha qe administrate amerikane te
Pastroje merimangat makartiste biberishiste ne Amerike qe
Kane nga 2 prilli 1991 qe po I nxjerrin uje te zi atij vendi
.
Nese besohet se ne Kohen e Bushit Madh ne 1991-1992
Biberaj Berishaj Bardhaj Hajdaraj
dhe hordhite e tyre hodhem nje komunizem te vdekur
ishte kanibalizem atehere kurse hipokrizia e Kim-eve
me Usaliun e tyre cojne uje ne mullirin e Enverit
duke e bere profet vetem nga shkaku qe euro-amerikanet
kane 30 vjet qe perdorin bulldogun e dyre te Viqidolit per DIRTY JOB
.
Kemi drejte te pyesim…
A j aka bere 8 me 2 Berisha Amerikes apo eshte
loja e kesaj te fundit per qellime qe merren vesh pas nje shekulli ?
..
Me kthimin e Sali Satanait per here te trete duke perdorur Non Graten Si viagra ..Amerika zyrtare jo vetem e ka humbur pegjithmone Shqiperine por na ben te mendojme se ajo po ben gabimin e turqeve ne shekullin e 15 ku pa frike dhe pa deshiren tone..gjergj kastriotit dhe enver hoxhes ju bluajten dhe kockat…nga Sali satanai dhe perversi nipi Spiros me spiropalet e tij
..
Amerika tek une nuk ka asnje peshe mbasi baba ime ishte ne missionet angloamerikane qe u tradhetuan e u sakrifikuan nga kjo amerike dje e u ignoruan pas 90 shit, pra ketu plotesisht pajtohem me ju per vazhdimsine e politikes jo bash miqesore t’amerikes per kombin tone qe po e shkateron avash avashme perkrahjen e saj !
Fort i nderumi Bedri, vetem dy fjale/ Faktori me madhor qe solli Sali Berishen ne krye te PD eshte qeverisja bajge e Edi Rames. Me shume se perrallat tua 9-vjecare me Sali, ky popull provon realitetin e nje qeverisje Rama qe varferimin e shqiptareve ka arritjen me madhore.
Faktori madhor NR-1 qe solli USALI BIBerishen ne krye te PD DHE Shqiperise ne 1992 ishte realizimi I pucit Pinocetist te 2 prillit 1991 dhe per kete mjaftojne deshmite rrenqethese te IZET Haxhise qe eshte varrosur per se gjalli.
.
Faktori madhor NR 2 qe risolli USALI SERBIBerishen ne krye te PD DHE Shqiperise ne 2005 ishte mbrojtja e dokumentuar e krimeve te 1997 1998 nga USA BE lexo Pakal Milon qe thote se tre ambasadore bene presin qe Berisha mos arrestohej se do priteshin ndihmat.
..
Faktori madhor NR 3 qe risolli USALI SERBIBerishen ne krye te PD ne ditet e sotme eshte se EDI RAMA NUK AKUZOI SALIUN ZYRTARISHT PER 21 JANARIN ASNJEHERE…BILES SALI MORTJA URINON JETIMET E TE VRAREVE TE TIJ ME BOLET E Rames dhe Rrocken e Kimes gje qe nuk e ka bere as hitleri as enveri dhe as putini …e beri burri shtetit I arvizise.
dhe e fundit
Non Grata qesharake e Kimes Bidenit me shume ka mundesi te jete nje loje inteligjente DIRTY JOB qe ne pamundesi qe Amerika te bej zap qenin e tyre te terbuar ..po e embelesojne me ardhejen e tij per here te trete qe do te thote DEAD ALBANIA
Ajo qe nuk kuptoj eshte fakti pse Amerika ka dy qendrime te ndryshme ne lidhje me putinin e viqidolsburgut nga ai I pjeterburgut
OSE pse ne 2011 nje ambasador amerikan vritet ne Libi nga terroristet ne proteste,,kurse Arviziu I zi u be pale me Teoristin Berishe duke e quajtur burre shteti,
taljono, kot po te pys una, a mos je gjo noi bastard qi ka lone enveri anej knej, se shkrun tamon si me pas qen enver bythqimi.
Pseudo-Tironci qe sforcohesh te kryeqyteterohesh me zor – Fatkeqesia jote personale e te qenit Bastard nuk eshte fatkeqesi Kombetare.
Kur kom le un n’Tirone, zotnia tate (domethone sumnia tate) o ke qene ala ke bolet e tyt’et katunarit, ose nuk kishe leviz ala prej Kalivaçit.Cope hajvoni.
DEAD ALBANIA? Po ku ka me DEAD se kaq or njeri apo do te mbesin vetem 70 vjecaret ketu qe ta kuptosh se zbrazja e Shqiperise nga Rinia e nga Shqiptaret si misioni i nisur nga Rama i Pare Alia po punohet per tu bitisur me intensitet te plote nga Rama i Dyte Marrezia.
Realisht zbrazja e Shqiperise nga Rinia e nga Shqiptaret ka nisur qe nga koha e Sali Hajdarit dhe Bill Biberajt kur ulurinin qe te shkaterroheshin fabrikat komuniste plantacjonet dhe fermat….
.
Bie dakort qe Rama I Taqit ka vrare shpresen e shqiptareve se jo vetem nuk denoncoi krimet NAZI-BIBERISHISTE por akoma h amut se shan salin si enverist kur ne fakt ai si nazist I vrau protestuesir Rames…ne 21 janar .biles ka thene qe do vrisja Ramen me doren time..dhe Spaku I Qimes hesht
.
Por me shume se kam me Bedriun se me qesharake doli NON GRATA E BIDENIT qe perfundoi si NYT leter higjenike apo ekspertizat e FBI me te cilen Saliu I Elez Pekmezit fshiu menderen.
Jam dakort qe Rama te iki ne te semes
por nese keto “amerikont e mij”
kane planizuar riardhejen e salisumes
per here te trete
kemi drejte te mendojme dhe pyesim
pse Amerika po perdhos
kombin me proamerikan ne Europe dhe me gjere
– Realisht zbrazja e Shqiperise ka nisur ne pushtetin e RAMIZ Alise me ambasadat, portet, malet e fushat qe u permbyten me shqiptare qe i iknin atij.Socializmit Fitimtar ne tentative. Por kulmi i zbrazjes Shqiperise i vertetuar plut tjerave nga shifrat e kerkesave per Azil te shqiptareve neper BE ka arritur ne epoken Edi RAMA.
Bedri,pse nuk na tregon haptas,cfare ke bere,qe e ke kaq frike Berishen.Sic ja ke thene dikujt,edhe ne Gjermani,ke shkuar,vetem prej frikes se Barishes.Madje,ke shtuar,se edhe kur nuk ishte ne detyre,pra rreth 8 vite,ka qene shume aktiv,dhe ai (Berisha) nuk harron kurre.Cfare nuk harron????