Pas vlerësimit të dosjeve të paraqitura nga çdo kandidat në fazën e aplikimit, ekspertët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës kanë shpallur tashmë listat e kandidatëve fitues që do të vijojnë ciklin e dytë të studimeve në programet “Master profesional” dhe “Master i shkencave” për vitin e ri akademik 2021-2022.
Gara për studimet e nivelit të dytë në këtë fakultet është zhvilluar në 21 programe të ndryshme studimi, për të cilat gjeni të detajuara në vijim të shkrimit listën e fituesve të pranuar sipas numrit të kuotave të miratuara për secilin prej tyre.
Sipas afateve të përcaktuara procesi i regjistrimit të fituesve do të nisë gjatë javës së ardhëshme në datën 1 nëntor. Çdo kandidat që është pjesë e listës së fituesve duhet të paraqitet për të bërë regjistrimin final si fitues pranë sekretarive përgjegjëse për ciklin e dytë në këtë fakultet. Ndërkohë që është përcaktuar edhe tarifa e regjistrimit që duhet të shlyeni në një nga bankat e nivelit të dytë. Konkretisht për të konfirmuar procesin e regjistrimit si fitues në degën ku jeni shpallur fitues duhet që më parë të shlyeni tarifën e regjistrimit në vlerën e 2,000 lekëve.
Në ligjin ne arsimit të lartë përcaktohet se pogramet e studimit të ciklit të dytë në “Master i shkencave” i pajisin të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor”, me njohuri të thelluara shkencore teorike dhe praktike në drejtimin përkatës. Këto programe studimi mund të realizohet me 120 kredite me kohëzgjatje normale jo më pak se dy vite akademike. Këtu përfshihen 30-40 kredite për një projekt kërkimor, nën udhëheqje të kualifikuar, i cili përfundon me diplomë (mikrotezë). Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në fushën e arsimimit të kryer.
Ndërsa programet e studimit “Master profesional” u ofrojnë të diplomuarve me një diplomë të ciklit të parë njohuri me karakter praktik profesional në drejtimin përkatës. Ndërkohë që këto studime realizohen me 60 ose 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit ose dy vite akademike. Studentët në këto programe, mbështetur edhe në kriteret e vendosura në rregulloren e fakultetit për notën mesatare, mund të diplomohen me provim të përgjithshëm përfundimtar ose punim diplome. Në përfundim të programit të studimit të ciklit të dytë, lëshohet diplomë universitare “Master Profesional” në fushën e arsimimit të kryer.
1. Fituesit në Master i Shkencave “Biologji Mjedisore” (KLIKO)
2. Fituesit në Master i Shkencave “Biologji Molekulare” (KLIKO)
3. Fituesit në Master i Shkencave “Arsimi i Mesem i Lartë Biologji” (KLIKO)
4. Fituesit në Master i Shkencave “Kimi”KLIKO
5. Fituesit në Master i Shkencave “Mësues Kimie për arsimin e mesëm të lartë (AML)”KLIKO
6. Fituesit në Master i Shkencave “Shkencat dhe Teknologjitë Ushqimore”KLIKO
7. Fituesit në Master i Shkencave “Kimi Industriale dhe Mjedisore”KLIKO
8. Fituesit në Master i Shkencave “Inxhinieria e Proceseve Kimike”KLIKO
9. Fituesit në Master i Shkencave “Inxhinieri Matematike dhe Informatike”KLIKO
10. Fituesit në Master Profesional “Inxhinieri Matematike dhe Informatike”KLIKO
11. Fituesit në Master i Shkencave “Fizikë” KLIKO
12. Fituesit në Master i Shkencave “Mësues Fizike për arsimin e mesëm të lartë”KLIKO
13. Fituesit në Master i Shkencave “Matematikë”KLIKO
14. Fituesit në Master i Shkencave “Mësues Matematike për arsimin e mesëm të lartë” KLIKO
15. Fituesit në Master i Shkencave “Bioteknologji Molekulare dhe Industriale”KLIKO
16. Fituesit në Master Profesional “Bioteknologji Mjedisore”KLIKO
17. Fituesit në Master i Shkencave “Informatikë”KLIKO
18. Fituesit në Master i Shkencave “Teknologji Informacioni”KLIKO
19. Fituesit në Master i Shkencave “Mësues Informatike për arsimin e mesëm të lartë”KLIKO
20. Fituesit në Master Profesional “Teknologji Informacioni”KLIKO
21. Fituesit në Master Profesional “Informatikë Biznesi” KLIKO
