Gara tek Sportet: Ja datat kur do të zhvillohen konkurset e pranimeve

Ornela

Konkurset e pranimit për të gjithë maturantët që duan të vijojnë studimet e larta në degët e Universitetit të Sporteve të Tiranës për vitin e ri akademik do të zhvillohen ndërmjet datave 20-26 gusht. Vendimi më i fundit i Rektoratit të Sporteve përcakton afatet dhe procedurat që duhet të ndjekin maturantët dhe kandidatët e tjerë për të hyrë në konkurim për kuotat e reja të pranimeve në programet e ciklit të parë të studimeve “Bachelor”. Gara do të zhvillohet për programet e studimit në dy fakultete, atë të Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, si dhe në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes. Ndryshe nga sa ndodh me universitetet e tjera, mesatarja e shkollës së mesme nuk është kriter për të aplikuar në degët e Universitetit të Sporteve.

Afatet e regjistrimit për konkurset
superbetin giriş

Për të qenë pjesë e garës për kuotat e pranimeve të reja të 2021 në këtë institucion të arsimit të lartë publik, maturantët duhet të përmbushin dy kushte që janë përzgjedhja e degës gjatë plotësimit të Formularit A2, si dhe më pas regjistrimi në afatet e përcaktuara për të qenë pjesë e konkurseve që do të zhvillohen në muajin gusht.

Sipas afateve të përcaktuara, datat e regjistrimit të kandidatëve për konkurset e pranimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, si dhe Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit janë 12, 13, 14, 16 dhe 17 gusht nga ora 09:00 deri në orën 15:00. Procedura e regjistrimit do të jetë e njëjtë sikundër ka ndodhur edhe përgjatë viteve të shkuara. Maturantët duhet të paraqiten pranë sekretarive përkatëse të fakultetit në datat e përcaktuara për të dorëzuar dosjen e dokumenteve të regjistrimit. Konkretisht në këtë dosje duhet të përfshini: 2 fotografi, kopjen e kartës së identitetit, mandatin e pagesës së tarifës së konkurimit, si dhe kartelën mjekësore. Kjo kartelë duhet të ketë në përmbajtje të konfirmuara nëpërmjet vulave përkatëse kontrollet mjekësore që kandidati duhet të ketë kryer tek mjeku kardiolog, ai okulist, tek radiologu, ORL, grupin e analizave të kërkuara, si dhe vlerësimin final që tregon se maturanti është i aftë për të vijuar konkurimin dhe studimet në degët e Universitetit të Sporteve. Para se të bëjnë pagesën për aplikim kandidatët duhet që të verifikojnë me kujdes listat e shpallura nga Universiteti i Sporteve. Kandidatët që nuk janë pjesë e kësaj liste nuk do të mund të vijojnë më tej procedurat e regjistrimit dhe hyrjes në konkurset e pranimit.
superbetin

Për kuotat e këtij viti, konkurset e pranimit do të zhvillohen të veçuara për secilin fakultet. Konkretisht maturantët do tu nënshtrohen testeve praktike për pranimet e reja në datat 20-23 gusht në rastet kur aplikojnë për programin e studimit në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes. Ndërsa për kuotat e pranimeve të reja në Fakultetin e Veprimtarisë Fizike dhe Rekreacionit, konkurset do të zhvillohen në datat 24-26 gusht. Gjatë zhvillimit të konkursit, maturantët duhet të kalojnë dy teste praktike që kanë të bëjnë me kërcim për së gjati, ku kandidatit i lejohet që të kryejë dy prova dhe nga këto dy prova mund të zgjedhë rezultatin më të mirë. Ndërsa testi i llojit të dytë është testi cirkuit, ku kandidatit i lejohet të kryejë vetëm një provë, çka do të thotë se është pa të drejtë përsëritjeje. Për t’u ardhur në ndihmë maturantëve me fazën përgatitore, autoritetet e këtij universiteti bëjnë me dije se të dhënat për rregulloren e konkursit, testeve praktike, kartelës mjekësore dhe fatura e tarifës konkurimit tashmë gjenden të detajuara online në faqen zyrtare të këtij institucioni të arsimit të lartë publik. Për shkak të pandemisë se Covid-19, konkurset do të zhvillohen sipas të gjitha rekomandimeve të bëra nga strukturat shëndetësore.

Kriteret për përzgjedhjen e fituesve të rinj

Mesatarja e Maturës Shtetërore, si dhe pikët që secili kandidat do të fitojë gjatë konkursit praktik që do të zhvillohet në datat e përcaktuara për secilin fakultet, janë dy kriteret vendimtare mbi bazën e të cilave do të bëhet plotësimi i kuotave të reja të pranimit për fituesit e rinj që do të mund të vijojnë studimet e nivelit të parë “Bachelor” në fakultetet e Universitetit të Sporteve për vitin akademik 2021-2022. Sipas skemës së përcaktuar mbi ndikimin e secilit kriter, pikët e konkursit do të lerësohen me 70 për qind të ndikimit në shpalljen e fituesve të rinj, ndërsa ato të mesatares së Maturës Shtetërore vlerësohen me 30 për qind të ndikimit esve. Klasifikimi i kandidatëve bëhet bazuar në sasinë e pikëve totale te grumbulluara nga të dy komponentët, të vendosur në rendin zbritës. Fitojnë kandidatët me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara, sipas numrit të kuotave të miratuara për secilin program studimesh.

 

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *