Garanci kemi NATO-n, jo bunkerët

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Besoj se hapja e kësaj strehimoreje bërthamore, tani i shërben shtetit më shumë si atrakcion turistik? U pa sa kanë vlerë bunkerët dhe strehimoret e ngjashme në Irakun e Sadamit, në Libinë e Gadafit dhe do të shohim edhe në Sirinë e Asadit… Tashmë garancioni më i sigurtë për mbrojtje të Shqipërisë është mbrojtja kolektive NATO, përndryshe këto strehimore, nëse do të vije rasti i sprovimit, vetëm se do të mund të strehonin ndonjë ditë komandë, kryeministër…, por që do të do te detyroheshin të dorëzoheshin ose do të pelcisnin brenda, nëse pushtuesit do të pushtonin sipërfaqën. Nuk kemi nevojë sikur paskësh qenë sekret kaq i madh ushtarak dhe ndonjë objekt vërtet grandioz. Në Perëndim, tashmë, si strehimore (kolektive) janë parapa tunelet e metrove, të cilat brenda qyteteve të mëdha janë edhe qendra kilometra të gjatë (si rrjet). Uroj të jetë atrakcion turistik, për të shpaguar veten, meqë në kohën kur është ndërtuar (në mungesë të paisjeve moderne teknike), i ka kushtuar shumë Shtetit. Ju falënderoj për mirëkuptimin. Nga Ibrahim Kelmendi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *