Grupi parlamentar socialist i ka paraqitur kryetarit socialist të Parlamentit, Gramoz Ruçi, disa propozime për ndryshimin e rregullores.
Ajo që bie në sy janë ndryshimet në rastin e një kërkesë të Prokurorisë për arrestimin e një deputeti. Sipas rregullores aktuale, sot Prokuroria mjafton të dërgojë në Kuvend një kërkesë dhe dokumentet shoqëruese.
Propozimet e socialistëve fusin shprehimisht termin prova. Pra, Prokuroria duhet ta dorëzojë relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me prova.
Ky debat i provave doli gjatë kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit. Socialistët kërkuan që Prokuroria t’i provonte Kuvendit fajësinë, kurse demokratët thanë se Kuvendi nuk është gjykatë ndaj mjaftonte dyshimi i arsyeshëm për të lejuar arrestimin e deputetit.
Propozimet e reja të socialistëve i njohin gjithashtu të drejtën deputetit që t’i bëjë pyetje Prokurorisë gjatë shqyrtimit të kërkesës dhe të paraqesë shpjegimet e tij.
Gjë që realisht ndodhi në rastin “Tahiri”, kur ishte deputeti që praktikisht mori në pyetje prokurorët. Propozimet e reja reduktojnë kohën e hartimit dhe të paraqitjes në seancë të raportit të Këshilli për rregulloren, mandatet dhe imunitetin.
Ajo që ndodh në seancë shton një element të ri: Rregullorja sot parashikon që raporti i këshillit nuk është objekt diskutimi. Por propozimet e reja të socialistëve fusin mundësin për debat. Kurse votimi, i cili sot është i fshehtë, propozohet të bëhet i hapur.
Pra, deputeti mund ta dijë se kush prej kolegëve ka votuar pro apo kundër arrestimit të tij. Për ta ndryshuar rregulloren duhen të paktën 71 vota, të cilat grupi socialist i ka. Ndonëse ndryshimi i rregullave të përbashkëta të lojës në përgjithësi është bërë me konsensus, shkruan TCH.


Ne cdo vend te botes demokratike,deputeti shkon vete si shenj respekti per institucionet tek prokuroret,kurse ne shqiperi jo,..
KUu shkon debuteti, ne prokurori me vullnet te plote, apo ne qeli?
Ne rrastin e Shqiperise, debuteti paraqitet, sa here kerkohet, ne prokur ne prokurori, per te dhene shpjegime.
Per ARREST eshte normale qer duhet miratimi i parlamentit.
Zotni, ne cdo vend te botes demokratike deputeti ka imunitet vetem per veprimet e tij ne kuader te deputetllekut, pra pergjegjesi per ligjet qe firmos, edhe demet qe shkakton si deputet , kur vendos per nje ligj a nje tjeter apo kur vepron ne kuader te nje kominsioni ne Parlament
Kur jo ,per veprimet e tjera qe i bene si qytetar i thjesht ,ne jeten e tij te perditshme.
Shkel njerin ne rruge e pse je deputet te gezojsh imunitet, kur pikerisht si deputet duhet te kujdesesh 2 here ma shume per mos me shkel ligjin!
RREn ashiqare edhe prape imunitet?
mashtron edhe prape imunitet!
Sa ma shume imunitet aq ma shume pasterti e faqebardhesi duhet , e aq ma shume respekt te detyrave.. po edhe te institucineve te Shtetit.
Kurse keta vetem duan me gezuar privilegje e kur jo me zbatuar detyrat qe shkojne bashke me privilegjete.
Ne Shqiperi mungojne qytetaret qe te kontrollojne mire edhe punet e fakturat e Parlamentit, sidomos dietat e tyre.
Ne vendet demokratike ,cdo qytetar ka te drejte te kerkoje me pa fakturat edhe te kerkoje shpegime :keshtu dhane doreheqje ministrat ne vendet perendimor per kafe apo perdorim privat te dietave…
Cdo gje qe nuk ka pune me deputetllekun e zones nuk duhet t’i fakturohet popullit;shkurt e shqip.
Cdo gje qe behet me shkelje te ligjit duhet automatikisht t’e nenkuptoje humbjen e postit te deputetit i cili zgidhet per me vu ligjin ne vend per te gjithe e jo per te krijuar qytetar te shkalles se pare, me imunitet e qytetar te shkalles se dyte ne populli…
Kjo eshte edhe abcja e Drejtesise: te gjithe njesoj para ligjit jemi e mbrojtja e deputetit garantohet nga ligji
vetem per veprimet e tij ne kuader te deputetllekut e
vetem per punet qe kane te bejne me punet e deputetit, e vetem per ato pune mundet me fituar mbrojtje, po pa penguar Drejtesine, pra duke vu me ligj menyrat se si nuk e pengojne Drejtesine:(pyetjet per prokurorin per shembull mundet me i dhane para komisionit disiplinor te Parlamentit apo cdo komisioni ad Hoc).
Per arrest, baza eshte ligji, ka shkelje te ligjit apo jo, edhe arresti behet me nje vendim te nje prokuror apo nje gjykate se besoj se nuk arrestohen njerezet pa vendim;qofte edhe n’albanistan, po duhet miratimi i Parlamentit.
Nje deputet, kontrebandist e kriminel dje, te fitoje imunitet pse eshte deputet sot per veprimet e tij dje? kur jo,kur nuk pranoj si qytetar kete keqperdorim te funksioneve zyrtare.
Parlamenti, strehe i Horrave doni?
Si veprohet me qytetarin ashtu duhet te veprohet dhe me deputetin .Kuvendi nuk mund te gjykoje provat e prokurorise se merr atributet e gjyqesorit.Ne rrugen qe propozon Ps eshte ecur nen udheheqjen e Saliut te pare.
eshte pak e veshtire te kuptosh ate cfar ndodh ne parlamentin shqiptare .
ata jane tashme si nji Familje e madhe ,qe ne kohe te veshtira, bashkohen ti bejne balle cdo rreziku .
Arestim, me qe prokurori ka dyshime, per c’do shtetas, eshte absurditet juridik.
Arestim ne flagrance ka kuptim juridik.
Prokurori ka te drejte te hetoje, te pyesi, te survejoje, te grumbulloje fakte etj paraprakisht dhe pasi te bindet te kerkoje arrest per shtetasin ne gjykate.
Shpenzimet per arest te gabuar duhet timbuloje prokurori.
kuvendi nuk gjukon provat ,por verifikpn nese ka prova..mbi politikanin bijen pasojat e baltes politike dhe kur ke nje prokuori llalliste abuzohet.momenti qe diskutohet dhe me faktin qe e merr iniciativen e majta ,krijon mundesine e mashtrimit,sikur behet ligj vetem per mbrojtjen e te majteve.po saliun a e mbron ky ligj?po lulushin po moniken?pa prova nuk duhet te shkoje ne burg asnje politikan,apo qytetar i thjeshte.e keqja eshte se kapen me fakte dhe dalin te pafajshem,ne qytetaret i riciklojme ne politike dhe pastaj grime sallate te koha per tu zgjuar,ose neprotestat pas lulit ,saliut,monikes.