Garanci sigurie ndaj Penianit, SHBA kërkon denuklearizimin

Dita

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha të dielën se në rast se Koreja e Veriut bie dakord për denuklearizim të plotë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i ofrojnë garanci për siguri qeverisë së Penianit.

“Ky është një pakt që prej 25 vjet mbahet pezull në pritje të zbatimit,” deklaroi ai në një intervistë për Fox News.

Pompeo përgjatë deklaratave të tij nuk ngurroi të lëvdonte eprorin e tij, Presidentin Donald Trump.

“Asnjë president nuk ka qenë në gjendje ta pozicionojë Amerikën në atë mënyrë saqë udhëheqja koreano-veriore të mendonte denuklearizimin, duke i hapur rrugën mundësisë që Amerika të mos jetë e kërcënuar nga regjimi koreano-verior. Ky është synimi”, shtoi ai.

Pas dy takimeve që ka zhvilluar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Pompeo tha edhe se synimi i takimit midis Trump dhe Kim Jong un më 12 qershor është të vendosin për “kornizën” në bazë të së cilës do të negociohen dhe finalizohen pikat e denuklearizimit dhe garancive për sigurinë.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *