Sipas një dokumenti gjyqësor, Garda e Republikës thotë se në 21 janar “u detyrua të përdorte armët e zjarrit pas shpërthimit të portës hyrëse”.
Dokumenti është paraqitur në Gjykatën Administrative nga Garda për të kundërshtuar paditë e familjarëve të viktimave Faik Myrtaj dhe Ziver Veizi, sipas kanalit TCH.
Së pari, Garda kërkon rrëzimin e padisë duke kujtuar se, në korrik të 2014-s, kryeministri Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi për vlerësimin e dëmit dhe, për sa kohë ka nisur një proces i tillë, paditësit duhet të prisnin një përgjigje.
Më pas Garda ia hedh fajin policisë për eskalimin e situatës.
“Mendojmë se Garda e Republikës nuk mund të përgjigjet për këtë dëm, pasi nëse efektivët e policisë do të kryenin detyrën më 21 janar 2011 duke shpërndarë turmën, atëherë nuk do të kishte qenë e nevojshme që Garda të përdorte armët. Përgjegjës për këtë situatë është po aq, në mos më shumë sesa Garda, Policia e Shtetit, pasi paaftësia për menaxhimin e demonstruesve solli viktimat” – thuhet në dokument sipas TCH.
Më tej, Garda e Republikës kërkon që të rrëzohet kërkesa e familjarëve, duke iu referuar precedentit të 2001-shit në Genova, kur një protestues u vra nga Karabinieria gjatë takimit të G8-s. “Familjarët e viktimës iu adresuan shtetit italian për pagimin e dëmeve, dhe jo Karabinierisë apo Policisë së Shtetit italian”- pretendon Garda.

“Garda u detyrua të përdorte armët e zjarrit pas shpërthimit të portës hyrëse”.
pastaj vrau ata me duar ne xhepa ,dhe sigurisht ekzkutoi Njerez ,sepse Garda jone malokare nuk e di diferencen e fjales ekzekutim me ate qe ligji shkruan dhe thote neutralizim ,pra te qellohet jo ne lartesi te organeve jetesore
po malokaret e ngaterruan kryeministrine me frengjine e kulles
“Mendojmë se Garda e Republikës nuk mund të përgjigjet për këtë dëm,
jurist eshte ky qe ka shkruar keto fjale ?
dem ,u quajtka dem VRASJA E 4 PERSONAVE ???
ah ,kokeministri paska ngritur dhe grup pune per llogaritjen e …demit ??? biles paditesit duhet te vdisnin ,ashtu prisnin ….sepse qenka mbyllur dhe buxheti
uuuaaaaauuuu , kemi shtet ne ,ka llafe me shtetin
KOKEPALARE RILINDNI !
IK HIQNI ATO PLLAKAT E BRONXIT DHE I SHISNI PER SKRAP , AQ VLENI JUVE 30 DENARE TE QELBUR !!!
Shoke Gardiste te Sali Kriminelit sa protestues me “Cadra Pistolete” dhe Stilolapsa Revolver u vrane brenga rrethimit me kangjella te Kryeministris. Akoma vazhdoni te lendoni plaget e familjeve te personave qe i ekzekutuat me pushkatim me duar ne xhepa dhe ne autopsi iu gjten fara lulle dielli, pakete me 10 cigare etj etj sipas urdherit te Sali – Lulushit. Familjaret e viktimave duhet te bejne vetegjyqesi, vetem keshtu do te shkoje haka tek i zoti, mos lene jashte kesaj liste edhe gjyqtaret kriminele qe kane bere gjyqe sipas porosise se Serbit Sali.
Z.BLACK SWAN!
Ato vemje do e quajne krim njerezor dem sepse njerzit i njesojne ne vlersim bageti.