Gardhi me gratë e PD, shumica bionde

anazapta

Duhet thënë që, Mesila Doda ka qenë e para që ka reaguar për armët kimike nga Partia Demokratike. Ajo ka qenë kundër ardhjes së tyre që në fillim. Por ajo çka bëri përshtypje ishte performanca e grave të PD-së ditën e enjta. Në fillim të seancës parlamentare, ato u ngritën për të krijuar një gardh me gra, duke penguar në këtë formë zhvillimin e seancës. E vetmja që “përtonte” të çohej nga karrigia ishte Jozefina Topalli. Ajo i erdhi shumë vonë në ndihmë kolegeve të saj. Ndoshta dikush e këshilloi: “E dimë që je burrneshë, por eja na ndihmo pak”. Këtë Mesila ajo e ka postuar në profilin e saj në Facebook, ku një komentues i përmend:” Ju kujtohet kur pranuat 2010-ën  terroristë në Shqipëri. Ku ishit ju? Ata janë me të rrezikshëm se tërë armët kimike në botë . Doni të përfitoni nga ky rast. Po e patë se populli nuk ju do. Ju ia keni bërë popullit më keq se armët kimike”. Mjafton!

Share This Article
10 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *