SHËNIM: Garë ditëlindjesh!

anazapta

Një ditë pasi opinionit iu servirën detaje nga 50 –vjetori i Ramës, erdhi një tjetër ditëlindje si karshillëk ndaj së parës: ajo e “teta Lilit”, pra zonjës Liri Berisha, bashkëshortë e pandarë, siç thuhet, në të mirë e në të keq, e Sali Berishës. Nuk ka qenë ajo, por “princi” i saj blu për jetë të jetëve, që nën ethet e një narcizmi të papërmbajtshëm që ja provokon FB dhe sa e sa arsye të tjera, vendos të bëjë publike, një gjë krejt të panevojshme për të qenë prezente në ujrat e lajmeve ditore ku gurgullojnë sa e sa marrëzi të përditshmërisë sonë.

Në thelb, ditëlindjet nuk kanë ndonjë gjë për t`u gëzuar, për t`u harbuar e për ta ndarë këtë me miq, shokë, e aq më pak më bashkëatdhetarë. Ajo ka nuancat e një feste më tepër fëminore, me theks naiv, por pas një fare moshe, sidomos pas të dyzetave, ditëlindjet të fusin të dridhurat. Por dhe në u festofshin, nuk ka pse të imponohen prej protagonistëve si çështje me interes publike.

E Lilit jo e jo, por as e Ramës nuk i intereson kujt, e po kështu ajo e çdo figure publike, nëse ata mendojnë se miletit nuk i zë gjumi mbi moshën, sa i bëri, ku do e feston, me kë, ç`ka zgjedhur të vesh atë mbrëmje, e të tilla e të tilla. Por duket se në garën e gjithanshme, me kush jam unë e kush je ti, po futen dhe ditëlindjet. Ja, nëse Rama ndau me publikun ditëlindjen e tij, Berisha ju përgjigj shpejt e shpejt me atë të bashkëshortes, ndërsa pritet të vijojë ditët e ardhshme me një sërë ditëlindjesh në familje e fis, për të angazhuar ndoshta dhe partinë në këtë fushatë: duhet një listë ditëlindjesh!  / E.H.

Share This Article
10 Comments
  • O sali kujt i plasi k..i se ka ditelindnen lili.Dhe ditelindja tjeter e festofte me cantat ne krahe te dera e 313.Me rrobat e zenit dhe te tuat.Miuuuuunnnn ku ta keshe o gjeje lige

  • Gezohuni , o shqiptare! Sot ka ditlindjen LILI !Ajo ne kete dite te shenuar i drejtohet bashkshortit Sali : FALEMINDERIT BURRI IM ! TI JE I NDERUAR NGA SHQIPTARET , PAVArsisht se nje milione prej tyre te dhane shuplake ! Ti me nderon mua kur del ne foltoren e PALAMENTIT DHE SHAN MBARE E PRAPE DEPUTETET KUNDERSHTARE ! TI JE KRENARIA IME , KRENARIA E FAMILJES SONE, MESIMDHENESI I NIPAVE DHE MBESAVE TONA . UNE , KUR TI SHAN , BEHEM ME E FORTE , PAVARSISHT SE ATO GRATE DEPUTETE SOCIALISTE LARGOHEN NGA SALLA , PASI ATO E DINE SE CFARE XHEVAIRESH NXJERR TI NGA GOJA !…

  • Nga dialogu i festes se madhe te ditelindjeve te Lilit e marteses:

    Berisha : Lili,gezuar nga mot,pse vetem Rama te festoje sot ?!

    Lili : Gezuar i dashur! Dy festa ne nje dite…anipse sikur jemi martuar ca dite me vone…

    Berisha : Ku di gje mileti kur u martuam ne…Ata s’mesuan dot datelindjen time qe isha president,kryeminister e kryetar partie e jo me daten e dasmes tone….

    Lili : Si do e festojme ?!

    Berisha : E c’te festojme datezezen ! Takat s’kam me,pushtet jo e jo,oreksi me eshte prere,…vetem llapen kam…gagaaa e pllaqplluq…e festojme ne fajsbuk…

    Lili : S’ta lexojne te gjithe fejsbukun…sepse nje shoqja ime tek shoqata e autikeve me uroi per datelindjen e Sadijen e pervjetorin e dasmes se tyre…

    Berisha : Mos !!! …Kurvat…prostitutat… e Rames…Ai po me le pa gjunje,gjume se u ngaterrova…

    Lili : Qetesohu !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *