Salah, Messi, Lewandowski, Immobile dhe të tjerët nga pas. Gara për “Këpucën e Artë” vazhdon të jetë e nxehtë.
Salah vazhdon të jetë i pari, me 3 gola më shumë se ndjekësi më i afërt, që është Leo Messi. Mohamed Salah deri më tani ka shënuar 29 gola në Premier League dhe është golashënuesi më i mirë në Evropë.
I dyti renditet Lionel Messi, që realizoi një herë në barazimin dramatik të Barcelonës me Sevillan, që ishte duke humbur 2-0 deri në minutën e 88’, kur në skenë dolën Luis Suarez e Lionel Messi (88’ e 89’) për rezultatin 2-2.
GOLASHËNUESIT MË TË MIRË TË EVROPËS
Mohamed Salah (Liverpool): 58 pikë (29 gola)
Leo Messi (FC Barcelona): 52 pikë (26 gola)
Robert Lewandowski (Bayern Munich): 52 ikë (26 gola)
Immobile (Lazio): 52 pikë (26 gola)
Jonas (Benfica): 49.5 pikë (33 gola)
Harry Kane (Tottenham): 48 pikë (24 gola)
Edinson Cavani (PSG): 48 pikë (24 gola)
Mauro Icardi (Inter): 48 pikë (24 gola)
Luis Suarez (FC Barcelona): 46 pikë (23 gola)
Cristiano Ronaldo (Real Madrid): 44 pikë (22 gola)
o.j/dita

Mos u ngutni he burra, pritni se jene ne loje edhe shume ndeshje.
Kjo pune si ka shkuar ka per te shku, pra Messi do te shtoje edhe nje kepuce te arte, t’i bej gjashte.