Garë me barka me vela në Vlorë

redaktor

Letër e nënshkruar

Murat Aruci, Vlorë

 

Përshendetje i nderuar zoti Thano! Për të tretin vit rradhazi do të zhvillohet në gjirin e Vlorës një garë e barkave me vela e organizuar nga UISP (Bashkimi Italian Sport  për të gjithë ) sigurisht në bashkëpunim me organet shqiptare , në rradhë të  parë Bashkinë e qytetit të Vlorës , me kryetarin e Bashkisë zotin Dritan Leli i cili është impenjuar personalisht për realizimin me sukses të kësaj iniciative , por edhe Drejtorinë e Pëgjithëshme të Turizmit në  Ministrinë e Ekonomisë , në personin e Drejtoreshës së kësaj drejtorie zonjës Sonia Popa. Tema ështe ajo e edicioneve të kaluara ,”Il mare che unisce , la vela per la cultura “ ( Deti që bashkon , vela për Kulturën ) .Por në këtë edicion ka një ndryshim pjesëmarrësi 30 varka  , këtë rradhë do të bëjnë një garë të vërtetë në Gjirin e Vlorës, gjë që nuk e kanë bërë në dy edicionet e kaluara , edhe sepse duheshin rregulla të veçanta për ta bërë një gjë të tillë.

Në vitet e kaluara pjesa e garës ishte deri në Sazan , ndërkohë që pjesa ceremoniale ishte në qytetin e Vlorës .Për këtë arësye që  pas nisjes nga Italia , varkat që në fakt janë jahte në kuptimin e plotë të fjalës do të stacionohen në një etapë të parë në ishullin e Sazanit , të premten në mbrëmje me datën 20 Maj .Ndërkohë që gara e vërtetë që do të jetë spektakolare për ata që do të ndohen në Vlorë në këtë ditë do të zhvillohet të shtunën me garën e titulluar “Trofeu i parë Sazani “  , me nisje nga ishulli i Sazanit dhe mbërritje në gjirin e Vlorës , garë që do të duket shumë mirë sigurisht nga porti i Vlorës , por edhe nga e gjithë zona e Lungo Mares deri në ujin e ftohtë pra në një distancë gati 7 kilometra “ e rezervuar “ për spektatorët .

Por aktiviteti nuk do të mbyllet këtu , sepse në mbrëmje do të ketë një darkë shoqërore në “tokë” që do të jetë e shoqëruar nga muzikantët e Shkollës Artistike të Vlorës , por edhe me çifte  balerinësh  që do të egzekutojnë për të pranishmit kercime kubane .Në të njëjtën kohë do të ketë edhe një konkurs pikture gjithnjë me nxënësit e shkollës artistike , me temë detin dhe garën , ku tre punimet e para të vlerësuara nga Zhuria , do të  ketë çmime që gjithnjë do të shërbejnë për zhvillimin e artit në këtë shkollë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *