I detyroi kryegjyqtari, i fiksuar pas diktatorëve të Evropës Lindore
Para garës së Chubba Cheddar Enduro për turneun 24 Orët e LeMons Traveling Circus, në gushtin e kaluar, gjyqtaria e LeMonsit mori një telefonatë nga një skuadër që garonte me BMW E30 3-series: “Në garën e fundit na akuzuar për mashtrim dhe na dënuat me gjithë ato penallti! Si mund ta shmangim një fat të tillë në garën e Chubba Cheddar?”. Kryetari i gjyqtarisë u përgjigj: “Meqenëse jam admirues i diktatorëve evropiano-lindorë, ju mund të më kënaqni duke e shndërruar atë makinën tuaj me shpejtësi të dyshimtë në një homazh për të bunkerizuesin e fortë të Shqipërisë, Enver Hoxha”.
U tha, u bë!
Askush në skuadër nuk e kishte idenë se kush ishte Enver Hoxha, por iu futën menjëherë kërkimeve. Shumë shpejt, skuadra Proletariati e zbukuroi makinën me flamurin shqiptar dhe me një portret të Enver Hoxhës mbi të. Portreti i Enverit në moshë të re e ngadalësoi disi makinën, por, punë e madhe! Skuadra shpëtoi pa marrë asnjë penallti. Për fat të keq, E30 3-series nuk është ndonjë makinë tepër e besueshme dhe për shkak të problemeve në sistemin elektrik dhe në atë të karburantit, Enver Hoxhës iu desh të qëndronte disa orë në pit stop, kështu që nuk ia pa hajrin diktatorit shqiptar.