Gareth Bale, goditja e madhe e Manchester

DITA Online

 

Gareth Bale ka qenë gjithnjë një të preferuarit për Manchester United, por duket se ka ardhur momenti që transferimi i sulmuesit uellsian të marrë formë përfundimtare.

Sipas “Mirror” klubi i drejtuar nga Jose Mourinho ka vendosur që partë e merkatos se verës së ardhshme ti shpenzojë pikërisht për të sjellë në Old Trafford gjigandin e Real Madrid.

Për më shumë edhe në Madrid janë të bindur se bashkëjetesa e uellsianit në skuadër është sforcuar, ndoshta kjo edhe për shkak të numrit të madh të dëmtimeve që ai ka marrë në dy sezonet e fundit.

Me shpresën se mund të jetë më me shumë fat në Angli, Manchester kërkon të rrisë edhe kualitetin në repartin ofensiv me një futbollist që i përshtatet më së miri ideve dhe skemave të trajneri Mourinho.

Bale kaloi në Madrid në verën e vitit 2013, për shumë rekord të 100 milionë eurove dhe shkëlqeu në sezonin e tij të parë në drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *