Gashi drejt largimit nga Bazeli, transferimi në ekip tjetër gjatë merkatos së janarit

Dita

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Shkëlzen Gashi ka humbur rolin e lojtarit të padiskutueshëm te Bazeli dhe për këtë arsye mediat lokale shohin vetëm largimin nga skuadra si rrugën e vetme në të ardhmen e tij.

E përditëshmja “Blick” i ka kushtuar një koment të gjatë situatës së Gashit, duke ia besuar shkrimin ish – futbollistit Kubilay Turkilmaz.

Ky i fundit ka bërë të ditur se nëse sulmuesi nuk do të gjente një zgjidhje të shpejtë larg Bazelit, atëherë do të kishte fatin e tij.

Për shkak të problemeve me trajnerin edhe vetë Turkilmaz i dha fund aventurës së tij te Breshia në kampionatin italian për t’u transferuar te një skuadër e dorës së dytë si Lugano.

Ai e këshillon Gashin të gjejë një tjetër ekip dhe ky opsion duket se është i pari në listën e futbollistit duke nisur nga merkato e janarit.

Gashi u shpall shënuesi më i mirë i kampionatit zvicerian në dy sezonet e fundit dhe kjo bëri që ai të kërkohej nga disa skuadra gjatë muajve të verës.

Por Bazeli nuk pranoi të hiqte dorë nga Gashi, që në atë kohë kishte edhe besimin e trajnerit Paolo Souza.

Gjërat ndryshuan me largimin e teknikut te Fiorentina dhe uljen në pankinë të Urs Fisher.

Ky i fundit e uli shpeshherë në stol sulmuesin, derisa pas kontradiktës së hapur me të e la në tribunë në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Jang Bois.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *