Gashi: Ky top na ndihmoi për të shkruar historinë!

Dita

Shkëlzen Gashi nuk po kalon një moment të mirë te Bazeli. Ai nuk po gjen hapësirë te kampionët e Zvicrës, me të cilët sezonin e shkuar u shpall “Këpuca e Artë”.

Këtë çmim individual, si shënuesi më i mirë i Superligës helvete, mesfushori me tipare sulmuese i kombëtares shqiptare e kishte fituar edhe edicionin pararendës. Ndryshimi i trajnerit te Bazeli e ka spostuar jashtë vëmendjes Gashin, pavarësisht aftësive të tij shënuese.

 

Ngushëllimin e ka gjetur në kampin kuqezi, ku ai ka pasur një rol mjaft të rëndësishëm në suksesin historik të Shqipërisë, kualifikimin për në finalet e “Euro 2016”. Goli i dytë ndaj Armenisë, shënuar prej tij në “Elbasan Arena”, mund të konsiderohet si një “kapërcyell” drejt shkuarjes së Shqipërisë në Francë, vitin e ardhshëm.

Mirëpo, fitorja e fundit e fushatës kualifikuese në Jerevan, ndaj të njëjtit kundërshtar, me shifrat 3-0, ishte “vula” e një arritjeje kombëtare, e shumëpritur nga të gjithë, raporton Telesport.

Përveç sekuencave filmike të kësaj ndeshjeje, delirit dhe shampanjës në dhomat e zhveshjes, që u pasua më tej në Tiranë me pritje zyrtare dhe festë madhështore me tifozët, Shkëlzen Gashi ka edhe një “suvenir” të veçantë nga ndeshja e 11 tetorit, ndaj Armenisë. Ai ka arritur të marrë me vete topin, me të cilin u luajt në Jerevan. “Ky top na ndihmoi për të shkruar historinë”, – shkruan Gashi në statusin e tij të hedhur në Facebook ditën e sotme, ku ka publikuar edhe foton e topit, të firmosur nga ana e tij.

 

https://www.youtube.com/watch?v=wjI1uZ2FNbg

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *