Gol dhe karton i verdhë në fitoren e radhës së Bazelit. Ky është Shkëlzen Gashi. Në tre ndeshjet e para shqiptari ka shënuar dy gola. Këtë herë sërish që në minutat e para të lojës duke shkëlqyer në fushë. Në minutën e 29-të Shkëlzeni ka kthyer në gol një pas të Degen. Ekipi i tij dhe i Xhakës që ka luajtur 90 minuta ka fituar 3-2 ndaj Thunit ndërsa vetë Gashi është aktivizuar vetëm 69 minuta, duke u ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Edhe një herë shqiptari ka treguar veten si një javë më parë. Në takimin e kampionatit mes Bazelit dhe Lucernës shqiptari ka shkuar tek goli. Ekipi i Bazelit për kalimin e Shkëlzen Gashit në ekipin e vet pagoi 2 milionë franga. Ndërkohë që 25 vjeçari do të paguajë tre herë më shumë tek ekipi kampion. Rroga e kaluar ishte 200000 franga ndërkohë që tani shqiptari do të marrë 600000 franga. Së bashku me premiot Gashit rroga i shkon në një milionë franga. Kujtojmë që Shkëlzen Gashi në sezonin e ri do të jetë lojtar i Bazelit. Ai ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me kampionin e shumëfishtë të futbollit zviceran. Forma e mirë e sulmuesit të Kombëtares Shqiptare, duket se nuk ka kaluar pa u vënë re nga drejtuesit e kampionëve të Zvicrës, të cilët i kanë marrë rivalit për titull në sezonin që lamë pas, Grasshoperit shqiptarin. Klubi bëri gjithçka që mundej për ta mbajtur mesfushorin, por ai tha se kishte nevojë për një sfidë të re te Bazeli, ndaj nuk i nxorëm pengesa. Urojmë që ky planifikim i karrierës për të ardhmen të jetë një veprim i drejtë”. Futbollistit të Kombëtares shqiptare i përfundonte qershorin e ardhshëm kontrata, ndaj nënkampionët e Zvicrës mund ta humbnin me parametra zero. Drejtuesit e Grasshsopersit e kanë konsideruar largimin e Shkëlzen Gashit një gropë të madhe për ekipin zviceran. Si drejtuesit dhe trajneri e kanë pohuar se Gashi do t’i mungojë skuadrës me golat dhe lojën e tij. Gjithsesi ata shpresojnë që Grasshopersi të paraqitet si sezonin e kaluar duke u renditur i dyti në kampionatin zviceran. Në sezonin e kaluar Shkëlzen Gashi shënoi 19 gola për Grasshopersin, por nuk mundi të ndihmojë dot ekipin e tij të fitojë titullin kampion. Forma e tij e mirë, cilësitë e sulmuesit, bënë që të blihet nga kampionët e Bazelit, të cilët shpresojnë që lojtari t’i ndihmojë në objektivat që kanë në sezonin e ri. Edhe vetë lojtari pranoi të transferohej te Bazeli, ku natyrisht do të përfitojë më shumë dhe për më tepër ka mundësinë të tregojë vlerat e tij në Ligën e Kampioneve.