Pas 19 ndeshjeve si titullar për herë të parë në këtë sezon të Major League Soccer, Shkëlzen Gashi u aktivizua si zëvendësues. Dicka e tillë ndodhi në sfidën e fundit mes Colorado Rapids dhe San Jose Earthquakes, takim që përfundoi në barazim 0-0.
Futbollisti i kombëtares shqiptare i cili që prej muajit Janar të këtij viti është pjesë e ekipit nga Denveri ka arritur të realizojë 5 gola në kampionat duke u shndërruar në vetëm pak kohë në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Colorados. Gjithsesi gjatë muajit të fundit forma e Gashit ka ardhur në rënie kjo ndoshta si pasojë edhe e udhëtimeve të lodhshme nga Amerika drejt Shqipërisë për tu impenjuar me kombëtaren kuqezi.
Në sfidën ndaj San Jose Earthquakes 28-vjecari u hodh në fushë nga trajneri Mastroeni në minutën e 63-të, por as më të në skuadër Colorado Rapids nuk arriti të gjente dot golin e fitores. Shkëlzen Gashit tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të punojë fort për të rifituar vendin e tij në formacionin titullar, në mënyrë që të jetë në formë sa më të mirë edhe për dy ndeshjet shumë të rëndëishme që do të ketë me kombëtaren shqiptare në muajin Tetor, ndaj Lihtenshtejnit dhe Spanjës.
