Gates mbetet në krye, edhe për pasurinë edhe për filantropinë! Katërshja që e ndjek

Saimir Lleshi

Bill Gates është njeriu më i pasur në botë. Themeluesi i kompanisë “Microsoft” i telefonave dhe kompjuterëve ka një pasuri prej 87.4 miliardë dollarësh duke u bërë njeriu numër një në botë me këtë pasuri. Ai është edhe bamirës.

Plot 40 miliardë dollarë i ka dhuruar për të varfrit dhe kërkimet kundër virusit HIV, malaries dhe sëmundjeve të tjera infektive.

Agjencia “Wealth-X” liston grupin e njerëzve më të pasur në planet. Lista është e gjatë me 110 mijë persona, por shumë larg numrit prej rreth 7 miliardë njerëzve që ka ky planet.

Gates ka themeluar një fondacion bashkë me gruan e tij dhe paratë shpërndahen nëpërmjet këtij fondacioni.

Në vendin e dytë renditet Amancio Ortega me një pasuri 66,8 miliardë dollarësh. Ai është pronar i kompanisë së modës “Inditex”. Me këtë punë ai merret prej 14 vitesh.

Në vendin e tretë ndodhet biznesmeni amerikan dhe drejtori i kompanisë “Berkshire Hathaway”, Warren Buffett, pasuria e të cilit vlerësohet në mbi 60 miliardë dollarë.

Edhe Baffett është filantrop i madh. Ai ka deklaruar se të gjithë pasurinë do ta dhurojë pas vdekjes.

Jeff Bezos, po ashtu biznesmen amerikan, me pasurinë e tij 56,6 miliardë dollarësh zë vendin e katërt në listën e më të pasurve të botës, ndërsa ndiqet nga David dhe Charles Koch që kanë nga 47, 4 miliardë dhe 46,8 miliardë dollarë pasuri. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *