Sipas të dhënave publike të Institutit Kombëtar të Statistikave në Itali, shqiptarët renditen në vendin e dytë për numrin më të lartë të marrjes së nënshtetësisë italiane, ndër 200 komunitete të huaja që jetojnë në Itali.
Sipas të dhënave, deri më 31 dhjetor të 2018 në Itali jetojnë 5 milionë e 255 mijë shtetas të huaj me leje të rregullta qëndrimi.
Kjo shifër ka shënuar një rritje me 400% në krahasim me numrin e të huajve 10 vite më parë në Itali e 111 mijë më shumë se sa viti 2017.
Emigrantët shqiptarë në Itali sipas të dhënave të fundit të ISTAT, janë 441 mijë e përbëjnë 8.6% të numrit të përgjithshëm.
Së bashku me marokenët, shqiptarët mbajnë rekordin për numrin më të larë të pajisjes me nënshtetësinë italiane.
Rreth 1 milionë e 340 mijë shtetas të huaj kanë marrë nënshtetësinë italiane, 12.6% e të cilëve janë emigrantë shqiptarë.
Sipas raprtimit, në çdo 100 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali, 38 kanë marrë nënshtetësinë italiane.
Para tyre renditen emigrantët nga Maroku, 13.7% e të cilëve kanë marrë nënshtetësinë italiane.
Duke nënvizuar se 56.3% e nënshtetasve të rinj italianë janë femra dhe mbi 40% janë minorenë, kreu i ISTAT, Carlo Blangiardo, dha theksoi se “ndërsa popullësia rezidente reduktohet nga viti në vit, komuniteti i emigrantëve në Itali rritet”.
Presidenti i ISTAT infomoi gjithashtu se janë 3,7 milionë emigrantë nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian që janë pajisur me leje qëndrimi të rregullt./ Ora
e.ll./dita

“Tradhetaret” e bejne kete gje.